Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Mos u nxito! Vlerëso saktë pronën që shet!

Këshilla të dobishme 25/04/2017

Nëse po mendon të shesësh një shtëpi, makinë, telefon apo diçka tjetër, gjëja e parë që duhet të bësh, është një vlerësim i saktë, për të vendosur një çmim të pranueshëm si për blerësin, ashtu edhe për ty. Çmimi i shitjes nuk duhet t’ju shkaktojë humbje financiare, por as nuk duhet ekzagjeruar duke kërkuar një fitim, që ndoshta për llogjikën e tregut nuk është normal.

Nëse po mendon se ajo ç’ka shisni vlen shumë më tepër se kërkesat e tregut, mund të mos jetë momenti i përshtatshëm për ta nxjerrë në treg. Disa prej shitësve tregohen kokëfortë dhe vendosin çmime të larta, të cilat largojnë blerësit, duke pritur një kohë të gjatë për të “peshkuar” ndonjë blerës të painformuar. Por kjo është vështirë të ndodhë dhe në këtë rast kostoja më e madhe është KOHA.

Le të supozojmë një rast kur keni për të shitur një telefon 2 vjet të përdorur, duke pretenduar një çmim prej 20.000 Lekë. Pas gjashtë muajsh pritje për të gjetur një blerës, me qindra modele të reja hidhen në treg dhe çmimi i tij realisht mund të ulet deri në 15.000 Lekë. Për më tepër telefoni vjetërohet edhe më tepër, duke zvogëluar mundësitë e shitjes. I njëjti shembull vlen edhe për shitjen e një makine, ndërsa më i ndërlikuar mund të jetë rasti për shitjen e pronave, pasi vlerësimi i tyre ndikohet nga faktorë të tjerë, përveç kohës dhe konkurrencës në treg.

Po si ta vlerësoni drejt çmimin e shitjes për atë çfarë doni të shisni?

Mënyra më e mirë do të ishte hulumtimi i ofertave të ngjashme me atë që mund të publikoni edhe ju tek 100oferta.com. Duke krahasuar çmimet për një makinë të ngjashme me disa nga të dhënat kryesore, si p.sh: marka, viti i prodhimit, km e përshkruara dhe specifikime të tjera, do të arrini të kuptoni se ç’po ndodh në treg aktualisht.

Po ashtu, nëse mendoni të shisni shtëpi, apo ambjent biznesi, mund të hulumtoni ofertat e tjera, që kanë karakteristika të ngjashme, si p.sh: zona ku ndodhet, lloji i planimetrisë, sipërfaqja etj.

Suksesi juaj për të shitur diçka varet nga përcaktimi i një çmimi të drejtë që ndodhet në një interval mes pretendimit të blerësit dhe shitësit. Pasi të keni vendosur një çmim të drejtë, ju mund të publikoni ofertën tuaj tek 100oferta.com, mes mijëra ofertave të tjera, me të cilat mund të konkuroni gjithashtu në mënyrë të drejtë.

Ka raste, kur oferta e sapo publikuar tërheq menjëherë interesin e blerësve duke arritur në më shumë se 30 telefonata në ditë, tek të cilat duhet të gjeni blerësin tuaj potencial. Kjo tregon se çmimi që keni vendosur dhe përshkrimi i ofertës kanë qenë një zgjedhje e mirë.

Por ka edhe raste, kur oferta mund të mos krijojë interesin e dëshiruar në treg. Ju mund ta ndryshoni çmimin edhe pas publikimit tek 100oferta.com (duke klikuar “Menaxho ofertat”), por impakti i parë është shumë i rëndësishëm, kështu që një vlerësim i drejtë do të thotë një shitje më e shpejtë.

Pas vlerësimit për një çmim sa më të pranueshëm dhe formulimit të saktë të ofertës për publikim tek 100oferta.com, suksesi do të jetë i padiskutueshëm!

100oferta = 100%sukses!

 

159 herë e lexuar, 0 herë sot

Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

Produkte nga 100oferta.com 11/02/2017

Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt më poshtë:

Shembull 1: Butoni “Shfaqe në faqen e parë” ndodhet në fund të ofertës!

