Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si të bëni fotot e makinës që shisni?

Këshilla të dobishme 31/07/2016

Tek 100oferta.com ju keni mundësi të postoni njoftimin të shoqëruar deri në 10 foto nga 500 kb secila. 5 – 6 foto që tregojnë makinën nga jashtë dhe tapicerinë, ose motorin do të ishin shumë mirë, për ta prezantuar siç duhet makinën tuaj:

1. Foto ballore, me pak kënd
2. Foto nga ana e majtë, përpara
3. Foto nga ana e djathtë, përpara
4. Foto nga pas
5. Foto nga pas me kënd, ose foto nga brenda: tapiceri + timoni
6. Foto e motorit
7. Foto nga brenda, kroskot, sediljet e pasme, bagazh etj

Disa rregulla të thjeshta, që mund të rritin cilësinë e fotos:

1. Mbani gjithmonë burimin e dritës pas vetes (diellin p.sh.)
2. Mbani të njëjtin kënd për secilin nga pozicionet e mësipërme
3. Mundohuni të fokusoni qartë makinën

 Është shumë e rëndësishme që të mos fshihni asnjë difekt, apo ndonjë gërvishtje gjatë procesit të fotografimit apo me ndonjë program kompjuterik. Përkundrazi, mundohuni të nxirrni sa më qartë problemet e makinës, në mënyrë që blerësi të fitojë besimin e duhur tek ju.

KUJDES!

Njoftimet për automjete, pa fotografi, nuk do të publikohen tek 100oferta.com

 Përveç fotografive ju mund të shtoni edhe video (videon ngarkojeni në Youtube dhe vendosni si text vetem linkun e videos ne Youtube, p.sh. http://youtube.com/emri-i-videos-…

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total