Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Përmbytjet, bilanci i dëmeve

Lajme-Treg 23/02/2015

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, bën të ditur vetëm faturën paraprake të dëmeve të shtëpive të banimit.

“Në 1100 familje në zonën e përmbytur, mendohet se fatura e dëmeve në orendi dhe pajisje shkon 8-10 milionë euro. Kjo shifër është vetëm për dëmet ndërtimore dhe orendi në banesa, jo për dëmet në kulturat bujqësore”, shprehet Premçi.

Dëmi në bujqësi dhe blegtori do të përllogaritet nga ministritë e linjës. Premçi thotë se në vlerësimin paraprak, dëmet në bujqësi janë të mëdha, ndërsa në blegtori shkon deri në 1 milion euro: “Dëmet në blegtori pothuajse janë të vlerësuara. Nuk e kapërcejnë shifrën e 1 milionë eurove.”

Sipas Shemsi Premçit, dëmet janë të konsiderueshme duke llogaritur edhe ujësjellësat, shkollat, kopshtet apo infrastrukturën e dëmtuar nga vërshimi i ujërave: “Ende nuk kemi një faturë përfundimtare dëmesh pasi ajo do të dalë nga llogaritja e të gjitha shifrave që do të ofrojnë komisionet e vlerësimit të dëmeve.”

Në operacionin për grumbullimin dhe dërgimin e ndihmave në këto zona janë përfshirë jo vetëm sipërmarrës vendas, por edhe organizatat dhe shtete të rajonit e vendeve të tjera.

/ TCH

Nuk ka tag

427 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total