Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Rritet mosha mesatare e makinave në BE

Blog 10/10/2017

Janë 291.000.000 makina në rrugët e BE, ose 1 makinë për 2 banorë sipas ACEA (The European Automobile Manufacturers’ Association’s). Nga viti në vit evropianët kanë rritur moshën e makinave të tyre, pra kohën e përdorimit, duke arritur në mesatarisht 10.2 vjet. Kjo shifër ka qenë vetëm 8.4 vjet në vitin 2007 dhe ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Rritjen më të madhe e ka arritur në vitin 2013, që përkon edhe me vitin kur shitja e makinave të reja në BE ra në mënyrë të ndjeshme.

Po të krahasonim shifrat vetëm me Tiranën, ku llogaritet të jenë regjistruar rreth 200.000 makina, ose 1 në 5 banorë, duke ju referuar 100oferta.com kategorisë për shitje makina, mosha e tyre  mesatare është më tepër se 15 vjet.

Edhe në BE ka vende që kanë makina të vjetra me moshë mesatare mbi 15 vjet, si: Polonia 17.2 vjet, Rumania 15.3 vjet , Letonia 16.7 vjet, Lituania 16.3 vjet. Ndërsa vendi me makinat më të reja është Belgjika me 7.7 vjet.

Nuk ka tag

403 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total