Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Popullsia e Shqipërisë në rënie

Lajme-Treg 13/02/2015

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2015 ishte 2.893.005 banorë duke pësuar një rënie me 2.942 banorë, krahasuar me atë të një viti më parë, sipas statistikave të INSTAT.

Nga kjo, 1.462.005 janë meshkuj dhe 1.431.000 femra. Raporti gjinor i popullsisë së Shqipërisë është 102,1 meshkuj për çdo 100 femra, ndërsa mosha mesatare është 35 vjeç. Gjatë vitit 2014 numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 35.760, nga të cilët 18.683 meshkuj dhe 17.077 femra.

Raporti gjinor në lindje për vitin 2014 ishte 109,4 meshkuj për çdo 100 femra ndërsa shtesa natyrore ka qenë 15.104 persona. Sipas INSTAT-it, në vitin 2014, u vlerësuan të jenë larguar nga vendi 46.413 persona ku 52 % e zinin meshkujt. Në të njëjtin vit numri i imigrantëve në Shqipëri u vlerësua të jetë 28.486 persona. Qarku me popullsinë më të lartë në Shqipëri mbetet Tirana me 800.986 banorë, e ndjekur nga Fieri me 315.012 dhe Elbasani me 301.397 banorë.

Qarqet me popullsinë më të ulët në vend janë Gjirokastra, Kukësi dhe Dibra, respektivisht me nga 72.202, 85.461, 136.476 banorë. Nga të gjitha qarqet vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë njohur rritje të popullsisë, ndërsa popullsia e të gjitha qarqeve të tjera ka pësuar rënie. Qarku me rritjen më të madhe të popullsisë është Tirana me një rritje vjetore prej 1,61 %, ndërsa qarku me rënien më të lartë të popullsisë është Gjirokastra me një rënie vjetore prej 1,84 %. Qarku me raportin gjinor më të lartë është Dibra me 106,6 meshkuj për 100 femra, ndërkohë që në qarkun e Tiranës ky raport është më i ulëti me 99,3 meshkuj për 100 femra.

658 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total