Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Samsung kryeson regjistrimin e patentave në Evropë për 2014

Info-Treg 26/02/2015

Zyra Europiane e Patentave publikoi shifrat për vitin 2014 të patentave të paraqitura, ç’ka tregoi se kryesohet nga kompania koreane dhe aktualisht prodhuesi më i madh në botë i telefonave smartphone, Samsung. Përsa i takon shteteve, SHBA dominon listën, me 71,700 ose 26% të të gjitha patentave të parashtruara.

Në përgjithësi, numri i patentave të paraqitura në Evropë u rrit me 3,1% në vitin 2014, me më shumë se 274.000. Në përputhje me luftën e gjatë ligjore lindur nga pretendimet për pronësinë intelektuale, patentat do të vazhdojnë të jenë një levë e fuqishme për kompanitë, duke u përpjekur të mbrojnë bizneset nga konkurrentët e tyre.

“Kërkesa për mbrojtjen e patentave në Evropë ka qenë në rritje dhe vazhdon për të pestin vit me rradhë,” thotë presidenti I EPO, Benoȋt Battistelli në një deklaratë. “Evropa vazhdon të forcojë rolin e vet të rëndësishëm si një qendër globale e teknologjisë dhe inovacionit për një numër në rritje të kompanive nga e gjithë bota. Rritja në paraqitjen e patentave u diktua nga Evropa në linjat e rëndësishme të industrive si një bazë solide për ekonominë: Ato nxisin konkurrueshmërinë, forcën ekonomike dhe punësimin”.

 

Pajisjet (Hardware) kryesojnë listën

Duket se kompanitë e fokusuara në prodhimin e pajisjeve hardware kanë parashtruar më shumë patenta, kryesuar nga Samsung dhe ndjekur nga kompanitë evropiane Philips e Sony Ericsson.

 

regjistrimi i patentave 1

Si qendër e botës të teknologjisë, SHBA tejkalon çdo vend tjetër kur është fjala për patenta.

regjistrimi i patentave 2

Vendi i dytë për nga madhësia është Japonia me 48.400 patentat, e ndjekur nga Gjermania dhe Kina, që ka rritjen më të shpejtë, deri 18,2% më shumë se një vit më parë.

 

Fusha e mjekësisë kryeson teknologjitë inovative

Mjekësia është kategoria më e madhe për patentat e paraqitura në EPO në 2014 me 11.000 patenta.

regjistrimi i patentave 3

Por nëse kombinohen komunikimin dixhital me teknologji kompjuterike nën një kategori IT e tejkalojnë mjekësinë me pothuajse 20.000 patenta.

/ Techcrunch

Nuk ka tag

890 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

total