Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si të rrisni numrin e fansave, vizitave nëpërmjet 100oferta.com

Produkte nga 100oferta.com 07/07/2014

Ju mund të keni diçka për të shitur dhe këtë ofertë doni ta lexojnë sa më shumë njerëz; mund të keni një faqe interneti, ku doni që të vijnë sa më shumë vizitorë për të marrë informacion rreth shërbimeve apo prodhimeve tuaja; mund të keni një faqe në Facebook, nëpërmjet së cilës qëndroni në kontakt të vazhdueshëm me klientët tuaj, duke ju prezantuar atyre gjithçka doni të shisni.
Pra nuk ka rëndësi nëse shisni vetëm një telefon, apo keni një agjenci imobilare me më shumë se 1.000 oferta për të publikuar. Ajo që ju duhet është, që ky informacion të përhapet sa më shumë aty ku duhet, pa qënë nevoja të bezdisni gjithë ditën me email-e spam, që e kanë efektin shumë të shkurtër (madje ka mundësi të futeni në listën e zezë ndonjë ditë).

Atëherë si duhet të veproni?

Mënyra më e mirë është të njoftoni ofertat tuaja tek 100oferta.com! Ja përse:

  • Tek 100oferta.com oferta juaj shfaqet para klientëve të interesuar, pra nuk konsiderohet si spam, sepse lexuesit e 100oferta.com janë të interesuar për të lexuar ofertat e tregut;
  • Numri i vizitorëve në një ditë tek 100 oferta.com ka arritur mbi 4.500 dhe sipas llogaritjeve, një ofertë interesante (me titull të qartë, çmim, foto, video, tekst të qartë, adresë të saktë) shihet rreth 2000 herë dhe lexohet 200 herë vetëm ditën e parë të publikimit;
  • 100oferta.com është një website me oferta të klasifikuara sipas kategorive dhe e strukturuar në mënyrë perfekte, kështu që motorët e kërkimit të internetit si Google e kanë shumë të thjeshtë të shfaqin njoftimin tuaj prej 100oferta.com, sesa prej faqes suaj të internetit apo të Facebook (Provojeni!);
  • Tek 100oferta.com ne jemi të përkushtuar për cilësinë e funksionimit të çdo kërkese nga vizitorët dhe punojmë çdo ditë që numri i vizitorëve të rritet dhe cilësia e funksionimit të 100oferta.com të përmirësohet vazhdimisht;
  • Ju keni mundësi që t’i menaxhoni shumë lehtë ofertat dhe njoftimet nga paneli, ndryshe nga faqja juaj e internetit apo ajo e Facebook;
  • Por mbi të gjitha një faqe interneti sado e thjeshte ka shpenzimet e saj që minimumi shkojnë 200 Euro në vit, pa përfshirë këtu asnjë optimizim, ndërsa tek 100oferta.com na lini gjithçka ne për ta optimizuar dhe thjesht njoftoni ofertat tuaja FALAS.

 

Përse duhet të harxhoni aq shumë kohë dhe para për një rezultat, që nuk i kalon më shumë se 5 vizitorë në ditë në faqet tuaja, ndërkohë që me optimizimin e 100oferta.com suksesi është i sigurt.
Gjithsesi, nëse ju doni që ta ndërtoni dhe zhvilloni faqen tuaj, 100oferta do të jetë partneri juaj më i mirë: ju mund të linkoni brenda njoftimit apo ofertës që publikoni tek 100oferta.com faqen tuaj të interentit, faqen e Facebook, video në Youtube, apo diçka tjetër. Për gjithçka jemi të preokupuar t’ju ndihmojmë, duke ju konsideruar partnerë.

Nëse kërkoni ndihmë për diçka specifike për faqen tuaj të internetit, optimizimin e saj, apo faqen tuaj të Facebook, mos hezitoni të komentoni këtu, apo të na shkruani tek info@100oferta.com

2 Përgjigje tek “Si të rrisni numrin e fansave, vizitave nëpërmjet 100oferta.com”

  1. Pershendetje,

    une kam publikuar disa oferta tek ju, po kam edhe nje faqe interneti qe dua te kete me shume lexus. Nuk e kuptoj shume mire c’dmth. “optimizim” i faqes internetit. Per ca duhet? Ca te mire sjell?

    • Agim pershendetje,
      Optimizimi i nje website (faqe interneti) sherben qe faqen tuaj ta shohin sa me shume vizitore dhe pikerisht ata qe ju synoni. Qe faqja juaj te mos mbetet e strukur aty, ne nje cep te botes se madhe te internetit me me shume se 1 miliarde faqe, juve ju duhet te plotesoni disa kerkesa nga motoret e kerkimit si Google dhe te keni parasysh disa hapa te thjeshte qe mund t’ju cojne drejt shtimit te synuar te vizitoreve. Per t’ju ndihmuar me disa keshilla te thjeshta, ju lutem na shkruani adresen e faqes suaj dhe nje pershkrim te shkurter per funksionimin dhe administrimin tek info@100oferta.com.
      Faleminderit!

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total