Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Pushimet në bregdetin shqiptar

Promovim 10/05/2014

Nëse keni menduar t’i kaloni pushimet në plazhet shqiptare, keni bërë zgjedhjen e duhur. Cilësohen nga shumica e operatorëve turistikë si plazhe të virgjëra, me vlera kurative dhe me peizazhe mbresëlënëse. Të veçanta nga gjithë Mesdheu në një vijë bregdetare prej 450 km, plazhet shqiptare ndryshojnë edhe nga njëri tjetri për veçoritë që ofrojnë. Më poshtë po ju ofrojmë një panoramë të plazheve të bregdetit tonë:


1. Plazhi më verior i vendit është ai i Velipojës, që gjendet 22 km larg qytetit të Shkodrës. Velipoja është një plazh ranor me një gjatësi prej 4 km dhe me një cilësi mjaft të mirë të kësaj të fundit. Këtu ka mbi 250 ditë me diell dhe temperaturat jane mbi 20 gradë, të cilat normalisht fillojnë nga gjysma e dytë e majit.  Pranë plazhit të Veliopojës ndodhet laguna e Vilunit me një sipërfaqje prej 130 hektarë. Ky është një ekosistem natyror i rëndësishëm për folëzimin e shpendëve ujorë.

2. Plazhi i Shëngjinit është një tjetër plazh ranor që i përket rrethit të Lezhës, 8 km larg qytetit. Shëngjini është i njohur për rërën kualitative. Në veri të Shëngjinit rrëzë kodrave të Rencit, gjendet i mbrojtur nga erërat plazhi i mrekullueshëm i “Ranës se hedhun”.  Zona e grykëderdhjes së Drinit, si rezultat i drejtimit të erërave është i përshtatshëm për “surfing”.  Në grykëderdhjen e tij gjendet sistemi lagunor i Kune – Vainit, ku folëzojnë shumë shpendë ujorë.

3. Një nga zonat më atraktive të Adriatikut shqiptar është Gjiri i Lalëzit, i cili shtrihet nga Kepi i Rodonit deri në Bishtin e Pallës. Kepi i Rodonit  është një nga vendet më interesante të bregdetit shqiptar për ushtrimin e zhytjeve nënujore. Nga plazhet e Gjirit të Lalëzit për tu përmendur janë plazhet e Shën Pjetrit dhe Rrushkullit, që shquhen për cilësinë e lartë të pastërtisë së ujërave detare.

4. Vetëm 39 km larg nga kryeqyteti i vendit Tirana, është plazhi i Durrësit, më i madh dhe më popullori i vendit. Ai ka një gjatësi prej 6 km dhe një gjerësi të konsiderueshme rëre. Thellësia e ujërave të detit rritet shumë gradualisht, tregues ky që e bën mjaft të preferuar këtë plazh për pushuesit familjarë. Këtu gjendet përqëndrimi më i madh i fasiliteteve turistike.

5. Plazhi i Golemit dhe i Malit të Robit, janë një vazhdim i plazhit të Durrësit, duke përbërë një njësi të vetme për nga karakteristikat. Këtu bie në sy bimësia me pishat e dendura përgjatë plazhit.

6. Ndër plazhet që i përkasin rrethit të Kavajës janë për tu përmendur plazhet e Karpenit dhe të Spillesë, të cilat shquhen për cilësinë e rërës, ujërat e pastër detarë dhe bimësinë me pisha . Vitet e fundit, në këto plazhe është investuar shumë për krijimin e kushteve për akomodimin e turistëve.

7. Kepi i Lagjit e mbyll gjirin e Durrësit nga Jugu. Ai është një objekt natyror mjaft i përshtatshëm për ushtrimin e zhytjeve nënujore. Pranë tij gjendet plazhi i vogël i Bardhorit, i cili është një plazh shkëmbor me bukuri të rrallë, i rrethuar me bimësi që i përngjan një amfiteatri natyror.

8. Padyshim, një nga objektet natyrore më të bukura të bregdetit shqiptar është plazhi i Divjakës dhe laguna e Karavastasë.  Laguna e Karavastasë ka një sipërfaqje prej 4.330 hektarë, duke përbërë në këtë mënyrë lagunën më të madhe të gjithë bregdetit shqiptar. Plazhi i Divjakës ka një rërë me përmbajtje të konsiderueshme jodi. Temperaturat mbi 20 gradë fillojnë nga gjysma e dytë e majit për të vazhduar deri në prag të tetorit.

9. Në jug të grykëderdhjes së Vjosës gjendet laguna e Nartës, me një sipërfaqje prej 4.180 hektarësh. Ajo përbën lagunën e dytë për nga madhësia. Narta përfaqëson kompleksin e dytë në Shqipëri përsa i takon prezencës së shpendëve ujorë. Në Nartë gjenden  195 lloje shpendësh.  Zona e Nartës është e njohur për prodhimin artizanal të verës së cilësisë së lartë.

