Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Rruga e Kombit, tarifa 5 Euro

Lajme-Treg 23/02/2015

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto në një intervistë për KosovaPress, ka folur mbi projektet e përbashkëta infrastrukturore rajonale, sidomos mes Shqipërisë dhe Kosovës. Haxhinasto sqaron se Rruga e Kombit do të jepet me koncesion dhe tenderi do të hapet në mars, tarifa për këtë rrugë do të jetë 5 Euro.

“Në fakt kjo është përpjekja e dytë për ta dhënë Rrugën e Kombit me koncesion. Arsyeja pse e kemi shtyrë nga angazhimi i parë ka qenë, është sepse ka pasur nevojë për disa ndryshime ligjore të rëndësishme, pasi një procedurë e tillë në formën që ishte ligji për koncesionet ishte e pamundur të bëhej, po më datën 23 mars ne do kemi hapjen e ofertave të kompanive për këtë rrugë.Gjithçka që do fitohet do shkojë për t’i mirëmbajtur këto rrugë për t’i risjellë ato me standarde më të larta, me qëllim që tu ofrohet qytetarëve dhe ekonomisë një cilësi më e lartë. Është folur për një tarifë rreth 5 euro për këtë rrugë, dhe besoj se tarifa që kemi vendosur për këtë segment është nën mesataren e rajonit”, tha Haxhinasto për KosovaPress.

Në intervistë ministri Haxhinasto ka folur edhe për portin e Shengjinit, duke sqaruar se deri tani interesim për këtë port ka pasur vetëm nga investitor kinezë e jo nga ata kosovarë, në të kundërtën ai tha se do të ishte shumë i lumtur.

“Hapa konkrete janë bërë pa diskutim, lidhja hekurudhore me Kosovën është një nga çështjet që jemi duke e trajtuar. Korridori i tetë gjithashtu. Kemi pasur vitin e kaluar një takim të rëndësishëm në Sofje të Bullgarisë me homologët nga Maqedonia dhe Bullgaria, për ta promovuar më tej këtë korridor dhe për ta sjellë atë në tërësinë e vet, duke shtuar edhe elementin e lidhjes hekurudhore, por edhe elementë të tjerë siç mund të ishin fibrat optike. Pra që të jetë vërtet një korridor konektiviteti, lidhje, midis vendeve tona, veçanërisht për të lidhur zonën e Adriatikut me zonën e Detit të Zi. Po kështu projekte të rëndësishme janë edhe lidhjet me Veriun e Shqipërisë, lidhjet me Malin e Zi, lidhjet me Serbinë, me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me Bosnje-Hercegovinën; me Kroacinë”, thotë Haxhinasto.

Nuk ka tag

561 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total