Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Marketingu Online për Hotelet

Këshilla të dobishme 23/05/2017

Nuk ka rëndësi nëse keni vetëm dy dhoma që i jepni me qira për pushime, një hostel të vogël, çadra kampingu, apo një hotel me 3 yje: ju keni nevojë të bëni marketing online për të komunikuar me ata që janë duke planifikuar pushime, në mënyrë që të bëhen klientët tuaj. Ndryshe nga një biznes i zakonshëm që shet produkte apo shërbime gjatë gjithë vitit dhe klientët i kalojnë pranë dyqanit apo zyrave të shitjes, pushuesit zakonisht janë larg hotelit tuaj dhe kërkojnë produktin që shisni në një periudhë të caktuar. Kështu që, mënyra më efikase për të bërë të njohur produktin tuaj para klientëve potencialë është MARKETINGU ONLINE, kjo është gjithashtu edhe mënyra më e lirë.

Më poshtë kemi renditur disa pika orientuese për të ndërtuar një fushatë marketingu online, e cila do t’ju ndihmojë të prezantoni aty ku duhet produktin tuaj (dhoma plazhi, hotele, resorte etj) për ta kthyer në një marrëdhënie të sigurtë dhe afatgjatë me klientin e mundshëm.

 

Të njohësh klientin

Para se pushuesit të rezervojnë pushimet e ardhshme, ndoshta do të kenë bërë disa kërkime për të zgjedhur hotelin apo resortin e duhur për ta. Nëpërmjet 100oferta.com, Facebook, Instagram, Twitter dhe Tripadvisor ju keni mundësinë të ndikoni në mënyrën se si klienti percepton hotelin tuaj para se të vendosë të rezervojë.

Përcaktoni saktë produktin që ofroni dhe llojet e klientëve që dëshironi të vizitojnë hotelin tuaj. A vjen klienti juaj për biznes, aventurë, një fundjavë, pushime të shkurtra apo pushime të gjata me familjen? A duhet të prezantoni një atmosferë romantike apo të mbushur me aventura, ekonomike apo luksoze? Mënyra e prezantimit që vendosni në fillim do të përdoret në të gjitha platformat e mediave sociale, kështu që është e rëndësishme të zgjidhni me kujdes mesazhet tuaja që nga fillimi.

Pasi të keni ngushtuar këtë demografik, inkurajoni klientët që të përfshihen në postimet tuaja tek 100oferta.com, Facebook, Instagram apo Twitter. Shpërblejini ata duke ofruar zbritje për produktet dhe shërbimet. Nëse ata kanë një blog udhëtimi, ju kërkoni që të shkruajnë për hotelin tuaj, kundrejt një zbritje të mëtejshme. Nëse nuk kanë një blog udhëtimi mund t’ju propozoni për të postuar një vlerësim në TripAdvisor.

 

  1. Marketingu në 100oferta.com

    ⭐⭐⭐⭐⭐

Tek 100oferta.com ju keni dy mundësi të shkëlqyera për të prezantuar produktet tuaja:

  1. duke postuar oferta tek kategoria “Dhoma plazhi“, “Shtëpi pushimi”, ose “Pushime, Akomodim” dhe;
  2. duke promovuar biznesin tuaj tek blogu “Promovim”.

Për më tepër të dyja këto mundësi fantastike ofrohen FALAS nga 100oferta.com, duke u prezantuar para një audience të gjerë të shqiptarëve kudo nëpër Botë: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e disaporë. Çdo ofertë e re, apo shkrim promovues përhapet automatikisht edhe në rrjetet sociale (100.000+ ndjekës). Nëse klienti juaj i ardhshëm është duke kërkuar me fjalët kyçe “pushime në Shqipëri”, apo “Kerkoj dhoma plazhi me qira”, etj. terma si këto, ka më tepër se 80% mundësi, që oferta apo shkrimi juaj të lexohet prej tyre dhe nëpërmjet tij të vizitojnë edhe webin tuaj. 100oferta.com gjithashtu përmban një kuti kërkimi, e cila është efikase dhe e shpejtë. Përpara një audience prej 18.000 vizitorësh në ditë, me mesatarisht 42.000 oferta të lexuara në ditë, suksesi për ju është i sigurt.

 

  1. Marketingu në Facebook

    ⭐⭐⭐⭐⭐

Facebook është një vend ideal për të ndarë me të afërmit mesazhe, foto dhe video nga pushimet e tyre, para dhe pas udhëtimit. Kjo është mundësia juaj për të treguar se si hoteli apo resorti juaj, do t’i bëjë pushimet e tyre më të mirat që kanë pasur ndonjëherë.