10. Qyteti i Vlorës është porti i dytë i vendit për nga madhësia dhe një prej pikave më të rëndësishme turistike të vendit. Ai ofron në rradhë të parë produktin  diell dhe det. Zona turistike fillon në jug të qytetit, përgjatë plazheve të vegjël, shkëmborë të gjirit të Vlorës. Këto janë plazhe me konfiguracione mjaft të bukura.  Plazhi i Jonufrit që ndodhet pikërisht në këtë zonë zgjatet deri në përroin e Dukatit, pranë qytetit të vogël të Orikumit. Plazhi rrethohet nga një zonë kodrinore e mbuluar me agrume, që kontraston mjaft bukur me ujërat blu të detit.

11. Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet Orikumi, ku vitet e fundit është ngritur një port jahtesh.  E gjithë kjo zonë paraqet interes për eksplorimet nënujore. Në perëndim gjiri i Vlorës mbyllet me gadishullin e Karaburunit, i cili përbën gadishullin më të madh të Shqipërisë, me një gjatësi prej 16 km dhe gjerësi maksimale prej 4,5 km.

12. Mbas qafës së Llogarasë shtrihen plazhet e Jonit apo siç quhen ndryshe plazhet e “Rivierës Shqiptare”, e cila është një prej krahinave më të bukura të Shqipërisë. Kjo është krahina më e ngrohtë e vendit, ku temperatura mesatare e janarit është 10 gradë C dhe e Korrikut 25 gradë C. Zona ka 300 ditë me diell. Dhërmiu vjen më në jug, ai është një prej pikave turistike më të rëndësishme dhe më të frekuentuara të gjithë bregdetit shqiptar. Plazhet që përbëjnë Dhërmiun janë; Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea. Rreth 8 km në jug të Dhërmiut ndodhet Vunoi, nga ku merret drejtimi për në plazhin e mirënjohur të Jalit (në greqisht do të thotë “i kulluar”).

13. Himara është qendra kryesore e bregdetit Jonian të sipërm. Ajo është një pikë turistike që gjallërohet në stinën e verës nga familjarët dhe të rinjtë. Plazhet që përbëjnë Himarën janë Spillea, Potami, Llamani dhe Livadhja.

14. Përpara Borshit ndodhet plazhi i Qeparoit si dhe gjiri i vogël tektonik i Porto Palermos, ku gjendet kalaja e Ali Pashait. Borshi përbën plazhin më të gjatë të rivierës shqiptare me një gjatësi prej 6 km. Ky plazh është i rrethuar me bimësi mesdhetare. Këtu është i zhvilluar turizmi familjar.

15. Deri në qytetin e Sarandës, janë për tu përmendur plazhet e Bunecit, Kakomesë dhe Krorëzit (këto të fundit arrijnë në 3 km gjatësi), të cilat janë plazhe me bukuri të rrallë dhe që shquhen për ujërat mjaft të pastërta të detit.

16. Qyteti i Sarandës është qendra më e madhe e banuar e “Rivierës Shqiptare”. Ajo është një prej pikave turistike më të rëndësishme të vendit. Qyteti ka një pozitë mjaft të favorshme, pasi ndodhet vetëm 9 km larg nga ishulli turistik grek i Korfuzit. Zakonisht turistët që preferojnë detin udhëtojnë në jug të qytetit, ku pika më e frekuentuar është ajo e Ksamilit, e cila ndodhet midis gadishullit me të njëjtin emër dhe lagunës së Butrintit. Pranë plazhit të Ksamilit gjenden 4 ishujt e tij të vegjël, të mbuluar krejtësht nga bimësia e gjelbër mesdhetare.

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Fuoristradat më të mira për vitin 2017

    by në 26/10/2017 - 0 Komente

    Njerëzit i pëlqejnë furoistradat, pozicionin e ngritur të tyre, ndjenjën e qëndrueshmërisë dhe nocionin që fuoristradat të mbajnë të sigurt, pavarësisht nga moti apo lloji i rrugës. Ata janë tërhequr gjithnjë e më shumë, për stilin e tyre të veçantë. Dizajni i tyre sot është shumë larg nga modelet e vjetra. Fuoristradat tani kanë elementë […]

  • Historia e Mercedes-Benz

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Prodhuesi gjerman i makinerive luksoze Mercedes-Benz ka qenë i pranishëm në rrugë me makinat e tij për më shumë se një shekull, duke kaluar në mënyrë elegante dy sfidat e ashpra të historisë së automobilave. Përgjegjës për gjenezën moderne të motorit me djegie të brendshme, ‘etërit’ e markës Mercedes-Benz praktikisht shpikën automobilin. Shumë vite më […]

total