Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si të përgatiteni për një intervistë pune?

Këshilla të dobishme 08/08/2016

Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës

Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, të cilin vlen ta shprehim, jo vetëm përmes fjalëve që themi, por edhe mënyrës se si sillemi, qëndrimit që mbajmë dhe gjestikulacionit.

Kontakti sy më sy, mënyra se si ulemi dhe qëndrojmë në karrige, toni i zërit dhe vendosmëria që përcjellim përmes të folurit, fjalët që themi dhe plotësia me të cilat i themi, mënyra si i mbajmë duart dhe lëvizja që bëjmë, veshja jonë, janë disa prej alementëve të cilët meritojnë një vëmendje të madhe. Mos harroni, ndër të tjera shprehjen e famshme të regjisorit Woody Allen: “80 % e suksesit është pamja”.

Të gjithë duam, që performanca jonë të lërë një shije të mirë, pasi tek e fundit bëhet fjalë për një vend pune. Ndaj bëni mirë të mos neglizhoni asnjë etapë të përgatitjes suaj për këtë intervistë. Nuk është aq e thjeshtë  sa mund të imagjinohet, por në të njejtën kohë, nuk është edhe aq e vështirë. Specialistët në fushën e punësimit, japin këshillat e tyre.

Bëj “detyrat e shtëpisë”

Që të jeni i përgatitur tërësisht duhet jeni i kujdesshëm dhe të kryeni “detyrat e shtëpisë”, në mënyrën më të përpiktë. Kjo do të thotë, që të keni parë me kujdes të gjitha elementet kyç të intervistës dhe t’i keni ato në rregull. Kini parasysh një hap të parë. Konsultohuni për kompaninë në të cilën po dërgoni kërkesën për punësim. Informohuni mirë rreth saj. Kjo do t’ju ndihmojë të ndjeheni të sigurtë, që aftësitë tuaja po i investoni në një punë, e cila ju përshtatet. Nga ana tjetër, studimi paraprak i kompanisë, mund t’ju bëjë edhe që të kuptoni, se ju mund të jeni kandidati i duhur për vendin e punës që ofrojnë. Në këtë mënyrë, para se të shkoni pranë kësaj kompanie, e keni të qartë se cilat prej aftësive tuaja duhet të shfaqni më tepër.

Realizoni një intervistë jozyrtare

Para se të shkoni në intervistën e vërtetë, keni parasysh të realizoni një intervistë me dikë, që punon në sektorin për të cilin jeni i interesuar edhe ju, ose më mirë akoma edhe në kompaninë ku ju keni aplikuar. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të merrni një informacion nga këndvështrimi ndryshe, pra jo i vetëm kompanisë apo të dhënave që drejtuesit e saj kanë publikuar, por më konkretisht nga njerëzit të cilët punojnë aty. Vendosni cilin doni të kontaktoni dhe pastaj mënyrën se si, me telefon, personalisht apo përmes një rrjeti social. Kini parasysh që intervistat me telefon të mos i zgjasni më shumë se 5 minuta dhe ato ballë përballë, jo me shumë se 20 minuta.

Praktikoni pyetje-përgjigje me veten tuaj

Edhe pse kërkesa juaj për një intervistë pune mund të jetë pranuar, mos kujtoni se pjesa më e vështirë ka kaluar. Përgatitjet tuaja duhet të vazhdojnë deri në ditën e fundit. Shumë punëdhënës bëjnë pak a shumë të njejtat pyetje, me qëllime të caktuara të fshehura pas tyre. kështu që përgatituni mirë paraprakisht, në mënyrë që të lini tek ata përshtypjen e dëshiruar dhe mbi të gjitha të ngjallni besim, se ju jeni ai që kërkojnë.

Përgatituni të bëni edhe ju pyetje

Të jesh prezent në një intervistë pune, nuk do të thotë që ai që merret në pyetje, të jeni vetëm ju. Në fund të fundit, një marrëdhënie pune, përfshin të dyja palët, si punëdhënësin tuaj e po ashtu edhe ju. Ndaj është e rëndësishmë që edhe ju të bëni pyetjet tuaja, por gjithnjë të rezervuar dhe pa i kaluar kufijtë.

Veshja

Kujdes me veshjen. Intervistat për punë kanë një kod të tyrin, sa i përket veshjes. Nuk mund të vishni rroba, me të cilat dilni për një kafe, apo shkoni në një festë. Veshja në këtë rast duhet të jetë e rregullt dhe të anojë nga stili zyrtar. Në këtë formë do të jepni përshtypjen e një njeriu korrekt dhe të kujdesshëm, i cili vlerëson mirë situatat.

Kontakti viziv

Kur jeni ulur përballë intervistuesit, kujdesuni që për asnjë moment të mos e largoni shikimin nga ai gjatë bashkëbisedimit, aq më pak të përgjigjeni me sytë e ulur poshtë. Kjo do t’ju jepte pamjen e një njeri të ndrotjur, apo më keq akoma, të një njeriu i cili nuk krijon besim dhe ka gjëra për të fshehur.

Mënyra si uleni

Qëndresa juaj në karrige përbën një moment të rëndësishëm. Rrini drejt dhe mbi të gjitha mos u lëkundni, përndryshe do të jepni pamjen e një njeriu të painteresuar dhe të parregullt.

Lëvizja e duarve

Mundohuni që duart të mos i lëvizni shumë, pasi tregon shpërqëndrimin tuaj dhe varësinë që keni ndaj gjestikulacionit të tepruar. Nëse flisni shumë “me duar” intervistuesit do t’i krijohet përshtypja e një njeriu të paqëndrueshëm.

E folura

Është pjesa më bindëse për të cilën duhet të kujdeseni. Të bindësh dikë për aftësitë tuaja, që në momentin e parë të takimit është një art më vete. Fjalët janë ato të cilat kanë pikët vendimtare. Flisni rrjedhshëm dhe pa belbëzime, me ton bindës dhe jo zë të ulur. Mos i hani gërmat dhe thoni fjalë të menduara mirë.

Buzëqeshni

Sigurisht intervista për një vend pune, është çast tensioni, por mos harroni që duhet të nxirrni pak në pah edhe nga personaliteti juaj. Mos ngurroni të buzëqeshni, gjithnjë me vend, pasi një pamje e zymtë, nuk nderon askënd.

Tregohuni i sjellshëm

Në fund të intervistës, kërkojini intervistuesit tuaj nëse mund ta kontaktoni pas disa ditësh për të pyetur se si po shkon përzgjedhja juaj. Tregohuni të kujdesshëm, që të merrni një kartëvizitë prej secilit prej tyre dhe t’i falenderoni për vëmendjen që ju kushtuan.

Fat të mbarë!

 

 

Të sponsorizuara

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

total