Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

Këshilla të dobishme 12/10/2017

Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë.

Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica mund t’i zbatojnë ato. Shtëpia juaj nuk mund të duket si një faqe katalogu i West Elm, por megjthatë do të duket këndshëm.

 

Rregulli i numrave të veçantë

Projektimi me numra të veçantë si një ide bazë mund të krijojë harmoni dhe interes vizual, shpjegon dizajnerja Cecilia Walker: Ideja themelore është se detajet dhe objektet që janë rregulluar ose grupuar në numra të vacantë janë më tërheqës, të paharrueshëm dhe më efektiv.

Kjo ndihmon në krijimin e grupimeve të objekteve në lartësi të ndryshme, forma dhe cilësi. Por në të njëjtën kohë, duhet të ketë diçka të ngjashme rreth tyre, që të grupojë artikujt së bashku.

Shikoni imazhin e mësipërm si shembull. Tre vazo, të gjitha me lartësi të e ndryshme, por materialet kryesore janë të ngjashme dhe lidhen nga siperfaqja e xhamit, gjithsesi ekzistojnë dallime delikate në elementet: rërën, ujin dhe bimët.

 

Gjeni pikën qendrore të dhomës suaj

Pika qendrore e dhomës është veçoria më e theksuar e saj. Është gjëja që sytë tuaj tërheqin natyrshëm kur ecni nëpër dhomë. Dhe gjithçka rreth pikës qendrore e nderon.

Nëse nuk dini se si të filloni dekorimin e një dhome, gjetja e pikave të saj qendrore është një fillim i mirë. Shumë dhoma i kanë pikat qendrore të qarta: një dritare e madhe me pamje panoramike, ose një oxhak. Nëse dhoma juaj nuk ka një pikë qendrore të integruar, ja disa këshilla krijimin e një të tillë:

  • Lyeni një mur me një ngjyrë të ndryshme, pastaj plotësojeni me vepra arti ose rafte, thotë projektuesi Coral Nafie.
  • Vendosni se për çfarë doni ta përdorni dhomën, pastaj krijoni një pikë qendrore rreth saj. Për shembull, nëse dëshiron ta përdorësh për të lexuar, do të kesh një raft librash si pikën qendrore.
  • Mund të përdorni një punim artistik si një pikë qendrore, apo një pasqyrë të madhe.

Pasi të keni gjetur pikën qendrore, dekoroni rreth saj. Përdorni ngjyrën e tij kryesore nëpër elementët e pjesës tjetër të dhomës. Në shembullin e mësipërm, pika qendrore – oxhaku – është e bardhë. Muret e kuqe e shquajnë më tepër ngjyrën e saj, dhe qirinjtë e bardhë, orkideja dhe vazot në të gjithë dhomën “nderojnë“ oxhakun.

Gjithashtu mund ta kornizoni atë. Në foto, vazot, dritaret dhe sofat i shërbejnë këtij qëllimi. Një oxhak është i lehtë të kornizohet, pasi zakonisht ka një mantel. Ju mund të shtoni dekor mbi mantelin. Nëse pika juaj qendrore është një dritare e madhe me pamje panoramike, mund të caktoni orenditë tuaja për ta nxjerrë në pamje atë.

Pika qendrore është thelbi i paraqitjes së dhomës suaj. Nuk duhet të jetë mesi i saktë i dhomës, edhe pse ky është rasti i zakonshëm në shumë shtëpi. Pika qendrore e një dhome të gjallë është vendi ku uleni: tryeza e kafesë ose tryeza e qendrës, rregullimet rreth saj. Mendoni sikur të jetë spiranca e dhomës.

 

Rregullat bazë të matjes

Kur është fjala për perde të varura ose për rregullimin e mobiljeve, shumica prej nesh e matin me sy si duket. Por duhen bërë matje specifike për dekorimin. Ja disa masa të përgjithshme që duhen mbajtur në mend:

  • Distanca e tryezës së kafes : Lini të paktën 40 – 50 cm mes tavolinës të kafes dhe sofave, thotë dekoratorja Maria Killam .
  • Tablotë e varura: Kur varni një tablo, vendosni qendrën e saj në nivelin e syrit, i cili në përgjithësi është 150 – 170 cm nga dyshemeja, thotë Driven By Decor. Kur varni tablo mbi divanin tuaj, sigurohuni që nuk është e gjerë më shumë se 2/3 e gjerësisë së divanit. Gjithashtu duhet të lini 25-30 cm hapësirë ​​midis tablosë dhe mobiljeve
  • Perdet e varura: është tipike që perdet të dalin jashtë në të dyja anët e dritares tuaj rreth 5-8 cm. Për lartësinë, duhet të vendosni shufrat e perdeve 10 cm mbi dritaren. Nëse doni që dritaret tuaja të duken më të gjera ose më të gjata mund të shkoni përtej standardit 10 cm, por mos e kaloni 20 cm. Për të krijuar iluzionin e gjerësisë, ndjehuni të lirë të thyeni standardin deri në 30 cm në të dyja anët.
  • Largësia nga televizori: Sa larg duhet të jetë televizori nga divani, kjo varet nga madhësia e tij. Shumëfishoni madhësinë diagonale të televizorit tuaj me dy, pra nqs. keni një televizor 32” ose 80 cm, duhet të jetë 160 cm larg divanit.

