Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si t’i mbijetosh një krize financiare

Këshilla të dobishme 14/04/2015

Imagjinoni sikur të humbni punën, apo biznesin tuaj. Ndoshta keni një familje për të ushqyer, ndoshta jeni duke u kujdesur për prindërit e sëmurë, ndoshta keni marrë një kredi para disa vitesh…

Keni kursyer diçka, por ato mund të shpenzohen brenda pak muajsh. Për t’i mbijetuar një krize financiare, duhen ndërmarrë veprime të veçanta, që mund të ndihmojnë për të rregulluar situatën para se ajo të marrë për keq. Kushdo mund ta bëjë këtë pa kërkuar ndihmë tek të tjerët, apo institucionet shtetërore për përkrahje sociale. Ja 15 masa që duhen marrë në konsideratë gjatë një krize financiare:

1.Vlerësoni pikat tuaja të forta financiare. Shikoni sa para keni, duke kontrolluar llogaritë e kursimeve dhe çdo burime të tjera të të ardhurave.

2.Llogarisni vlerën e shtëpisë suaj, makinën dhe çdo pasuri tjetër me vlerë të madhe.

3.Gjeni detyrimet tuaja për hipotekat, kartat e kreditit, apo kreditë e hershme.

4.Kontaktoni të gjithë kreditorët dhe debitorët tuaj menjëherë. Le ta dinë situatën tuaj. Negocioni me kreditorët këste më të ulëta mujore deri sa të ndryshojë situata. Mos pranoni “jo” si përgjigje – kërkoni të flisni me një menaxher apo mbikëqyrës. Po ashtu bëjani të qartë gjithë debitorëve pozicionin tuaj financiar.

5.Ndryshoni mënyrën e blerjes tuaj dhe pazaret periodike menjëherë. Anulo abonimet e panevojshme në palestra, videoteka e të tjera vende argëtuese me kosto të përsëritur.

6.Vendosni të shkurtoni drekat dhe darkat në restorante deri sa të ndryshojë situata juaj (për shembull, kur të keni një punë të re). Kjo mund t’ju kursejë 50-70% nga shpenzimet e ushqimit.

7.Shmangni zakonet e shpenzimeve në kohë të arta. Mund të kaloni nga dyqanet e shtrenjta, në supermarketet me ulje çmimesh, nga markat e njohura tek markat më të lira, duke kursyer 10-20% më tepër.

8.Mos blini diçka nëse nuk keni nevojë për të. Mund t’i shtyni disa blerje për shumë e shumë muaj. Nëse duhet të blini diçka patjetër, zgjidhni një dyqan të dorës së dytë.

9.Ecni në këmbë ose përdorni autobusin për të zvogëluar shpenzimet e transportit.

10.Konsideroni ndarjen e shpenzimeve me të tjerë, p.sh. mund ta ndani shtëpinë me qira nqs. jetonit më parë vetëm. Kjo mund të shkurtojë shpenzimet e strehimit 20-50%.

11.Mendoni të nxirrni në shitje apo ankand sendet shtëpiake që nuk jeni duke i përdorur. (Mënyra më e mirë për të shitur diçka është të postoni ofertat tuaja FALAS tek 100oferta.com).

12. Ndërpsrisni disa aktivitete jo-kurikulare (mësimet e muzikës, kurse sportive, etj), mund t’i rifilloni në një situatë të përmirësuar financiare.

13.Nqs. ka edhe persona të tjerë në familje si ju nxitini edhe ata të ndjekin të njëjtat masa. Këshilloni pjesëtarët e aftë për punë të regjistrojnë kërkesat e tyre tek agjencitë e punës (Postoni një kërkesë për punë, ose kërkoni ofertat e punës tek 100oferta.com).

14.Shiteni ose ndërrojeni makinën tuaj me një makinë që harxhon më pak, ose që është pak më e vjetër (nuk është e vërtetë qëmakinat e vjetra kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme të shtrenjtë). Kjo do t’ju sjellë kursime të konsiderueshme. Postoni një ofertë për makinën tuaj tek 100oferta.com, ose kërkoni për të blerë një makinë, sipas kërkesave tuaja.

15. Mund të provoni një punë me pagë më të ulët për të tejkaluar kandidatët e tjerë. (Në kohë të vështira jeni në konkurrencë me shumë njerëz për punë). Për shembull, për të pranuar 20 % më pak se paga normale për gjashtë muajt e parë deri në një vit.

1032 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total