Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si të formuloni një ofertë të suksesshme

Produkte nga 100oferta.com 02/05/2016

 Duke ndjekur këto këshilla ju keni më tepër mundësi që të merrni një kërkesë, për ofertën tuaj të publikuar tek 100oferta.com

 

Tregohuni i qartë:

Shumica e vizitorëve që kërkojnë makina, shtëpi, punë, apo shërbime duke përdorur kutinë e kërkimit, fillojnë me titullin e ofertës. Mbajeni mend këtë kur të shkruani ofertën. Tregohuni shumë i qartë dhe konciz në lidhje me atë që duhet të shkruani në fushën e titullit, maksimumi me 7-8 fjalë.

 

Të jeni përshkrues:

Ndryshe nga mediumet e tjera të njoftimit të ofertave, të tilla si revista apo gazeta, ju mund të përdorni sa më shumë tekst për përshkrimin, nuk ka asnjë limit. Mendojeni kështu: të gjitha pyetjet që dikush mund të ketë në lidhje me ofertën, gjenden në përshkrimin tuaj.

 

Shtoni fotografi:

Ju mund të vendosni deri në 10 fotografi në ofertën tuaj (madje edhe video nga Youtube). Kjo e bën ofertën tuaj shumë më tërheqëse. Nëse po shisni pronë, makina, pajisje elektronike apo kafshë shtëpiake, blerësit presin patjetër të shohin një njoftim të ofertës me foto. Nga statistikat tona ofertat me foto tërheqin më shumë vëmendje dhe sjellin më shumë reagime, kështu që koha për të shtuar disa foto ja vlen.

 

Fotografia kryesore:

Fotografia kryesore është fotografia që do të shfaqet gjatë kërkimit të rezultateve dhe kur dikush klikon ofertën tuaj. Sigurohuni që fotografia kryesore të tregojë sa më mirë atë që shisni.

 

Nëse ofroni një punë, formuloni kërkesat sa më qartë:

Për ta bërë më të lehtë për aplikantët që të aplikojnë për pozicionin e punës tuaj, jepni kërkesa specifike të tilla si kualifikime, aftësi, gjuhët e folura etj. Gjithashtu në qoftë se ju doni CV, referenca dhe foto të ngarkuara. Shmangni terma të diskriminimit

 

Tregohuni miqësor:

Jepini formulimit të ofertës suaj pak personalitet. Askush nuk dëshiron të lexojë një ofertë që tingëllon sikur është gjeneruar automatikisht nga një robot. Detaje të vogla, si histori që lidhen me atë që ju doni të shisni dhe që prekin pak ndjenjën e humorit, bëjnë që “reklama” juaj të kapë vëmendjen e lexuesve. P.sh. një ofertë ku shkruhej “10 telefonatat e para kanë 10% ulje” ishte ndër më të lexuarat.

 

Çmimi:

Për disa shitës që njoftojnë ofertat e tyre ekziston një bindje, sipas së cilës në internet mund të gjejnë blerës më të gatshëm se ata që ju vijnë në dyqan dhe e reflektojnë duke vendosur një çmim 10-20% më të lartë. Kjo nuk është fare e vërtetë! Përkundrazi, blerësit që kanë akses të përditshëm në internet janë më të informuar. Vendosni çmimin real për të tërhequr vëmendjen e blerësve të vërtetë, më pas mund të hyni ose jo në negociata.

 

Të dhënat e kontaktit:

Përveç telefonit si një nga mjetet kryesore të kontaktit, mund të shtoni edhe email, skype, apo rrjetet sociale. Sigurohuni që informacioni të jetë i saktë.

3038 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total