Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Mundësitë e punësimit të emigrantëve në Gjermani

Info-Treg 23/09/2015

Gjermanët janë duke treguar solidaritet të madh me refugjatët. Por sfidat më të mëdha do të vijnë më vonë, sepse qindra mijëra refugjatë duhet të integrohen në shoqëri dhe në tregun e punës.

Për bosët e industrisë gjermane gjërat janë të qarta: refugjatët janë një shans i mirë për ekonominë gjermane. Në rastin më të mirë, pranimi i njerëzve “mund të jetë një bazë për një mrekulli tjetër ekonomike – siç ishte ajo në vitet 50-të dhe 60-të të shekullin të kaluar, kur “gastarbeiterët” (punëtorët e përkohshëm)kontribuan shumë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Gjermanisë”, tha shefi i Daimlerit, Dieter Zetsche në fillim të javës, në prag të hapjes së panairit të industrisë së automobilëve IAA në Frankfurt. Edhe shefat e koncerneve të tjera kanë premtuar ndihma për refugjatët, ndër ta edhe shefi i Porsches Matthias Müller, ai i koncernit Evonik, Klaus Engel si dhe drejtori i Postës Frank Appel.

kampet e emigranteve gjermani

Mini-programi ekonomik

Nëse u besojmë ekspertëve të Institutit Gjerman për Studime Ekonomike (DIW), ekonomia gjermane do të përfitojë menjëherë vitin e ardhshëm nga imigracioni. Rritja ekonomike në vitin 2016 do të jetë 0,25% më e madhe. Kjo për shkak të shtimit të shpenzimeve për shërbimet publike, strehimin, shkollat dhe integrimin e njerëzve. Refugjatët do të marrin edhe ndihma sociale, të cilat pjesërisht do të shpenzohen për konsum. Pra një lloj mini-programi koniunkturor.

Thomas Bauer, nënkryetar i Institutit ekonomik (RWI) në Esen pret në fillim vetëm efekte të vogla në rritjen ekonomike. “Por në plan afatgjatë kjo valë e refugjatëve mund t’i japë impuls hovit ekonomik në Gjermani, nëse ia dalim t’i integrojmë ata me sukses në tregun e punës”, tha Bauer në bisedë me DW.

Kualifikimet e domosdoshme

Por që integrimi i refugjatëve në tregun e punës do të jetë një sfidë shumë e madhe, e tregojnë studimet e Institutit të Tregut të Punës, IAB. Ky studim nuk është mjaft domethënës, por Instituti konstaton, se vetëm 55% e azilkërkuesve që mbeten në Gjermani mund të futen në punë. Kjo ka të bëjë me kualifikimet relativisht të ulëta të të ardhurve. IAB ka bërë një sondazh në radhët e 20.000 azilkërkuesve. Rreth 25% prej tyre kanë kualifikim arsimor, por pjesa tjetër jo.

“Shumica e refugjatëve që vijnë tek ne nuk kanë shanse që të futen shpejt në tregun e punës”, paralajmëron Carsten Linnemann, në një bisedë me “Handelsblatt”. Politikani i CDU-së pret që një pjesë e tyre të integrohen relativisht shpejt në tregun e punës. Por “problemi i mangësisë së fuqisë punëtore, nuk zgjidhet me azil”. Për të lehtësuar integrimin në tregun e punës, IAB propozon intensifikimin e mësimit të gjuhës dhe të përgatitjes profesionale.

Influenca e vogël në treg

Por çfarë po ndodh në tregun e punës? Dhe a do të shtohet numri i të papunëve apo do të ketë ulje të rrogave? Ministrja federale e Punës Andrea Nahles dhe shefi i Agjencisë së Punës, Frank-Jürgen Weise, llogarisin tani për tani me rritjen e papunësisë në Gjermani. Por në terma afatgjata, pritet që integrimi i refugjatëve në tregun e punës të mos ketë efekte negative. Nëse rreth 220.000 persona paraqiten në tregun e punës, kjo do të thotë se papunësia mund të rritet për 0,07 %. Instituti vlerëson se niveli i rrogave do të mbetet i njëjtë.

Edhe eksperti Bauer shprehet për maturi: “Nga studimet e lëvizjeve të migrantëve e dimë se valët e mëdha të refugjatëve kanë vetëm efekte të vogla në tregun e punës.” Nuk është e vërtetë që të huajt po ua marrin vendasve vendet e punës. Ndërsa efektet në nivelin e rrogave mund të jenë madje edhe pozitive.”

Ky shkrim u botua fillimisht tek Deutshe Welle në shqip (kliko për ta lexuar shkrimin origjinal)

Oferta të publikuara për punësim në Gjermani mund t’i gjeni tek “Ofroj punë”

 

Nuk ka tag

1155 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total