Shembull 2: Ikona “Shfaqe në faqen e parë” ndodhet përbri titullit të ofertës

5949 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të bëhesh një agjent imobiliar i suksesshëm

Këshilla të dobishme 01/02/2017

Çfarë duhet të bësh, që të kesh sukses në botën imobiliare? Disa mund t’ju thonë se është shumë e thjeshtë, mjafton të shesësh. Por, për çdo agjent, veçanërisht për ata të rinjtë, mund të jetë e vështirë. Shitja e pronave është një biznes i komplikuar, dhe fitimi i të ardhurave të konsiderueshme nuk ndodh brenda ditës.

Ja 10 këshilla themelore për agjentët e rinj të pasurive të patundshme.

 

  1. Gjej kompaninë e duhur imobiliare

Në hapat e parë, askush nuk ka një reputacion për t’u mbështetur. Kjo është arsyeja pse duhet të jeni pjesë e ekipit më të mirë në treg. Mënyra më e mirë për të kuptuar se cila agjenci imobiliare është e duhura për ju, është të kryeni disa kërkime për të gjetur se cilat kompani kanë më tepër oferta për shitje pronash, cilat kanë infrastrukturën më të fortë të marketingut dhe cila ofron mbështetjen që keni nevojë për të ndërtuar karrierën tuaj. Pasi të keni piketuar disa prej tyre, bisedoni me ndonjë prej agjentëve që punojnë në këto agjenci dhe vëreni me kujdes reagimete tyre.

 

  1. Perceptimi realist

Mund të zhgënjehesh lehtë, nëse realiteti për vitin e parë si agjent i pasurive të patundshme nuk përputhet me synimet e mëdha që kishe vendosur për veten. Shumë agjentë të rinj e humbasin shpejt entuziazmin kur hasin në barrikadën e parë, ose shpenzojnë aq shumë para për marketing sa nuk kanë më mundësi të ndërtojnë siç duhet biznesin e tyre. Dhe pas kësaj ata vrapojnë me vrull drejt për të dalë nga ky labirint. Kjo nuk do të thotë se optimizmi është gjë e keqe, vetëm se duhet përzier me një dozë të realizmit në mënyrë që të mos e humbni vrullin, sidomos në kohë të vështira kur merrni përsipër telashet e  shpenzimeve të shpejta.

 

  1. Bëni një plan biznesi dhe zbatojeni me rreptësi

Pas çdo biznesi të mirë, ekziston një plan i saktë biznesi. Pasuritë e patundshme janë një biznes dhe në qoftë se doni të keni sukses, nuk mund ta bëni pa një plan të duhur biznesi. Një plan i mirë duhet të përmbajë elementë të tillë si: qëllimet e shitjes, reklamat dhe marketingu, analiza e shpenzimeve, analiza e konkurrencës dhe elementët tuaj unikë, pra ajo çfarë ju bën të ndryshëm në këtë biznes. Plani i biznesit do të ndryshojë me kalimin e kohës, por që të hidhen hapat e parë,keni nevojë për një themel të fortë. Një pjesë e këtij plani, ajo e marketingut, është një faktor veçanërisht i rëndësishëm. Duhet të keni ide të qarta se si do t’i gjeni klientët e mundshëm, si do të ngjallni interesin e tyre dhe se si do të kthehet ky interes në shitje.

 

  1. Gjeni një agjent me përvojë dhe të besueshëm

Edhe nëse keni arsimimin e nevojshëm për fushën e pasurive të patundshme, nuk ka ndonjë formulë të gatshme që t’ia dilni menjëherë me sukses në botën e ndërlikuar të shitjeve të pasurive të patundshme. Në mënyrë që hyni në lojë, duhet të trajnoheni nga një agjent me përvojë dhe i besueshëm. Ju mund t’i kuptoni të gjitha detajet financiare për të bërë shitje, por pjesa më e rëndësishme është kur vjen puna për gjurmimin e blerësit aktual. Zgjidhni dikë që ka pasur sukses të konsiderueshëm në zonën tuaj, ka një stil të ngjashëm profesional me tuajin dhe është e hapur për t’ju treguar gjithçka. Një marrëdhënie e mirë mund të jetë me dobi për të dyja palët.

