Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Standardet e BE-së për shkarkimin e gazrave të makinave do të aplikohen edhe në Shqipëri

Lajme-Treg 01/04/2015

Kontrolli teknik i automjeteve do të jetë më i rreptë me qëllim nxjerrjen jashtë qarkullimit të makinave të vjetra. Nga data 1 korrik 2015, Ministria e Transporteve do të fillojë zbatimin e planit për aplikimin e normave të BE për gazrat e lejuara të automjeteve.

Sipas udhëzimit të firmosur nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, normat e reja do të hyjnë në zbatim në tri faza.

Faza e parë: Prej 1 korrik deri në 31 dhjetor 2015, do të fillojë zbatimi i normave të lejuara aktuale zyrtare plus shtesat respektive, të përcaktuara në udhëzim. Automjetet që tejkalojnë këto nivele të elementeve ndotëse nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm.

Faza e dytë: prej 1 janari deri më 31 qershor 2016, do të gjejë zbatim aplikimi i normave të lejuara plus gjysmën e shtesave respektive

Faza e tretë: prej 1 korrik 2016, do të aplikohet zbatimi rigoroz i normave të lejuara të elementeve ndotëse nga gazrat e automjeteve në përputhje të plotë me direktivën europiane të vitit 2009, që aplikojnë vendet e BE-së.

Sipas udhëzimit, në manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, ndryshon norma sasiore që përcakton arsyen për dështim, në kontrollin e sistemit të shkarkimit të gazrave të makinave.

Kështu, për mjetet rrugore të regjistruara nga 1 janar 1980 deri më 1 korrik 2008, deri tani nuk e kalon testin kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 m-1 në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 m-1 në rastet e motorëve diezel turbo (të mbiushqyer). Nga data 1 korrik 2015 deri më 31 dhjetor 2015, kjo normë ngrihet me 40%. Ndërsa për mjetet e regjistruara pas 1 korrik 2008, aktualisht nuk kalohet testi kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 1.5 m-1, por me udhëzimin që hyn në fuqi më 1 korrik 2015, norma e lejuar shtohet me 60%. Normat e lejuara të shkarkimit të gazrave plus shtesën janë të vlefshme për periudhën 1 korrik deri 31 dhjetor 2015. Nga 1 janari deri 30 qershor 2016, normës së BE-së i shtohet vetëm 1/2 përqindjes së aplikuar gjatë gjashtëmujorit paraardhës. Kurse, normat e lejuara të shkarkimit të gazrave sipas Direktivës së BE-së të 2009-s (pa shtesa), janë të vlefshme për periudhën pas 1 korrik 2016. Në fazën e parë, normat e BE-së aplikohen me tolerancë 10% deri në 60% më tepër, në fazën e dytë përgjysmohet kjo diferencë dhe në fazën e tretë, nuk ka asnjë tolerim.

 

Gazrat shkarkues – diezel

Arsyet për dështim:

  1. Mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1980 deri më

1 korrik 2008

– Treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 (+40%) m-1 në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 (+40%) m-1 në rastet e motorëve diezel turbo.

  1. Mjetet rrugore të regjistruara pas 1 korrik 2008

– Treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 1.5 +(60%) m-1.

  1. Gazrat e shkarkimit (mjetet rrugore të regjistruara

para 1 janar 1980)

– Mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë apo më të errët dhe treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1.

  1. Sistemi i kontrollit të shkarkimit

– Rrjedh, nuk është i plotë apo është instaluar në mënyrë jo të plotë ose jo të saktë.

  1. Shpejtësia e motorit në gjendje të lirë (minimo)

– Shpejtësia e motorit në gjendje të lirë nuk është korrekte (krahasuar me shpejtësinë që përcakton konstruktori, me një tolerancë +/- 200 rpm).

“Sistemi i shkarkimit – benzinë”

Arsyet për dështim:

  1. Sistemi shkarkues i motorit

– Ka rrjedhje.

  1. Sistemi i kontrollit të emetimit

– Sistemi i kontrollit të emetimit ka rrjedhje, është i paplotë apo nuk është instaluar në mënyrë korrekte.

  1. Shpejtësia në gjendje të lirë (minimo)

– Dukshëm mbi nivelin e rekomanduar nga konstruktori X.

  1. Emetimi i monoksidit të karbonit

– Për mjetet rrugore të regjistruara përpara 1 tetor 1986, përmbajtja e monoksidit të karbonit është më shumë se 4.5 % (+10%) në gjendje të lirë (minimo).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 tetor 1986 dhe deri më 31 dhjetor 1993 – përmbajtja e monoksidit të karbonit është më shumë se 3.5 % (+20%) në gjendje të lirë

(minimo).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,

përmbajtja e monoksidit të karbonit është më shumë se 0.5 % (+40%) në gjendje të lirë (minimo).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,

përmbajtja e monoksidit të karbonit në 2,500 RPM apo në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori është më shumë se 0.3 % (+40%).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 korrik 2002,

përmbajtja e monoksidit të karbonit në gjendje të lirë (minimo) është më shumë se 0.3 % (+60%).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 korrik 2002,

përmbajtja e monoksidit të karbonit në 2,500 RPM apo në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori është më shumë se 0.2 % (+60%).

Hidrokarboni (HC)

  1. 10.Për mjetet rrugore të regjistruara përpara 1 tetor 1986,

përmbajtja e hidrokarbonit në minimo është më shumë se 1,000 (+10%) PPM.

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara nga 1 tetor 1986 deri më

31 dhjetor 1993, përmbajtja e hidrokarbonit në minimo është më shumë se 750 (+20%) PPM.

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,

përmbajtja e hidrokarbonit në 2,500 RPM apo në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori është më shumë se 200 (+40%) PPM.

Lambda

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,vlera

Lambda në shpejtësinë 2,500 RPM ose në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori nuk është 1+0.3 (+40% e 0.3) ose është brenda rekomandimeve të konstruktorit të mjetit rrugor.

Sistemi shkarkues i motorit

  1. Tymrat në sistemin shkarkues të japin të kuptosh që motori harxhon shumë vaj.

ShënimVlerat e udhëzimit plus shtesat në kllapa, janë për periudhën 1 korrik – 31 dhjetor 2015. Nga data 1 janar 2016 deri në 30 qershor 2016 lejohen normat plus 1/2 e shtesës në kllapa, ndërsa nga data 1 korrik 2016, hyjnë në fuqi normat pa shtesat në kllapa.

 

Nuk ka tag

1194 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total