Për qilimin ose tapetin, ka tre rregulla bazë që mund të ndiqni:

  • Nëse një qilim është mjaft i madh, mund të vendosni të katra këmbët e mobiljeve mbi të. Por duhet të lini 30-40 cm sipërfaqe të dyshemesë në të katër anët e qilimit, thotë dekoratori Houzz.
  • Nëse keni një hapësirë ​​më të vogël, mund të zgjidhni një qilim të vogël dhe ta largoni nga të gjitha këmbët e mobiljeve tuaja.
  • Shumë dizajner zgjedhin të vënë vetëm dy këmbët e para të mobiljeve në qilim. Kjo mund të lidhë gjithçka dhe të krijojë ndjenjën e hapjes.

Përsëri, mos kini frikë të thyni këto rregulla, nuk është e thënë të funksionojnë gjithmonë, por janë udhëzime të mira për t’u ndjekur.

 

Konsideroni hapësirën tuaj negative

Ndonjëherë, më pak është më shumë. Në dizajn, hapësira negative është zona që nuk përdoret nga asnjë objekt. Zakonisht, kjo është zona e bardhë e mureve. Tentimi për të mbushur çdo hapësirë nuk është i  mirë, sepse ndonjëherë hapësira negative flet vetë.

Dekorimi me hapësirën ​​negative mund të jetë pak i komplikuar, por ka disa mënyra që çdokush mund t’i përdorë:

  • Shmangni rrëmujën . Kjo është ndoshta mënyra më e mirë dhe më e zakonshme për të krijuar më shumë hapësirë ​​negative. Disa gjëra mund të përshtaten në mënyrë të përkryer me tryezën tuaj, por kjo nuk do të thotë se është e nevojshme. Lini një hapësirë ​​negative në dhomë.
  • Bëje me një qëllim. Sigurohuni që hapësira negative i shërben një qëllimi. Ju mund të lini një hapësirë ​​bosh për të nxjerrë në pah një zonë të zbukuruar afër, ose ndoshta hapësira negative krijon një dizajn interesant.
  • Vlerësoni format. Dy forma të kundërta mund të krijojnë një hapësirë ​​të çuditshme ose interesante: një tavolinë kafeje e lakuar mund të zbusë linjat e ashpra të hapësirave negative të krijuara nga sofat këndore dhe karriget në një dhomë katrore. Ky plan hapësinor nuk mund të funksionojë në dhoma të vogla, të cilat përqëndrohen buzë tryezës së rrumbullakët shumë afër divanit për ulje të rehatshme.

Nuk ka pse të kërkoni vende ku mund t’i hiqni gjërat, por vende që duken të mira edhe kur janë bosh.

 

Zgjidhni ndriçimin e duhur

Ndriçimi mund të jetë një kapitull i tërë në vetvete, por po supozojmë se nuk doni të investoni shumë për këtë. Tre llojet themelore të ndriçimit janë:

  • Ambjenti: I quajtur edhe ndriçim i përgjithshëm, ka për qëllim të ndriçojë në mënyrë të barabartë një dhomë.
  • Selektiv: Ndriçimi selektiv ka për qëllim të ndriçojë një zonë të veçantë. Një llambë në dhomën e ndenjes mund të ndriçojë një zonë leximi. Dritat në një kuzhinë shërbejnë si dritë vetëm për sipërfaqen e gatimit.
  • I theksuar: Ndriçimi i theksuar ka për qëllim të nxjerrë në pah një objekt të veçantë. Për shembull, spotet që mund t’i vendosni mbi një pikturë.

Shtimi i ndriçimit të llojeve të ndryshme mund t’ju japë dimensione të tjera. Filloni me ndriçimin e ambjentit (të përgjithshëm) në secilën dhomë, pastaj merrni parasysh se si mund të përdorni ndriçimin selektiv dhe të theksuar.

Përtej këtyre rregullave të thjeshta themelore, ndoshta do të dëshironi të bëni shtëpinë tuaj të ketë karakterin e vet. Këto udhëzime ju ndihmojnë të filloni, por ju duhet ta përshtatni dekorimin tuaj sipas shijeve dhe preferencave tuaja. Mos kini frikë t’i thyeni këto rregulla nëse iu besoni instinkteve tuaja, asaj që duket më drejtë për ju.

Të sponsorizuara

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 25/09/2017 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • Fuoristradat më të mira për vitin 2017

    by në 26/10/2017 - 0 Komente

    Njerëzit i pëlqejnë furoistradat, pozicionin e ngritur të tyre, ndjenjën e qëndrueshmërisë dhe nocionin që fuoristradat të mbajnë të sigurt, pavarësisht nga moti apo lloji i rrugës. Ata janë tërhequr gjithnjë e më shumë, për stilin e tyre të veçantë. Dizajni i tyre sot është shumë larg nga modelet e vjetra. Fuoristradat tani kanë elementë […]

  • Si shiten makinat në BE

    by në 03/10/2017 - 0 Komente

    Çfarë formalitetesh duhet të kaloj për të sjellë makinën time të re në vendin tim, të blerë jashtë vendit? Ju duhet të shkoni në zyrën tuaj doganore, ku do të bëni një deklaratë të TVSH-së dhe do të paguani TVSH-në e aplikueshme për makinën tuaj të re. Gjithashtu do të duhet të siguroni automjetin tuaj, […]

total