Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Marrëveshje tjetër me gjermanët për energjinë

Lajme-Treg 26/02/2015

Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Max Streicher, firmën gjermane të menaxhimit të projekteve, për të ndërtuar një linjë energjie me Italinë në vlerë rreth 200 milionë Euro,  raporton agjencia Reuters.

Marrëveshja u nënshkrua në Mynih të Gjermanisë. Ajo parashikon që Max Streicher të veprojë si lider i një grupi që do kryejë studimin e fizibilitetit, do sigurojë financimin dhe do të sjellë në bord të tjerë investitorë. Ministria e Energjisë publikoi të dhëna se projekti do të krijojë mundësi të mëdha për investime të reja në sektorin e energjisë në Shqipëri, veçanërisht në energjinë e rinovueshme. Marrëveshja me Max Streicher vjen pasi Gjermania ka financuar 50% si kredi dhe 50% si grant ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Nuk ka tag

517 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total