Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Mos u nxito! Vlerëso saktë pronën që shet!

Këshilla të dobishme 25/04/2017

Nëse po mendon të shesësh një shtëpi, makinë, telefon apo diçka tjetër, gjëja e parë që duhet të bësh, është një vlerësim i saktë, për të vendosur një çmim të pranueshëm si për blerësin, ashtu edhe për ty. Çmimi i shitjes nuk duhet t’ju shkaktojë humbje financiare, por as nuk duhet ekzagjeruar duke kërkuar një fitim, që ndoshta për llogjikën e tregut nuk është normal.

Nëse po mendon se ajo ç’ka shisni vlen shumë më tepër se kërkesat e tregut, mund të mos jetë momenti i përshtatshëm për ta nxjerrë në treg. Disa prej shitësve tregohen kokëfortë dhe vendosin çmime të larta, të cilat largojnë blerësit, duke pritur një kohë të gjatë për të “peshkuar” ndonjë blerës të painformuar. Por kjo është vështirë të ndodhë dhe në këtë rast kostoja më e madhe është KOHA.

Le të supozojmë një rast kur keni për të shitur një telefon 2 vjet të përdorur, duke pretenduar një çmim prej 20.000 Lekë. Pas gjashtë muajsh pritje për të gjetur një blerës, me qindra modele të reja hidhen në treg dhe çmimi i tij realisht mund të ulet deri në 15.000 Lekë. Për më tepër telefoni vjetërohet edhe më tepër, duke zvogëluar mundësitë e shitjes. I njëjti shembull vlen edhe për shitjen e një makine, ndërsa më i ndërlikuar mund të jetë rasti për shitjen e pronave, pasi vlerësimi i tyre ndikohet nga faktorë të tjerë, përveç kohës dhe konkurrencës në treg.

Po si ta vlerësoni drejt çmimin e shitjes për atë çfarë doni të shisni?

Mënyra më e mirë do të ishte hulumtimi i ofertave të ngjashme me atë që mund të publikoni edhe ju tek 100oferta.com. Duke krahasuar çmimet për një makinë të ngjashme me disa nga të dhënat kryesore, si p.sh: marka, viti i prodhimit, km e përshkruara dhe specifikime të tjera, do të arrini të kuptoni se ç’po ndodh në treg aktualisht.

Po ashtu, nëse mendoni të shisni shtëpi, apo ambjent biznesi, mund të hulumtoni ofertat e tjera, që kanë karakteristika të ngjashme, si p.sh: zona ku ndodhet, lloji i planimetrisë, sipërfaqja etj.

Suksesi juaj për të shitur diçka varet nga përcaktimi i një çmimi të drejtë që ndodhet në një interval mes pretendimit të blerësit dhe shitësit. Pasi të keni vendosur një çmim të drejtë, ju mund të publikoni ofertën tuaj tek 100oferta.com, mes mijëra ofertave të tjera, me të cilat mund të konkuroni gjithashtu në mënyrë të drejtë.

Ka raste, kur oferta e sapo publikuar tërheq menjëherë interesin e blerësve duke arritur në më shumë se 30 telefonata në ditë, tek të cilat duhet të gjeni blerësin tuaj potencial. Kjo tregon se çmimi që keni vendosur dhe përshkrimi i ofertës kanë qenë një zgjedhje e mirë.

Por ka edhe raste, kur oferta mund të mos krijojë interesin e dëshiruar në treg. Ju mund ta ndryshoni çmimin edhe pas publikimit tek 100oferta.com (duke klikuar “Menaxho ofertat”), por impakti i parë është shumë i rëndësishëm, kështu që një vlerësim i drejtë do të thotë një shitje më e shpejtë.

Pas vlerësimit për një çmim sa më të pranueshëm dhe formulimit të saktë të ofertës për publikim tek 100oferta.com, suksesi do të jetë i padiskutueshëm!

100oferta = 100%sukses!

 

         

446 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total