Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Ngjyra e preferuar për makinat

Bota e makinave 04/02/2015

Të dhënat tregojnë se 28 % e makinave të reja në vitin 2014 u lyen me ngjyrë të bardhë në mbarë botën, kundrejt 25 % të vitit të kaluar. E zeza vjen në vendin e dytë me 18 %, ndërsa ngjyrë argjendi dhe gri ndajnë vendin e tretë me 13 % secila. Popullariteti i ngjyrës së argjendtë vazhdon të zvogëlohet, duke rënë me 7 % gjatë dy viteve të fundit.

Ngjyrat natyrale, duke përfshirë ari, bezhë, kafe, të verdhë dhe portokalli janë duke u bërë më popullore. Ato përbëjnë 10 % të shitjeve globale në 2014.

ngjyra e makines

Modelet e reja do të ndikohen në të ardhmen nga tonet metalike, të tilla si bronx, kallaj me plumb dhe ar, të cilat kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në modë, stoli, mobilje dhe dizajnin industrial vitet e fundit. Për më tepër, konsumatorët do të tërhiqen nga ngjyra me ‘thellësi të lartë’ – një version më i shtrenjtë, në 2015, veçanërisht në ngjyrat blu, të kuqe dhe të verdhë.

Makinat sportive ka të ngjarë të vazhdojnë linjën e tyre me të kuqe, blu apo jeshile, si dhe argjendi, si ngjyra më popullore për modelet sportive. Makinat luksoze, 24 % e të cilave ishin të bardha në 2014, kanë më shumë gjasa që të përfundojnë me efekte metalike apo perlë, si dhe tonet natyrore.

Po t’I hidhni një sy tregut rajonal, do të gjeni se ka në thelb dallime në lidhje me tri ngjyrat më popullore. Në Amerikën e Veriut, e bardhë është ende më e popullarizuar (23 %), e ndjekur nga e zeza (18 %), grija (16 %) dhe argjendi (15 %). Në tregjet e Azisë dhe Paqësorit, e bardhë mbetet më popullore (31 %),  e ndjekur nga e zeza (20 %) dhe argjendi (12 %). Ndërsa në Evropë, tonet natyrore tashmë përbëjnë 12 % të shitjeve.

Nuk ka tag

1483 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total