Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Patenta me pikë, nga 22 prilli

Info-Treg 09/04/2015

Që nga 22 prilli hyn në fuqi sistemi i patentave me pikë. Për çdo shkelje që një drejtues automjeti do të bëjë, krahas gjobës do të ketë dhe kufizim të pikëve të patentës së tij. Për këtë qëllim, qeveria ka miratuar dje një vendim, me anë të të cilit përshtat rregulloren e zbatimit të Kodit Rrugor me sistemin e patentave me pikë.Patenta do të ketë në total 20 pikë, sipas sistemit italian dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, janë përcaktuar se sa pikë hiqen për çdo shkelje. Kur pikët e mbetura shkojnë në zero, drejtuesve u hiqet patenta.

Pavarësisht ndryshimeve që pëson sistemi i marrjes së lejeve të drejtimit, procedurat dhe tarifat nuk ndryshojnë.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka publikuar tabelën me pikët për çdo shkelje të Kodit Rrugor. Më 14 qershor 2013, qeveria e Shqipërisë ka miratuar sistemin e lejes së drejtimit (patentës) me pikë.

Pikët
Sipas tabelave të pikëzimit, numri i pikëve që zbriten për çdo shkelje luhatet nga 5 në 15 pikë në varësi të rrezikshmërisë së kundërvajtjes por edhe përvojës së drejtuesit të mjetit. Zbritja prej 15 pikësh do të aplikohet në rastet kur drejtuesi nuk respekton detyrimin për t’u ndalur në rastet e aksidenteve me dëme në njerëz.

Zbritja prej 10 pikësh  do të aplikohet në shkeljet e rënda të kodit rrugor, siç janë mosqëndrimi nëpër postblloqet e policisë, kur nuk respekton shenjën e punonjësve të policisë për të ndalur mjetin, kur kundërshton testimin e gjendjes së tij psikofizike. Më pak pikë hiqen për shkeljet më të lehta, si ato të së drejtës së parakalimit apo të respektimit të tabelave të qarkullimit.

Cdo qytetari qe sapo fillon te drejten per leje drejtimi, i jepen nje total prej 20 pikesh, te cilat mund te ulen deri ne 0 pike, ose te rriten, maksimumi, deri ne 30 pike.

 

Ulja e pikëve :

Ne rast te shkeljeve te normave të sjelljes pëson zbritje te pikëve ne baze te tabelës se pikëve te përcaktuar nga VKM përkatëse. Zbritja e pikëve ne regjistrin kombëtar te drejtuesve te mjeteve (pranë DPSHTRR) behet vetëm ne rastet kur eshte e formës se prere si vendim. Organi i cili heq piket ne lejen e drejtimit (Policia rrugore) duhet te kete njoftuar qytetarin dhe te jene mbyllur te gjitha fazat e akimimit te qytetarit dhe te jete marre nje vendim i formës se prere.

Ulja e pikëve pasqyrohet ne regjistrin kombëtar ne rruge telematike (ne mënyrë elektronike, pra duhet regjistri elektronik).

 

Nuk mund te hiqen me shume se 15 pike njëkohësisht dhe heqja e pikëve lejohet vetëm ne momentin kur nuk është marre vendim për pezullimin e lejes se drejtimit.

 

Ne rastet kur drejtuesi i mjetit humbet te paktën 3 here (data e shkeljes merret si reference) brenda një viti ku ka si penalitet me shume se 5 pike ne çdo shkelje, atëherë ky drejtues mjeti duhet ti nënshtrohet rinovimit brenda 30 ditësh si drejtuesit e mjeteve qe kane 0 pike ne lejen e tyre.

 

Shtimi i pikëve :

Shtimi i pikëve behet nga DPSHTRR ne dy raste :

Drejtuesi i mjetit nuk ka bere një shkelje te normave te sjelljes te cilat çojnë ne heqjen e pikëve për një periudhe dy vjeçare. Ne rast drejtuesi i mjetit ne regjistrin e kombëtar ka 20 ose me shume pike përfiton 2 pike shtese dhe nuk mund te kaloje nivelin e 30 pikëve ne total. Ne rast se drejtuesi i mjetit ne regjistrin e kombëtar ka me pak se 20 pike por me shume se 0 atëherë numri i pikëve i behet 20 ne mënyrë automatike.

Ne rastet kur drejtuesi i mjetit i nënshtrohet një testimi për arsyeje se ka 0 pike ose për shtese kategorie dhe ka me pak se 20 pike atëherë numri i pikëve te tij ne regjistrin kombëtar behet 20 pike automatikisht.

Testimi per rifitimin e pikeve te humbura organizohet nga DPSHTRR dhe pa pasur nevojën per autoshkolle.