Ju mund të pyesni klientë të ngazëllyer për hotelin tuaj, ose të krijoni lidhje përmes fotografive, videove në faqen tuaj. Jan disa mënyra për të krijuar një faqe të suksesshme në Facebook për të shtuar klientë të rinj dhe për të ri-fituar ata të mëparshmit:

  1. Zgjidhni një foto për Cover, me pamje të plotë dhe përshkruese – Një fotografi vlen sa një mijë fjalë, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni me kujdes foton tuaj Cover. Zgjidh një foto bazuar në vendndodhjen, sezonin kryesor dhe atë që e bën hotelin tuaj të veçantë, sepse ky është imazhi më i dukshëm në faqen tuaj dhe gjëja e parë që njerëzit do të shikojnë. Duhet t’ju tregojë vizitorëve potencialin.
  2. Tregoni sa më shumë fotografi të jetë e mundur – Përdorni edhe fotografitë e qytetit tuaj për t’u krijuar një ide pushuesve për pushimet që do të kenë. Tregojuni atyre se ju jeni mikpritës gjatë gjithë kohës dhe kujdeseni për ta edhe kur nuk qëndrojnë në hotel. Krijoni albume me shumëllojshmëri të fotografive nga profesionistë që shfaqin hotelin dhe qytetin në dritën më të mirë.
  3. Krijoni oferta të veçanta ose promocione – Ju mund t’u ofroni klientëve stimuj të veçantë për të bërë “Like” faqen tuaj, si p.sh. zbritje për akomodimin e ardhshëm, që të inkurajoni klientët për produktin që shisni.

Cilat janë disa mënyra që mund ta bëni këtë?

  • Krijoni një konkurs dhe ftoni përdoruesit për të futur emrin dhe adresën e-mail.
  • U kërkoni atyre të ndajnë këtë garë me miqtë e tyre në Facebook për më shumë mundësi shtesë për të fituar.

 

  1. Marketingu në Instagram

    ⭐⭐⭐⭐

Instagrami është një mjet i fuqishëm marketingu dhe mund të ketë rezultate të shkëlqyera nëse përdoret siç duhet. Hashtags janë një komponent kyç në përdorimin e Instagramit.

  1. Hashtaget trendi mund të përdoren për të rritur ndërgjegjësimin e hotelit ose resortit tuaj – Mund të ketë raste të veçanta që ju dëshironi më shumë klientë në hotelin tuaj në një periudhë të caktuar, për një event të caktuar, p.sh. koncerte live, festa etj. Promocione të veçanta si këto inkurajojnë klientët e tjerë nëse dëshirojnë të marrin pjesë në këto evente.
  2. Hashtaget e veçanta mund të përdoren për klientë të veçantë – Nëse hoteli ndodhet në një vend të famshëm të bregdetit si Uji i Ftohte, ju mund të përdorni një hashtag specifik si #UjiFtohte. Gjatë planifikimit të një udhëtimi në një vend të caktuar, vizitorët potencialë do të kërkojnë nëpërmjet hashtagut të vendndodhjes, çka ju jep një mundësi të mrekullueshme për të shfaqur hotelin tuaj dhe t’u drejtoheni atyre.

 

  1. Marketingu në Twitter

    ⭐⭐⭐

Twitter ndoshta nuk është shumë i parapëlqyer për shqiptarët, por mbetet një nga rrjetet sociale kryesore për të huajt. Twitter e bën të lehtë për klientët, që të ndajnë përvojat e tyre me miqtë, duke sjellë referenca. Ai gjithashtu siguron një dritare prezantimi për t’u ekspozuar klientëve atë që hoteli juaj ka për të ofruar.

  1. Përfshini në një link (lidhje) me ofertat aktuale- Kjo varet nga vendet bosh që keni në dispozicion dhe datat që kërkoni të rezervohen.
  2. Pasqyrimi i ngjarjeve që ndodhin në qytet – Ka ndonjë festë apo ngjarje të veçantë në qytet? Shpërndani informacion rreth ngjarjes: një koncert, festival, promovim, inagurim etj.
  3. Ofroni shërbime për facilitetet e ofruara edhe jashtë dhomave të hotelit – Ndoshta keni një sallon, spa, restorant apo pishinë. Ndërtoni oferta vetëm për to, në mënyrë që klientët të vijnë sa më pranë hotelit tuaj. P.sh. 50% ulje për SPA, drekoni çift dhe paguani për një, ejani të shihni finale në barin tonë dhe shijoni një birrë falas, etj.

 

  1. Marketingu në Tripadvisor

    ⭐⭐⭐

Tripadvisor është një mjet popullor i përdorur nga turistët për të përcaktuar se ku të shkojnë, ku të qëndrojnë, ku të hanë dhe cilat vende të vizitojnë, gjithashtu iu jep atyre një mundësi për të ndarë mendimet dhe vlerësimet e tyre në lidhje me produktet e udhëtimit. Klientët ofrojnë rishikime të paanshme të hotelit tuaj, ngarkojnë fotot e tyre, votojnë pro ose kundër renditjen tuaj të hotelit, rekomandojnë miqtë etj.

Përveç turistëve, çdo hotel ose resort mund të krijojë një përshkrim të personalizuar, shërbimet e ofruara, çmimet, facalitetet dhe të ngarkojë fotot. Hoteli juaj do të renditet në një listë që përbëhet nga disa kategori: romantike, miqësore, familje, biznesi ose luksi.

Ju nuk mund të jeni në krye të listës së të gjitha hoteleve, por mund të jeni në kategori të caktuara. Theksoni ato pika që ju veçojnë nga hotelet e tjera. Ekziston edhe një opsion ku klientët mund të shikojnë çmimet dhe disponueshmërinë për rezervime. Për këtë arsye, po aq e rëndësishme është që çmimi juaj të jetë i saktë dhe i azhornuar sipas sezoneve.

 

Ky shkrim u publikua fillimisht tek lidhje.net 

 

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total