Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si shiten makinat në BE

Info-Treg 03/10/2017

Çfarë formalitetesh duhet të kaloj për të sjellë makinën time të re në vendin tim, të blerë jashtë vendit?

Ju duhet të shkoni në zyrën tuaj doganore, ku do të bëni një deklaratë të TVSH-së dhe do të paguani TVSH-në e aplikueshme për makinën tuaj të re. Gjithashtu do të duhet të siguroni automjetin tuaj, apo të kaloni një test të sigurisë nëse është një makinë e përdorur, regjistroni makinën dhe ndoshta paguani një taksë tjetër relevante në vendin tuaj, siç është ajo për lejen e qarkullimit.

 

A mund t’i vendos veturës që bleva jashtë shtetit targat e makinës sime të vjetër?

JO – Kjo është e paligjshme.

 

Si mund të gjej çmimin më të lirë?

Nëse planifikoni të blini një makinë të re, mund të krahasoni lehtësisht çmimet në internet. Kur e krahasoni çmimin e një modeli të caktuar në vende të ndryshme, sigurohuni që jeni duke krahasuar makina me të njëjtat specifikime. Tiparet teknike (ajër i kondicionuar, ngrohja, etj) mund të ndryshojnë në varësi të vendit ku shitet automjeti.

Ju gjithashtu duhet të merrni parasysh koston e TVSH-së:

  • Për një makinë të re, çmimi përfundimtar që do të paguani është çmimi neto në vendin e blerjes plus TVSH në vendin tuaj.
  • për një makinë të përdorur, ju nuk paguani TVSH nëse shitësi është një individ privat. Por nëse shitësi është biznes I regjistruar, ju do të paguani edhe taksën vendore të TVSH-së në vendin ku bleni makinën.

Si mund të marr një targë të përkohshme për të drejtuar një makinë që kam blerë jashtë vendit?

Një liçencë ose targë e përkohshme ju lejon të drejtoni një makinë që keni blerë kohët e fundit në një vend, drejt vendit tuaj për regjistrim. Ju mund të merrni një targë të përkohshme në vendin e BE-së ku bleni makinën; shitësi duhet të jetë në gjendje t’ju ndihmojë me këtë.

Meqenëse targat e përkohshme nuk njihen në të gjitha vendet e BE-së, kontrolloni së pari nëse të gjitha vendet ku do të kaloni do ta pranojnë targën e përkohshme të lëshuar nga vendi ku bleni makinën. Pasi të arrini në vendin tuaj ku regjistroheni makinën, duhet të merrni një targë të përhershme.

Gjithashtu do të keni nevojë për policë sigurimi që është e vlefshme në të gjitha vendet ku do të kaloni.

 

Dua të blej një makinë në një vend fqinj të BE. Çfarë garancie do të vijë me të?

Ju jeni të mbuluar nga një garanci ligjore minimale dy vjeçare kur blini një makinë të re nga një shitës I autorizuar. Periudha e garancisë mund të reduktohet në jo më pak se një vit për një automjet të përdorur. Garancia mbulon gabimet e prodhimit, për të cilat është përgjegjës shitësi.

Ju gjithashtu mund të merrni një garanci shtesë. Kjo mund t’ju japë mbrojtje më të mirë, por kurrë nuk mund të zëvendësojë ose zvogëlojë garancinë minimale 2-vjeçare, të cilën ju gjithmonë e keni në bazë të rregullave të BE-së. Sipas ligjit të BE-së, ju mund të kërkoni garancinë tuaj në çdo shitës në rrjetin e prodhuesit, pavarësisht nga vendi i BE-së në të cilin keni blerë makinën. Pra, nëse bleni makinën tuaj në Gjermani dhe e merrni me vete në Francë, mund të shkoni në një dyqan makinash për atë model, pranë shtëpisë tuaj për të kërkuar që një gabim të ndreqet (brenda periudhës së garancisë) , në vend që të udhëtojnë prapa në Gjermani.