 

Tabela e pikëve të patentës

Neni Pika Përshkrimi  Pikët
Drejtuesi i mjetit rrugor që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 8
20 km/orë.
140 9 Drejtuesi i mjetit rrugor që zotëron lejedrejtimi prej më pak se 3 vjetësh, 10
që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë.
140 12 Drejtuesi i mjetit rrugor që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10
20 km/orë dhe është përsëritës i të njëjtave shkelje brenda 1 viti.
141 10 Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në kthesat. 6 5
141 10 Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në rakordimet
konvekse.
141 10 Drejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje me fushë pamje të 10
kufizuar.
141 10 Drejtuesi i mjetit rrugor që përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga 10
është e ndarë në disa karrexhata të veçanta.
141 10 Drejtuesi i mjetit rrugor është përsëritës i shkeljes së dispozitave të nenit 10
14, pika 10, të Kodit Rrugor, të ndryshuar, brenda vitit
143 2 Drejtuesi i mjetit rrugor duke u futur në kryqëzim nuk i jep përparësi 5
mjetit tjetër që vjen nga e djathta dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje
brenda periudhës kohore prej 12 muaj.
143 3 Drejtuesi i mjetit rrugor në kapërcimin e linjave hekurudhore a të 5
tramvajit, nuk i jep përparësi mjetit që lëviz mbi shina dhe është përsëritës
i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muaj.
143 4 Drejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të përparësisë 5
në kryqëzim dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës
kohore prej 12 muaj.
143 5 Drejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të detyrimit të 5
ndalimit para vijës së ndalimit, përpara se të futet në kryqëzim dhe është
përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muaj.
143 6 Drejtuesi i mjetit rrugor nuk jep përparësi atij që qarkullon ne rrugë, kur 8
hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik dhe është përsëritës
i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muaj.
143 7 Drejtuesi i mjetit rrugor zë kryqëzimin apo dhe kapërcimin e linjave 8
hekurudhore a të tramvajit, duke mos pasur mundësi të lirojë zonën e
manovrimit pa penguar kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera
dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12
muaj.
143 8 Drejtuesi i mjetit rrugor ose i kafshës nuk jep përparësi atij që qarkullon 8
në rrugë, kur hyhet në rrugë pa shtigje të udhëve për kafshë dhe pista
biçikletash dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës
kohore prej 12 muaj.
144 3 Drejtuesi i mjetit rrugor vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit 10
ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë lëvizje.
145 6 Drejtuesi i mjetit rrugor që i afrohet një kalimi në nivel, nuk tregon 6
kujdesin maksimal, me qëllim mënjanimin e aksidentit
145 6 Drejtuesi i mjetit rrugor përpara zënies së një kalimi pa barriera ose 6
gjysmëbarriera nuk sigurohet që asnjë tren të jetë duke u afruar
145 6 Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmë 6
barriera kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u mbyllur ose
janë mbyllur.
145 6 Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel kalon kur 6
gjysmëbarrierat janë duke u hapur.
145 6 Drejtuesi i një mjeti rrugor përpara një kalimi në nivel kalon kur janë 6
duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese
145 6 Drejtuesi i mjetit rrugor përpara një kalimi në nivel kalon kur janë duke 6
funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave apo gjysmëbarrierave
145 6 Drejtuesi i mjetit rrugoe përpara një kalimi në nivel në rast të detyrimit të 6
ndalimit mjetit nuk bën përpjekje për ta zhvendosur mjetin ose nuk
shmang çdo rrezik për njerëzit
6146 16 Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave 9, 8
10, 11, 12 dhe 13 të nenit 146, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është
përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muaj
146 16 Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, 8
të nenit 146, të kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës
shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muaj.
147 5 Drejtuesi i mjetit rrugor si pasojë e mosrespektimit të Largësisë së 10
sigurisë ndërmjet mjeteve, shkakton përplasje me dëmtime të rënda për
mjetin dhe dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës
kohore prej 12 muaj.
148 5 Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimet e ndalimit dhe përparësisë 8
gjatë këmbimit të mjeteve sipas përcaktimeve të pikave 1,2 dhe 3, të nenit
148, të kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje
brenda periudhës kohore prej 12 muaj.
165 11 Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen nja nga transportet në kushte jonormale, 6
si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme, pa marrë autorizimin
përkatës.
165 11 Drejtuesi i mjetit rrugor që kryen transport në kushte jonormale ose 6
qarkullon me një mjet jashtë norme, pa zbatuar kushtet e përcaktuara në
autorizim.
165 11 Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor makina ngarkim-transporti për 6
transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54,
pika 1, shkronja “n”.
165 11 Drejtuesi i mjetit rrugor që përdor një mjet që e kalon kufirin e ngarkesës 6
së lejuar të përcaktuar në nënin 62, në rrugë dhe autostrada.
166 8 Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të 6
rrezikshme pa marrë leje kur parashikohet
166 8 Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të 10
