Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Rruga e Arbërit, kinezët do të vazhdojnë ndërtimin

Lajme-Treg 31/01/2015

Kompania kineze China State Construction engrg.corp.ltd do të ndërtojë Rrugën e Arbërit. Kjo u bë e ditur nga burime nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Një ditë më parë, vet ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, tha se punimet për ndërtimin e rrugës së Arbërit, konsideruar si rruga e dytë e rëndësishme në vend pas Rrugës së Kombit, do të nisin brenda muajit prill.

“Besoj se brenda muajit prill do miratojmë ligjin përkatës për akordimin e kontratës së Rrugës së Arbërit kompanisë kineze, e cila paraqiti ofertën”, tha ministri. Ende nuk janë bërë publike detaje të ofertës së paraqitur nga kompania kineze China State Construction.

Qeveria shqiptare nënshkroi në mesin e muajit dhjetor të vitit që lamë pas memorandumin e bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e disa projekteve në Shqipëri me financime kineze.

Projekti i parë i këtij bashkëpunimi mes Shqipërise e Kinës planifikohej Rruga e Arbërit. Rruga e Arbërit është rrugë në ndërtim e sipër e cila do të lidhë Tiranën me Maqedoninë.

Në fund të muajit dhjetor përfundoi edhe shpimi i tunelit të Qafës Buallit, pjesë e Rrugës së Arbërit. Tuneli ka një gjatësi prej 464 m. Ky tunel është tuneli i parë, që po ndërtohet nga një kompani shqiptare.

Rruga e Arbërit përshkon luginat malore të Shpalit, Murrizës, kapërcen me tunel në veri të Qafë-Murrizës nga ana e Tiranës, duke dalë në anën e Matit në luginat malore të Xibrit e Gurit të Bardhë, në grykën e rrjedhjes së sipërme të lumit të Matit mbi Urën e Vashës dhe pasi kalon luginën e Planit të Bardhë dhe tunelin e Qafës së Buallit, del në luginën e mirënjohur të Vajkalit, Zallit të Bulqizës, Zerqanit deri sa del në fushën e Gjoricës të pellgut të Dibrës dhe për të vazhduar deri në Dibër të Madhe.

Kush është kompania kineze

CSCEC u themelua në vitin 1957 si një kompani shtetërore. Kompania ka një profil ndërkombëtar në ndërtimin e industrisë së rëndë dhe të infrastrukturës në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Me inkurajimin e ndihmës kineze e qeverisë dhe financimin nga Eksport-Import Bank e Kinës, CSCEC ka ndërmarrë hapa gjithnjë e më të guximshëm si një ndërtuese dhe investitore e projekteve jashtë shtetit.

Kjo është kompania më e madhe e ndërtimit në vendet në zhvillim. CSCEC ka zgjeruar biznesin e saj në mbi 29 vende të vendit me krijimin e 29 degëve në të gjithë botën. Ajo gjeneron rreth 800.000 vende pune për shoqërinë çdo vit. /ATA/

Nuk ka tag

386 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Fuoristradat më të mira për vitin 2017

    by në 26/10/2017 - 0 Komente

    Njerëzit i pëlqejnë furoistradat, pozicionin e ngritur të tyre, ndjenjën e qëndrueshmërisë dhe nocionin që fuoristradat të mbajnë të sigurt, pavarësisht nga moti apo lloji i rrugës. Ata janë tërhequr gjithnjë e më shumë, për stilin e tyre të veçantë. Dizajni i tyre sot është shumë larg nga modelet e vjetra. Fuoristradat tani kanë elementë […]

  • Historia e Mercedes-Benz

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Prodhuesi gjerman i makinerive luksoze Mercedes-Benz ka qenë i pranishëm në rrugë me makinat e tij për më shumë se një shekull, duke kaluar në mënyrë elegante dy sfidat e ashpra të historisë së automobilave. Përgjegjës për gjenezën moderne të motorit me djegie të brendshme, ‘etërit’ e markës Mercedes-Benz praktikisht shpikën automobilin. Shumë vite më […]

total