Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

SHBA dhe Britania e Madhe akuzohen për pirateri ndaj prodhuesve të kartave SIM

Lajme-Treg 20/02/2015

Agjencitë e inteligjencës britanike dhe amerikane kanë piratuar kompaninë e madhe hollandeze Gemalto të prodhimit të kartave SIM duke vjedhur kodet që lehtësojnë përgjimin në celularë, sipas The Intercept. Kjo u bë publike nga agjenti i zbulimit amerikan, tashmë i mirënjohuri, Edward Snowden.

Kompania hollandeze Gemalto, reagoi duke deklaruar se është duke i marrë akuzat “shumë seriozisht”. Gemalto operon në 85 vende dhe ka më shumë se 40 linja prodhuese. The Intercep tregon se “prodhuesi i madhe i kartave SIM” i dha agjencive të survejimit amerikan dhe britanik “mundësi për të monitoruar fshehurazi një pjesë të madhe të komunikimeve me celularë në mbarë botën, duke përfshirë bisedat dhe të dhënat”. Mes klientëve të kompanisë hollandeze janë AT&T, T-Mobile, Verizon, Sprint dhe rreth 450 ofrues të internetit wireless në mbarë botën.

 

Hetimi i plotë

The Intercept pretendon se pirateria e organizuar nga Agjencia Kombëtare Amerikane e Sigurisë (NSA) dhe GCHQ e Britanisë dhe filloi në 2010. Megjithatë GCHQ përsëriti se të gjitha aktivitetet e saj ishin “kryer në përputhje me një kuadër të rreptë ligjor dhe politik që siguron se aktivitetet janë të autorizuara, të nevojshme dhe proporcionale”.

 

Si funksionon kjo pirateri?

Çdo kartë SIM ka një çelës individual të enkriptuar, të instaluar nga prodhuesi i çipit, që siguron komunikimin ndërmjet celularit në të cilën ajo futet dhe antenave të telefonisë. Kjo do të thotë se në qoftë se dikush do të dijë bisedat apo mesazhet tekst, ata do të merrnin të dhëna të pakuptueshme, por me anë të çelësit të enkriptuar mund të dekriptohet komunikimi dhe të përgjohet. Megjithatë, kjo taktikë funksionon vetëm për biseda telefonike dhe mesazhe. Komunikimet nëpërmjet aplikacioneve të tilla si Whatsapp, iMessage dhe shumë shërbime Email kanë sisteme të ndara enkriptimi.

 

Reagimi

Duke reaguar ndaj zbulimeve, Eric King, zv/drejtor i Privacy International, tha se NSA dhe GCHQ kishin “humbur thelbin e asaj që shteti i së drejtës do të thotë dhe se si të peshojnë atë që është e nevojshme dhe proporcionale”. Ai tha se besimi në sigurinë e sistemeve tona të komunikimit është “thelbësor për shoqërinë tonë dhe për bizneset për të vepruar me besim dhe ndikimi i këtyre zbulimeve të fundit do të sjellë reagim në të gjithë botën.” Privacy International është e angazhuar aktualisht në veprime ligjore kundër GCHQ mbi praktikat e saj të dyshuara.

The Intercept tregon se agjentët spiunë kishin vëzhguar punonjësit e Gemalto dhe pastaj hynin në email-et e tyre, duke vjedhur mijëra çelësa të enkriptimit. Kjo i lejonte ata të përgjonin lehtë thirrjet telefonike dhe mesazhet pa kërkuar leje nga kompanitë apo Qeveritë e jashtme, dhe pa lënë gjurmë. Këto dokumente u bënë publike nga Edward Snowden, ish-kontraktori i NSA, i cili aktualisht jeton në Rusi.

 

Hallka më e dobët

Karsten Nohl, një studiues i sigurisë i tha BBC se “kjo e bën firmën holandeze hallkën më të dobët të zinxhirit të sigurisë”. Klientët e tjerë Gemalto, të tilla si agjencitë e pasaportave dhe shumë kompani të telekomit do të përpiqen të gjejnë se çfarë shkoi keq”. Nëse ky raport është i vërtetë, është e habitshme se sa lehtë ata që dëshirojnë, mund të përgjojnë komunikimet tona me celular.

Gemalto, kompania e cila dyshohet se është në shënjestër, prodhon afërsisht 30% të të gjitha kartave SIM në mbarë botën. Dhe ç’është më e rëndësishmja, ajo krijon kyçe të sigurisë për secilin artikull.

Shumë nga akuzat e Edward Snowden kanë hedhur dritë mbi taktikat komplekse të mbikqyrjes nga NSA, por ndoshta kjo e fundit ka bërë më shumë bujë, për faktin se si një kompani e vetme ka në kontroll miliona të dhëna private të njerëzve.

/ BBC

452 herë e lexuar, 2 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total