Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Prodhuesit gjermanë të makinave infektohen nga epidemia evropiane

Info-Treg 29/09/2012

Shitjet e makinave në Gjermani kanë pësuar një zhytje në Shtator, duke i dhënë fund rezistencës së habitshme të vendit ndaj krizës evropiane në industrinë e automobilave. Në përgjithësi sektori po përballet me performancën e tij më të keqe në BE 17 vitet e fundit dhe nuk ka asnjë kthesë në horizont.

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, shitjet e makinave në Gjermani aritën t’i rezistojnë krizës së industrisë, që ka goditur tregjet e tjera evropiane. Por tashmë, rënia duket se ka filluar të lëvizë drejt veriut. Të martën, Autoriteti Federal i Transportit (KBA) njoftoi se regjistrimet e makinave të reja në Gjermani u ulën rreth 11 për qind në shtator, krahasuar me vitin e kaluar. Rënia më e thellë u shënua në muajin e tretë radhazi, ndërkohë që shitjet e makinave të reja kanë rënë  me 5 për qind në dy muajt korrik dhe gusht. Por KBA theksoi se, kjo ndodhi për shkak se këtë vit shtatori kishte dy ditë pune më pak se në vitin 2011, pra rënia aktuale ishte afër 2 për qind. Industria e automobilave në Gjermani mbetet shumë më e fortë se kudo tjetër në Europë. Edhe pse markat luksoze vazhdojnë të bien, Porsche dhe Audi kanë rritur shitjet gjatë nëntë muajve të parë të vitit. Gjithsej, 2.4 milion makina janë regjistruar në Gjermani nga janari deri në shtator.

Shumë marka gjermane i kanë mbështetetur shitjet në SHBA dhe Azi. Megjithatë, për shumë kompani të makinave evropiane shitjet përqëndrohen kryesisht në tregjet afër.  “Unë nuk kam parë kurrë një situatë kaq të keqe,” tha Sergio Marchionne, kreu i Fiat në një intervistë për New York Times. Duke iu referuar zbritjes së shifrave të prodhimit, ai shtoi: “Kjo është një gjakderdhje e çmimeve dhe madje e përmasave të mëdha.”

Agonia e markave evropiane

Franca tregoi se regjistrimet për makina kanë rënë me 18 për qind në shtator kundrejt të njëjtit muaj një vit më parë. Në Itali, rënia ishte 25.7 për qind, ndërsa Spanja arriti 37 për qind. Në përgjithësi, Bashkimi Evropian ka ndjerë një rënie prej 7.1 për qind në regjistrimet e reja gjatë tetë muajve të parë të vitit.

Ndërsa të dyja markat e njohura Mercedes dhe Porsche njoftuan kohët e fundit se, pas gjysmës së parë për vitin 2012, me shifra të kënaqshme, ishin të detyruar të rishikojnë parashikimet në rënie për pjesën e mbetur. Shumica e problemeve është shfaqur nga prodhuesit masivë të tillë si Fiat, Renault, Ford dhe Peugeot. Dy të fundit po humbasin rreth 1 miliardë Euro në vit. Renault pret të shesë 7-8 për qind më pak këtë vit. Fiat dhe fabrikat e saj në Itali janë duke operuar me vetëm 50 për qind të kapaciteteve, sipas Marchionne.

Volkswagen është i vetmi prodhues i madh evropian që nuk ka probleme të rëndësishme deri më tani. Kompania ka përfituar nga të dy tregjet: ai gjerman, që ka qenë i fortë deri tani dhe ai jashtë vendit, si në Kinë dhe Brazil. “Pavarësisht të gjitha situatave, ne jemi drejt realizimit të qëllimeve tona ambicioze për vitin 2012”, tha CEO Martin Winterkorn javën e kaluar në Motor Show Paris. Megjithatë, shifrat e shtatorit tregojnë se shitjet e VW në Gjermani kanë rënë me 20 për qind në krahasim me shtator 2011.

Rivlerësimi i sasisë së prodhimit

Shumica e ekspertëve nuk besojnë se situata në Evropë do të përmirësohet në të ardhmen e afërt, me shitjet e ngadalta që priten deri në fund të vitit 2013. Në të vërtetë, shumë prej tyre kanë arritur një konsensus, që tregu evropian i automobilave duhet t’i nënshtrohet ristrukturimit themelor, të fokusuar kryesisht në eliminimin e kapacitetit, që ka ndjekur kjo industri në vitet e fundit.

Disa prodhues e kanë  shtruar tashmë problemin. Peugeot ka mbyllur një fabrikë pranë Parisit dhe shkurtoi 8.000 vende pune, Fiat po planifikon të zvogëlojë 110 dhe 550 vende të punës menaxheriale në Evropë, sipas një raporti të fundit të Bloomberg, dhe Opel pritet të mbyllë fabrikën e saj në Bohum rreth vitit 2016.

Por shkurtimi i shpejtë ka mbetur problem për shkak të ligjeve që favorizojnë të punësuarit, duke mos lejuar kompanitë që të mbyllin fabrikat. Marchionne i ka bërë thirrje të përsëritur Bashkimit Evropian për të dalë me një plan të koordinuar për të ulur prodhimin e makinave në Evropë. Wolfgang Schneider i Ford Evropës bëri jehonë së fundmi, duke i thënë New York Times : “Ne duhet të merremi me mbiprodhimin, politikanët duhet ta kuptojnë këtë.”

Kriza mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në Evropë. Media italiane raporton të martën se rreth 1.750.000 biçikleta janë shitur në vend për vitin 2011. Kjo ishte hera e parë që shitjet e biçikletave tejkaluan atë të makinave.

cgh – spiegel

 

Një përgjigje tek “Prodhuesit gjermanë të makinave infektohen nga epidemia evropiane”

  1. Albania Vacation06/10/2012 @ 20:53

    Rritja e ekonomis ne Kine dhe vende te tjera ka shtuar kerkesen per makina luksi

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

total