 

  1. Krijimi i një markë që bën një përshtypje

Si në çdo treg, ashtu edhe në atë të pasurive të patundshme, konkurrenca do të jetë e madhe. Mënyra më e mirë për t’u përballur është krijimi i një marke biznesin tuaj, që iu identifikon dhe tregon se jeni ndryshe nga çdo agjenci tjetër. Kjo përfshin një logo të veçantë, skemën e ngjyrave, fotot e profilit dhe ndoshta një sllogan. Në mënyrë që të shisni pronat si një profesionist, do t’ju duhet të ndërtoni një markë prestigjioze.

 

  1. Gjej prerjen e artë

Shumica e agjentëve iu thonë klientëve të tyre se ata mund të shesin çdo pronë, me çdo çmim. Ky është një shembull i gabuar për t’u ndjekur, veçanërisht kur jeni një agjent i ri. Jo vetëm që demonstron mungesë të besueshmërisë, por gjithashtu tregon se ju mungon ekspertiza specifike për vlerësimin e rastit në fjalë. Premtimet e pamatura në një treg të panjohur mund t’ju çojë në katastrofë. Një strategji e mirë do të ishte të forconit markën tuaj, duke u bërë një ekspert i tregut. Fillimisht ndoshta mund të merrni përsipër një shitje të lënë përgjysëm ose në harresë, kështu që do të shmangni betejat e panevojshme me një agjent me përvojë, për të fituar me vështirësi territorin.

 

  1. Mësoni të shisni njohuritë tuaja

Në mënyrë që të shisni pasuri të patundshme, duhet të keni njohuri rreth pasurive të patundshme. Nëse nuk keni njohuri për detaje të rëndësishme si prezantimi, çështjet që kanë lidhje me transaksionet, çështjet ligjore etj, atëherë mos nxitoni të filloni kontaktet me klientët. Nuk është e mjaftueshme thjesht të shisni veten sikur keni njohuri të përgjithshme, por duhet të demonstroni se ju i njihni problematikat dhe informacionin e tregut, në mënyrë që të ndërtoni reputacionin tuaj si ekspert në fushën e zgjedhur.

 

  1. Jeni produktiv në përcaktimin e qëllimeve

 

Nëse jeni i vetë-punësuar, ju nuk keni shef apo mbikëqyrë që ju vendosin oraret, apo që ju kontrollojnë a keni punuar mjaftueshëm çdo ditë. Kjo lloj lirie mund të jetë çliruese, por gjithashtu mund t’ju çojë në mungesë produktiviteti dhe humbjen e të ardhurave. Mënyra më e mirë për të mbajtur një standard të lartë produktiviteti është të caktoni objektivat për veten dhe të krijoni një rutinë që do ju ndihmonte të menaxhoni kohën në mënyrë efektive. Duhet të planifikoni çdo javë detyra të rëndësishme si publikim ofertash, ndërtimin e marrëdhënieve me klientët etj, dhe planin e marketingut. Nëse nuk i bëni këto detyra periodikisht, mund të mbeteni pas dhe biznesi juaj mund të vuajnë seriozisht.

 

  1. Trajtojeni klientin si mbret

Ky mund të përshkruhet si një rregull i artë në tregun imobiliar: “Trajtojini klientët tuaj, ashtu si do të donit t’ju trajtojnë.” Kur tregoni respekt të madh, integritet dhe mirësi ndaj klientëve, ju do të ndërtoni një reputacion si lloji i agjentit me të cilin njerëzit duan të punojnë. Si një agjent i ri, kjo është e paçmueshme, pasi disa prej klientëve tuaj të parë mund ta ndërtojnë ose shkatërrojnë karrierën tuaj. Në qoftë se i trajtoni drejt, ata mund të kthehet në shitës të mirë, gjë që kërkon çdo biznes.