rrezikshme pa respektuar kushtet e vëna të autorizimit për ruajtjen e
sigurisë.
174 1/a Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë 10
interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika
strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kthimit të sensit
të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit dhe aty ku ai mungon.
174 1/a Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë 10
interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika
strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kalimit në
karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar.
174 1/c Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë 10
interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika
strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e qarkullimit në
korsinë e emergjencës, përveçse kur ndalohet me mjetin ose rifillohet
lëvizja.
174 1/d Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë 10
interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika
strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e qarkullimit në
korsitë e ndryshimit të shpejtësisë, përveçse kur hyhet ose dilet nga
karrexhata.
175 3 Drejtuesi i Mjetit rrugor, gjatë qarkullimit, nuk respekton detyrimin e 10
lënies së lirë të kalimit duke ndaluar kur është e nevojshme, sapo dëgjon
përdorimin e sinjaleve zanore shtesë të alarmit dhe sisteme shtesë të
sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu; na automjetet, motorët në
shërbim të policisë, nga ambulancat ose mjetet zjarrfikëse.
175 3 Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit, nuk respekton detyrimin e mos 10
ndjekjes nga afër të automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, të
ambulancave ose të mjeteve zjarrfikëse, duke shfrytëzuar progresionin e
lëvizjes lirë gjatë përdorimit prej tyre të sinjaleve zanore shtesë të alarmit
dhe sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritëz vezulluese blu.
175 4 Drejtuesi i mjetit rrugor në shërbim të policisë, ambulancave ose të 10mjeteve zjarrëfikëse, gjatë qarkullimit, jo në përmbushje të shërbimeve 10
urgjente të institucionit, përdor sinjalizime zanore shtesë të alarmit ose
sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu.
175 4 Drejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit, përdor sinjalizime zanore shtesë
të alarmit dhe ose sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë
vezulluese, në kundërshtim me përcaktimin e pikës 1, të nenit 175, të
Kodit Rrugor, të ndryshuar.
177 2 Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pa pajisur me tahograf kur 10
është parashikuar që mjeti duhet të ketë një të tillë.
177 2 Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pa pajisur me takograf që 10
nuk funksionon.
177 2 Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf që nuk 10
funksionon.
177 2 Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf kur nuk 10
është futur letra e regjistrimit.
177 2 Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet të pajisur me tahograf kur janë 10
prekur vulat ose është ndryshuar.
184 2 Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet në gjendje të dehur. 10 10
184 5 Drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si
pasojë e ndikimit të alkoolit.
184 5 Drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si 10
pasojë e ndikimit të alkoolit në rast aksident.
185 2 Drejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet nën ndikimin e lëndëve 10
droguese ose psikotrope.
185 2 Drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si 10
pasojë e ndikimit të lëndëve drguese ose psikotrope.
185 2 Drejtuesi i mjetit nuk pranon të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si 10
pasojë e ndikimit të lëndëve drguese ose psikotrope në rast aksidenti.
187 6 Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti 10
vetëm me dëme materiale.
187 7 Drejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti 10
vetëm me dëme në njerëz.
190 1 Drejtuesi i mjetit nuk ndalon, kur kjo kërkohet nga funksionarë, oficerë 10
dhe policë, të cilëve i takon kryerja e shërbimeve të policisë rrugore, kur
janë me uniformë ose të pajisur me dokumentin dallues.
190 2 Drejtuesi i mjetit nuk paraqet pa lëvizur nga mjeti, me kërkesën e 10
funksionarëve, oficerëve dhe policëve, kur janë me unifromë ose të
pajisur me dokumentin e caktuar dallues, leje qarkullimin, lejedrejtimin
dhe çdo dokument tjetër, që sipas normave të Kodit Rrugor, duhet të ketë
me vete.
190 3 Drejtuesi i mjetit nuk mundëson kontrollin e mjetit për verifikimin e 6
zbatimin e normave në lidhje me karakteristikat dhe pajisjet e mjetit.
190 3 Drejtuesi i mjetit nuk respekton ndërprerjen e udhëtimit, kur sistemet e 10
sinjalizimit pamor dhe të ndriçimit ose gomat paraqesin defekte a
parregullsi të tilla që mund të krijojnë rrezik të madh për sigurinë e tij dhe
te tjerëve, duke pasur parasysh edhe kushtet atmosferike ose kushtet e
rrugës.
190 3 Drejtuesi i mjetit nuk zbaton urdhrin për të ndaluar ose të vazhdojë 8
udhëtimin, duke treguar kujdes të veçantë që të mos dëmtojë rrugën.
190 4 Drejtuesi i mjetit nuk qëndron në pikat e kontrollit policor ose postbllokun 10
e ngritur nga Policia e Shtetit ose Policia Ushtarake.
190 5 Drejtuesi i mjetit nuk i bindet sinjalizimeve të personelit ushtarak, edhe të 8
pashoqëruar nga personeli i policisë rrugore, që i jepen për të lejuar
lëvizjen e kolonës ushtarake.

 

  

1776 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

total