Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Panairi “Expo Sud Italia”, 6-21 shkurt

Lajme-Treg 07/02/2015

“Expo Sud Italia” është ekspozita promovuese e 16 firmave italiane nga Puglia, Sicilia dhe Campania, të cilat prezantuan produktet “Made in Italy” në Shqipëri përmes ICE, agjencisë për promovimin e ndërmarrjeve italiane.

Gabriella Lombardi, drejtoresha e ICE në Tiranë u shpreh: “Janë disa ndërmarrje që prezantohen në Shqipëri, firma të vogla dhe të mesme italiane, disa prej tyre vijnë për herë të pare në tregun shqiptar. Ne i kemi ndihmuar dhe do të vijojmë t’i ndihmojmë në hapat e tyre të para këtu në Shqipëri, duke i dhënë mundësinë që të jenë prezente dhe me produktet e tyre për dy javë.

Ato që kanë sjellë këto firma janë veshje për meshkuj dhe femra, bizhuteri, kostume plazhi, artikuj shtëpiakë, skulptura etj. Në COIN produktet do të prezantohen në disa hapësira, ndërsa në TEG do të jetë një hapësirë unike. Kemi investuar shumë për këtë eveniment për të ngjallur tek ju interesin që të shkoni për t’i parë me sytë tuaja të gjitha këto produkte nga afër, nga data 6 deri më 21 shkurt, përfshirë këtu edhe datën 14, ditën e Shën Valentinit ku në TEG do të ketë dhe një promocion special. Kështu shpresojmë që në këtë natë të prezantimit të shijoni shfaqjen”.

Nuk ka tag

571 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total