 

Çfarë ndodh nëse blej një makinë të përdorur nga një tregtar makinash në një vend tjetër të BE dhe ka një problem?

Kjo do të varet nga ajo që tregtari ka deklaruar në lidhje me makinën kur e keni blerë dhe se çfarë problemi është. Sipas ligjit të BE-së, cilësia dhe performanca e mallrave duhet të jetë e kënaqshme. Edhe nëse blini një produkt të dorës së dytë, shitësi duhet t’jua dorëzoj produktin në përputhje me kontratën e shitjes. Produkti duhet të përputhet me përshkrimin e dhënë nga shitësi dhe të jetë i përshtatshëm për qëllimin tuaj. Produkti duhet të përputhet me kushtet që keni pranuar në kohën e lidhjes së kontratës.

Shitësi nuk është përgjegjës për defektet që vijnë nga amortizimi nga koha e blerjes dhe për ato që rezultojnë nga përdorimi i zakonshëm i veturës. Nëse makina ka një defekt të madh, për të cilin nuk ishit në dijeni kur e bletë, mund të keni të drejtën e një zgjidhje. Sipas ligjit të BE-së, ju keni minimumi dy vjet për të kërkuar garanci nëse produkti që keni blerë rezulton i gabuar ose jo siç reklamohet. Periudha e garancisë mund të reduktohet në jo më pak se një vit për një automjet të përdorur. Kjo duhet të jetë e qartë për ju në kohën e blerjes.

Nëse defekti shfaqet brenda 6 muajve të parë të përdorimit, supozohet se ekzistonte në kohën e dorëzimit dhe u bë i dukshëm më vonë. Pas 6 muajsh, gjithsesi ju mund të kërkoni garanci, por nëse tregtari kundërshton që defekti ka ekzistuar nga fillimi, duhet ta keni të provuar, ndoshta duke përfshirë një ekspert teknik. Kur zbuloni një problem teknik, ju kërkohet të njoftoni shitësin sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se dy muaj.

Ju duhet të kontaktoni më parë shitësin për të parë nëse jeni dakord që ta merrni makinën në një servis për riparime. Kjo në përgjithësi nuk është problem për makinat e reja, por mund të jetë për makinat e përdorura.

 

Çfarë ndodh nëse blej një makinë të dorës së dytë nga një individ dhe ka një problem?

Të drejtat tuaja në këtë rast janë jashtëzakonisht të kufizuara. Ligji i konsumatorit nuk zbatohet për një shitje private – ai zbatohet vetëm kur një biznes i shet një konsumatori. Për këtë arsye duhet të tregoni kujdes ekstrem nëse blini nga një individ privat. Nëse nuk mund ta zgjidhësh çështjen në mënyrë miqësore, mund të konsiderosh një veprim civil kundër shitësit, por kjo mund të jetë e kushtueshme dhe e vështirë.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • Si shiten makinat në BE

    by në 03/10/2017 - 0 Komente

    Çfarë formalitetesh duhet të kaloj për të sjellë makinën time të re në vendin tim, të blerë jashtë vendit? Ju duhet të shkoni në zyrën tuaj doganore, ku do të bëni një deklaratë të TVSH-së dhe do të paguani TVSH-në e aplikueshme për makinën tuaj të re. Gjithashtu do të duhet të siguroni automjetin tuaj, […]

  • Tregu i pronave në bregdetin e Adriatikut. A mund të konkurojë Shqipëria?

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Luhatjet e tregut të pronave në bregdetin dalmat Pas një recesioni të gjatë prej 6 vitesh (2009-2015), tashmë ekonomia e Kroacisë është në rritje, ç’ka pritet të forcojë në mënyrë të natyrshme edhe  tregun e pronave. Një rikuperim i çmimeve po ndodh edhe në kryeqytet Zagreb dhe vitet e ardhshme pritet një rimëkëmbje edhe për […]

total