Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Shqipëria: Tregu i ardhshëm evropian për investimet e pronës

Info-Treg 17/08/2014

Shqipëria është e ngrohtë, piktoreske dhe në ngritje, por pasuritë e paluajtshme janë ende shumë të lira. Blini tani para se të vërsulen të gjithë.

Po t’i thoni ndonjë miku që jeni duke planifikuar një udhëtim për gjueti pronash në Shqipëri, mund të reagojnë me britma tmerri, por unë mendoj se duhet ta konsideroni këtë vend, që është shkëputur nga bota për 45 vjet, gjatë regjimit paranojak të diktatorit komunist të Enver Hoxhës.

Jo vetëm për shkak të klimës të ngjashme me Greqinë, ushqimeve të shëndetshme Mesdhetare, por edhe për shkak të çmimeve aktuale të pronës, të cilat janë pothuajse si në jug të Spanjës në vitet tetëdhjetë.

Për të bërë disa kërkime, unë udhëtova me tragetin nga Bari në Durrës, në një ditë të ngrohtë pranvere.

 

Durrësi: si Italia 20 vjet më parë

Prisja që qyteti i dytë i Shqipërisë të ishte shumë i zymtë, por bregdeti në Durrës ishte plot me fëmijët që luajnë dhe familjarët ulur në kafenetë në trotuar. Në fakt, shtëpitë me ngjyra të ndezura dhe piceritë më kujtuan Italinë e 20 viteve më parë.

Shumë shqiptarë nga Durrësi, jetuan në Itali për disa vite dhe tani janë kthyer këtu e kanë ngritur biznese.

Durrësi, themeluar nga grekët në shekullin e shtatë, është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Ka një amfiteatër masiv, plot monumente dhe artefakte të pasura që shfaqen nga vila e Mbretit Zog.

Ndërsa Gjiri i Lalzit, ky vend i pacenuar, një plazh me rërë të butë, ndodhet nga njëra anë pranë një rezervati të madh natyror dhe 30 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Krahasuar me çmimet e pronave të ngjashme në vendpushimet e Adriatikut, si Kroacia, duket shumë e mirë për xhepin tuaj. Por është e sigurt?

Një banor më thotë: “Është e rëndësishme që të gjesh një avokat të mirë për të kontrolluar titujt e pronësisë, por të blesh një shtëpi të ndërtuar është një opsion jashtëzakonisht i sigurt, sidomos me garancinë e kohëve të fundit të qeverisë shqiptare për të garantuar sigurinë e investimeve të huaja.

 

Tirana: një qytet i gjallë dhe simpatik

Një orë me makinë nëpër një rrugë të ngushtë dhe me kthesa të sjell në Tiranë. Duke pasur parasysh të kaluarën e kohëve të fundit, unë pres ndërtesat e braktisura me dyqane bosh. Por rrugët plot jetë, me pemë të larta, janë të mbushura me kafene gjatë trotuarit dhe një varg eklektik me butikë, duke shitur gjithçka, që nga antiket deri tek veshjet.

Ka ende disa që kujtojnë sundimin e Hoxhës, duke përfshirë edhe bunkerë betoni.

Nuk kisha planifikuar të kërkoja për pronë në Tiranë, por unë jam i magjepsur nga qyteti i gjallë, me shtëpitë e tij dhe kulturën. Kështu që pashë disa apartmane, duke përfshirë një studio në katin e dhjetë me pamje panoramike mbi malin e Dajtit, që shitej rreth € 42,000 (£ 34,000), dhe një apartament në qendër me dy dhoma gjumi me pishinë të përbashkët për 109.000 € (£ 88,500 ).

 

Krujë: një fshat simpatik malor

Disa herë në të kaluarën e saj, Kruja ka qenë kryeqyteti i Shqipërisë gjatë mesjetës. Ajo shtrihet në krahun e maleve të Skënderbeut, rreth një orë me makinë nga Tirana.

Edhe pse rruga është e mirë, sinjalistika është e rrallë dhe humba disa herë gjatë rrugës. Për fat të mirë, edhe pse pak njerëz flasin anglisht, të gjithë bëjnë më të mirën e tyre për të ndihmuar. Me anë të gjuhës së shenjave, më në fund arrij në këtë fshat të bukur malor dhe shfaqet kalaja mesjetare madhështore.

Me rrugicat e saj të ngushta dhe shtëpitë prej guri, me ballkonet prej druri gdhendur, Kruja rrezaton bukuri.

Një pamje befasuese shfaqet mbi pyjet e fshehura të malit deri në det, ç’ka reflekton se Shqipëria është padyshim perla e harruar e Evropës. Me aeroportin e ri të Tiranës dhe linjën e British Airlines direkt nga Gatwick pesë herë në javë, nuk është rasti për të pritur më gjatë.

high50.com – Heidi Fuller

    

761 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total