Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Përmbytjet, qeveria pritet të ndryshojë buxhetin

Lajme-Treg 04/02/2015

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar të mbjellat e tokave bujqësore dhe kanë dëmtuar mijëra shtëpi, ç’ka pritet të ketë një kosto të lartë për buxhetin e shtetit, duke llogaritur dëmshpërblimin për dëmet.
Sipas të dhënave nga ministria e Brendshme, aktualisht janë rreth 13.500 hektarë tokë të prekura nga katastrofa dhe 1.700 shtëpi të dëmtuara.
Qeveria po shqyrton rishikimin e shifrave të buxhetit 2015, për të përdorur një pjesë nga fondi rezervë, që është rreth 1.5 miliardë lekë, gjithashtu mund të përdoren fonde nga programe të tjera në favor të fondit rezervë dhe ministrive të Bujqësisë e Ujërave dhe asaj të Brendshme, për të përballuar situatën e krijuar, në ndihmë të familjeve të dëmtuara.

Nga ana tjetër qeveria po përpilohet raporti për ta parashtruar para BE-së, duke pritur një ndihmë të rezervuar nga BE-ja për katastrofat natyrore.

496 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total