Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Përshkallëzohet kriza e sektorit të ndërtimit

Info-Treg 06/10/2012

Ekonomia e Eurozonës është tkurrur gjatë tremujorit të dytë të 2012 me -0.5% në krahasim me vitin e kaluar. Të dhënat e publikuara së fundmi nga Eurostat, kanë treguar se ekonomia e Eurozonës vijon të vuajë dobësinë e kërkesës së brendshme, ecurinë e pafavorshme të tregut të punës, rritjen modeste të kreditimit të bizneseve si dhe situatën e brishtë në tregjet financiare. Pritjet për një rritje pozitive janë zhvendosur në vitin 2013.

Dy prej vendeve që Shqipëria ka marrëdhëniet më të shumta tregtare, Italia dhe Greqia, vazhdojnë të jenë në recesion. Ekonomia italiane ka vijuar të qëndrojë në recesion, duke regjistruar një tkurrje ekonomike prej 2.6 % në terma vjetorë. Eksportet neto kanë ndikuar pozitivisht, ndërsa shpenzimet konsumatore dhe sektori i ndërtimit kanë vijuar ecurinë negative. Ndërsa ekonomia e Greqisë ka vijuar rënien ekonomike edhe në tremujorin e dytë, duke shënuar normën vjetore të rënies prej 6.5%. Prodhimi industrial dhe sektori i ndërtimit kanë rënë, duke eklipsuar rritjen e shpenzimeve konsumatore.

Edhe në Shqipëri, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, prodhimi në sektorin e ndërtimit vijoi të bjerë në tremujorin e dytë, duke mos mbështetur rritjen ekonomike të këtij tremujori. Vlera e shtuar nga ky sektor thelloi rënien vjetore në 18.4%, pas tkurrjes me 17.1% një tremujor më parë. Në terma kontributesh, kontraktimi i ndërtimit e uli rritjen ekonomike me 2.1 pikë përqindje. Shfrytëzimi i kapaciteteve në nivelin më të ulët të regjistruar dhe rënia e treguesit të kërkesës së referuar nga bizneset e përfshira në vrojtimin e besimit, vazhdojnë të mbeten faktorë me ndikim negativ në performancën e sektorit ndërtues.

Në tremujorin e tretë të vitit, rënia e treguesit të besimit në ndërtim sinjalizon për vazhdim të zhvillimeve negative, duke qenë në një linjë me nivelin minimal historik të lejeve të ndërtimit të akorduara në gjysmën e parë të vitit. Ndonëse treguesi i porosive për tremujorin e dytë dhe ai i normës së shfrytëzimit të kapaciteteve në tremujorin e tretë vlerësohen lehtësisht më mirë, përmirësimi i tyre gjykohet i ulët për të korrektuar pozitivisht prodhimin e sektorit ndërtues

 

Çmimet në tregun e banesave për tremujorin e tretë, 2012.

Indeksi i çmimit të banesave24 ka pësuar një rënie dyshifrore gjatë tremujorit të tretë të vitit. Ndryshimi vjetor nominal i këtij treguesi ishte -10.2% dhe i deflatuar me indeksin e çmimit të konsumit, ndryshimi vjetor real në këtë tremujor rezultoi -13.2%.Indeksi i qirasë së banesave është karakterizuar nga norma pozitive rritjeje që nga tremujori i tretë i vitit 2011. Pasi u rrit me 2.3% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, indeksi i qirasë ra me 2.2% në tremujorin aktual. I rregulluar për inflacionin,indeksi i qirasë ra me 5.5% në terma realë.

Zhvillimet në çmimet e banesave në tremujorin e tretë janë ndikuar në një masë më të madhe nga faktorët e kërkesës se sa nga ato të ofertës. Ngadalësimi i kërkesës për blerje banese është ndikuar nga besimi i ulët konsumator lidhur me zhvillimet në të ardhmen, ngadalësimi i të ardhurave të disponueshme, norma ende e lartë e papunësisë dhe kushtet e shtrënguara të kreditimit. Për sa i përket ofertës, tregues të tërthortë sasiorë dhe cilësorë prej vrojtimeve mbështesin vlerësimin për një ofertë të munguar për banesa të reja. Gjithashtu, standardet e akordimit të kredisë për sektorin e ndërtimit vijojnë të jenë të shtrënguara.Zhvillimet në tregun e banesave tregojnë se çmimet e shitjes vijojnë të mbeten të larta krahasuar me marrjen e tyre me qira, mbështetur në analizën e raportit të indeksit të çmimit ndaj qirasë. Ky raport ka pësuar një ngadalësim të lehtë në tremujorin e tretë, megjithatë ai mbetet mbi mesataren e tij afatgjatë. Dinamika tremujore tregon për rënie si të çmimeve ashtu dhe të qirave të banesave në këtë tremujor. Rënia më e theksuar e çmimeve të banesave në krahasim me rënien e qirave, është reflektuar në uljen e raportit çmim/qira me 0.16 pikë përqindje krahasuar me nivelin e tremujorit të kaluar.

Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti i Politikes Monetare per Tremujorin e trete te Vitit 2012

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total