Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Lajm dekurajues për Amazon: Ende herët për shpërndarjen me drone

Info-Treg 16/02/2015

Do të jetë pothuajse e pamundur që Amazon të bëjë realitet projektin ambicioz të shpërndarjes në adresë nëpërmjet droneve në SHBA.

Pas disa shtyrjeve për vendimin, Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) sot njoftoi zyrtarisht rregullat e propozuara për dronet e vogla komerciale, të cilat janë ndoshta më të buta se sa priteshin, por ende të rrepta për ta bërë praktike shërbimin e droneve të Amazon.

Këto rregulla do të zbatohen për dronet që peshojnë më pak 2.5 kg: pilotët do të duhet të kalojnë një test të njohurive (jo një test praktik) për të marrë një licencë të operatorit që telekomandon (test që duhet përsëritur çdo 24 muaj) dhe të jenë të paktën 17 vjeç. Dronet do të lejohen të fluturojnë vetëm gjatë orëve të ditës dhe duhet të jenë në fushëshikimin e pilotit (edhe nga një operator i dytë si vëzhgues).

Siç pritej, dronet komerciale do të lejohen të fluturojnë vetëm nën 150 metra dhe jo më shpejt se 60 km/h. Dronet do të duhet të jenë të regjistruara tek FAA. Fluturimet mbi njerëz janë të ndaluara dhe duhet të jenë të dukshme mbi 5 km.

FAA po konsideron krijimin e një kategorie të veçantë për drone shumë të vogla nën 1,5 kg që mund të lejojnë operatorët të fluturojnë mbi njerëz. Këto rregulla nuk zbatohen për modelet e aeroplanëve të vegjël me telekomandim.

Një nga aspektet më kufizuese të rregullave të propozuara është, se vetëm fluturimet me destinacion janë të lejuara, ndërsa nuk mund të përdoret një aparat fotografik apo kamera që rri pezull mbi njerëzit (dylbitë nuk janë të lejuara).

Amazon deklaroi se “Rregullat e propozuara të FAA-së për drone të vogla mund të miratohen pas dy vitesh, por edhe atëherë ato rregulla nuk do të lejojnë dronen e Amazon për të operuar në Shtetet e Bashkuara. FAA ka nevojë të përfundojë procesin formal për të adresuar nevojat e biznesit tonë, dhe në fund të fundit të klientëve tanë. Ndoshta operimi droneve tona së pari do të fillojë jashtë SHBA.”

FAA megjithatë vuri në dukje se ky është vetëm një hap i parë. Administrata vazhdon të vlerësojë teknologjitë e reja që do të lejojnë dronet të shkojnë përtej kontrollit të operatorëve dhe do të lejojë përjashtime.

611 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total