Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Pse britanikët i pëlqejnë kaq shumë targat e personalizuara?

Info-Treg 05/09/2015

Vitin e kaluar Agjencia për Licensimin e Automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar fitoi rreth 67 milion Paund (84 milion Euro) nga shitja e targave të personalizuara. Po pse britanikët i blejnë ato?

Duka dhe dukesha e Kembrixhit për martesën e tyre kishin një makinë me targë JU5T WED (të sapomartuar). Por targat nuk i blejnë vetëm personat e pasur dhe të famshëm. Edhe pse gjatë rënies të fundit ekonomike, ky është një biznes i madh. Targat e personalizuara janë përdorur rregullisht në filma dhe seri televizive duke sugjeruar se karakteri është mburravec, ose egoist që i dëshpëruar kërkon vëmendje. Në 1964 në filmin e Bond, Goldfinger, kishte targën AU 1 në Rolls Royce Phantom III Sedanca de Ville të viti 1937.

1

Për mijëra shoferë, të cilët kanë targa tëpersonalizuara, kjo konsiderohet si një deklaratë e individualitetit ose një investim. Biznesmeni pensionist Robert Harverson, nga Surrey, ka paguar pothuajse 250.000 £ (315,000 Euro) për regjistrimin e targës 1 RH në nëntor 2008. Ai shkoi në ankand në Yorkshire duke menduar të harxhonte rreth  100,000 – 150,000 £, por u tundua: “Janë inicialet e emrit tim, ka vetëm një, kështu që do t’I bëj ballë ofertave. Kam punuar shumë në jetë kështu që mund ta blej atë që dua.”

Por qëndrimi i tij ka ndryshuar pak. “Nuk ndjej asnjë keqardhje në jetë, por nuk do ta blija përsëri. Pesë – gjashtë vitet e fundit mendim im ka ndryshuar. Do ta shisja nëse gjej një çmim të mirë.”

Harverson aktualisht zotëron gjashtë targa të personalizuara dhe thotë se kur bëri blerjen e tyre ato kishin vlerë të mirë. “Ishin një investim, si pronë, 30 vjet më parë, në 10 vitet e fundit është bërë një modë”.

Më poshtë janë 10 targat më të shtrenjta të personalizuara në Mbretërinë e Bashkuar.

3

Në krye të listës DVLA është targa 1 D, e cila është blerë për 352.000 £ (443,000 Euro) në mars 2009 nga një biznesmen libanez me banim në Londër, i cili ia bëri dhuratë për ditëlindje gruas së tij.

Por komentatori Peter York thotë, se targat e personalizuara po dalin nga moda. “Kjo është më tepër një mënyrë modës së vjetër për të treguar se jeni dikush, për t’u dukur. Mendoj se targat e personalizuara ishin si një lloj ylli pop I viteve 1970. Është shumë banale.”

Në një periudhë kur njerëzit mund të shprehin personalitetin e tyre aq lehtë pa asnjë kosto, kjo duket pak kthim mbrapa.

Por Damian Lawson, Menaxher për Regjistrimet e Targave, nuk është dakord. Lawson nuk ka ndonjë targë, por bleu A13 XXY për vajzën e tij 12 vjet më parë, kur ajo lindi dhe e ruan deri kur ajo të ketë makinën e saj.

DVLA ka arritur të ardhura deri në 1.8 miliardë £ (2.268 miliardë Euro) për Thesarin që nga 1989, përmes ankandeve dhe shitjeve online.

Njerëzit mund të blejnë një targë individuale online në çdo kohë, ka rreth 39.000.000 regjistrime aktualisht në dispozicion. Ajo gjithashtu organizon gjashtë ankande në vit, dhe çdo ankand zakonisht përbëhet nga 1.500 targa të zgjedhura, sipas kombinimeve.

Andrew Oswald, profesor i ekonomisë në Universitetin e Warwick, e ka studiuar atë që përcakton çmimin e targave dhe arrin në përfundimin se është gjithçka në lidhje me statusin. “Statusi na bën të ndjehemi mirë. E vetmja gjë e çuditshme është se sa para janë në gjendje të paguajnë qeniet njerëzore për disa kombinime mes numrave dhe shkronjave.” – thotë ai.

Most-expensive-number-plates1

 

1276 herë e lexuar, 1 herë sot

  

Të sponsorizuara

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 25/09/2017 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • Fuoristradat më të mira për vitin 2017

    by në 26/10/2017 - 0 Komente

    Njerëzit i pëlqejnë furoistradat, pozicionin e ngritur të tyre, ndjenjën e qëndrueshmërisë dhe nocionin që fuoristradat të mbajnë të sigurt, pavarësisht nga moti apo lloji i rrugës. Ata janë tërhequr gjithnjë e më shumë, për stilin e tyre të veçantë. Dizajni i tyre sot është shumë larg nga modelet e vjetra. Fuoristradat tani kanë elementë […]

  • Si shiten makinat në BE

    by në 03/10/2017 - 0 Komente

    Çfarë formalitetesh duhet të kaloj për të sjellë makinën time të re në vendin tim, të blerë jashtë vendit? Ju duhet të shkoni në zyrën tuaj doganore, ku do të bëni një deklaratë të TVSH-së dhe do të paguani TVSH-në e aplikueshme për makinën tuaj të re. Gjithashtu do të duhet të siguroni automjetin tuaj, […]

total