 

  1. Vazhdoni të kërkoni për klientë të rinj

” Vazhdoni të kërkoni për klientë të rinj.” Ky mund të jetë një sllogan që duhet ta përsëritni me vete çdo ditë, ose shkruajeni me shkronja të mëdha në zyrën tuaj. Kjo tingëllon e thjeshtë, por shpesh agjentët harrojnë për rëndësinë e gjetjes së klientëve të rinj, pasi arrijnë një nivel të caktuar suksesi. Ndodh që mund të jeni mbytur me klientë një ditë dhe pastaj, një javë askush nuk i bie telefonit, as troket në zyrë. Duhet të jeni vazhdimisht duke kërkuar nga po shkon e reja, madje edhe kur ndjeheni se keni shumë kontrata në dorë, në mënyrë që të siguroheni se biznesi juaj i pasurive të patundshme është i suksesshëm jo vetëm sot, por nesër, javën e ardhshme, dhe dhjetë vjet më vonë.

  • Agent Marketing Tips

385 herë e lexuar, 0 herë sot

Ja si shitet makina më shpejt!

Këshilla të dobishme 23/08/2016

Bledi me Albanin jane miq prej kohësh. Të dy menduan të shisnin makinat që kishin dhe të blinin nga një tjetër, për të shijuar pushimet ndryshe këtë verë.

Bledi kishte një #makinë Opel Astra, me motorr 2.0 naftë të viti 2003, ndërsa Albani kishte (dhe e ka akoma) një Peugeot 206 HDi me #motorr 1.4 nafte të vitit 2002. Vazhdo leximin …

3308 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të përgatiteni për një intervistë pune?

Këshilla të dobishme 08/08/2016

Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës

Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, të cilin vlen ta shprehim, jo vetëm përmes fjalëve që themi, por edhe mënyrës se si sillemi, qëndrimit që mbajmë dhe gjestikulacionit. Vazhdo leximin …

2619 herë e lexuar, 0 herë sot

19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

Këshilla të dobishme 02/08/2016

Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi. 

Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që keni në kontratën e qirasë.

Vazhdo leximin …

8320 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të bëni fotot e makinës që shisni?

Këshilla të dobishme 31/07/2016

Tek 100oferta.com ju keni mundësi të postoni njoftimin të shoqëruar deri në 10 foto nga 500 kb secila. 5 – 6 foto që tregojnë makinën nga jashtë dhe tapicerinë, ose motorin do të ishin shumë mirë, për ta prezantuar siç duhet makinën tuaj: Vazhdo leximin …

1828 herë e lexuar, 1 herë sot

7 hapa për të fotografuar pronën që doni të njoftoni për shitje

Këshilla të dobishme 18/03/2016

Kërkoni të shisni shtëpinë tuaj duke njoftuar tek 100oferta.com? Një fotografi e keqe e pronës mund ta bëjë të pavlefshëm njoftimin tuaj. Edhe një pronë e shkëlqyer mund të duket e tmerrshme në qoftë se fotografitë janë të varfra. Prezantimi i pronës ka shumë rëndësi. Kjo është arsyeja pse ne ju lejojmë të ngarkoni deri në 8 foto dhe hartën bashkangjitur të pronës (nëse e shkruani në rregull adresën). Vazhdo leximin …

1567 herë e lexuar, 1 herë sot

10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

Këshilla të dobishme 06/01/2016

1. Pse po blini një makinë të përdorur?

Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re. Vazhdo leximin …

8506 herë e lexuar, 1 herë sot

10 pyetjet që duhet t’ia bëni një agjencie imobilare

Këshilla të dobishme 10/12/2015

Zgjedhja e një agjencie imobilare për të shitur pronën tuaj shpesh është e vështirë, sidomos në qoftë se për ju kjo është hera e parë. Për të përcaktuar se cila është agjencia e duhur imobilare, ju mund të kërkoni përgjigje nga 10 pyetje kyçe, si këto më poshtë, prej agjencive imobilare. Vazhdo leximin …

1723 herë e lexuar, 0 herë sot

Faqe 1 nga 41 2 3 4
  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]