Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Lufta monetare

Lajme-Treg 16/03/2015

Euroja ecën pa u ndalur drejt barazimit të vlerës me dollarin. Kjo i ul rreziqet e deflacionit dhe ua lehtëson biznesin eksportuesve. Por ekspertët paralajmërojnë për një luftë monetare.

Së shpejti do ta përjetojmë: për herë të tretë në historinë e saj ende të re euroja do të barazohet në vlerë me dollarin. Që prej vendimit të Bankës Qendrore Evropiane (EZB), për të hedhur që prej marsit në treg, çdo muaj 60 miliardë euro, euroja e ka shpejtuar tatëpjetën e saj. Kështu që është vetëm një çështje kohe, deri kur për një euro do të marrësh vetëm një dollar, ose edhe më pak.

Po euroja e dobët është shumë e mirëpritur, mund të argumentosh tani, sepse ajo i bën më të lira në tregun botëror produktet e eksportuesve evropianë – dhe i bën ato në përgjithësi më konkuruese. Me zhvlerësimin e euros mund të importosh veç kësaj edhe pak inflacion dhe ta mbash nën kontroll rrezikun e deflacionit. Por sikur njëri nga produktet më të rëndësishme të importit, pikërisht nafta, të bëhet edhe më e lirë, ky efekt do të jetë i kufizuar. Veç kësaj, BQE nuk ka asnjë mandat, që me politikën e këmbimit të kursit të nxisë eksportet evropiane. Kështu mendon edhe Anton Börner, president i Shoqatës së Tregtisë së Jashtme (BGA): “Shefi i BQE, Mario Draghi, thotë se italianët dhe spanjollët nuk kanë më mundësi të eksportojnë, sepse euroja është shumë e fortë, pra unë e bëj më të lirë euron. Po me këtë hap bëhen më të lira edhe produktet gjermane. A besoni se dikush do të blejë ndonjë Fiat, ndonjë Peugeot, ose Citroen, kur mund ta blejë edhe një veturë gjermane 20 përqind më lirë?”

Në fillim mungonte kërkesa

Në fillim të karrierës së saj, kur euro ishte vetëm monedhë virtuale, më 4 janar 1999, ajo e kishte vlerën 1,1747 dollarë. Me këtë çmim u tregtua ajo në Sydney, në bursën e parë të madhe, e cila e filloi tregtinë pas ndërrimit të viteve. Por duke qenë se kjo monedhë, deri në futjen e parave reale në vitin 2002 ishte vetëm monedhë virtuale, mungonte kërkesa e investuesve për të, kështu që në 27 janar 2000, euroja ra për herë të parë nën dollarin.

Puna do të vinte edhe më keq: në tetor 2000, për një euro merrje vetëm 82 cent dhe u shqiptuan frikëra se euroja e dobët do të destabilizonte ekonominë botërore. Me futjen në qarkullim pa probleme të parave në dorë në euro, në janar 2002 u shënua kthesa, për të arritur në 15 korrik sërish barazinë me dollarin dhe në korrik 2008, monedha e përbashkët arriti me kuotën 1,60 38 dollarë rekordin e saj të deritashëm.

Por që atëherë vazhdon tatëpjeta dhe euroja nuk ndalet askund, përkundrazi: me politikën e saj monetare edhe Banka Qendrore Amerikane i bën presion shtesë kursit. Javën e ardhshme në Uashington bankierët e Bankës Qendrore Amerikane rreth shefes së FED-it, Janet Yellen, mund të përgatisin ngritjen e parë të interesave që prej shpërthimit të krizës financiare. Shumica e ekspertëve presin që në verë të kemi kthesë në interesat bankare në SHBA dhe besojnë që dollari do të ngjitet që më parë.

 / dw.de

 

Nuk ka tag

484 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total