Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Ku përfundojnë makinat e reja që nuk shiten!?

Info-Treg 06/08/2016

Vitet e fundit, një nga temat e trajtuara shpesh ka qenë rimëkëmbja ekonomike.

Por është mbajtur e fshehtë mungesa e kërkesës dhe rrjedhimisht edhe shitjet tek konsumatorët, sidomos nga prodhuesit e automobilave, të njohura si “mallra kanali”.

shitje makina 1

Fotoja e mësipërme është vetëm një nga disa mijëra e mijëra makina të pashitura në Sheerness, Mbretëria e Bashkuar. Ju lutem shiheni në hartë (Koordinata në Google maps: 51.431432, 0.741747).

Ka me qindra vende si ky sot në botë që mbahen për grumbullim…

Miliona makina të reja të pashitura kanë zaptuar parqet e makinave në të gjithë botën. Atje, ato qëndrojnë, duke u amortizuar pa u mirëmbajtur.

Më poshtë është një foto e një parku masiv makinash në Swindon, Britania e Madhe, me mijëra makina të pashitura. Prodhuesit e makinave duhet të blejnë tokë gjithnjë e më shumë vetëm për të parkuar makinat e tyre pasi ata gjithmonë zgjerojnë linjat e prodhimit.

swindon makina

Ka dëshmi se recesioni i ekonomisë botërore është ende i ashpër. Në gjithë botën ka rezerva të mëdha të makinave të pashitura dhe ato janë duke u shtuar çdo ditë.

Imazhet në këto foto janë vetëm një pjesë shumë e vogël e atyre që ka në të gjithë botën.

Më poshtë është paraqiten vetëm disa nga 57,000 makina (dhe në rritje ) që presin blerës në Portin e Baltimore, Maryland, SHBA. (Koordinata në Google maps: 39.248635, -76.526011)

shitje amerika

Industria e makinave kurrë nuk do të pranojë të shesë këto makina nën çmimet e tyre. Ata duan çdo dollar. Megjithatë, askush nuk do të blejë ndonjë makinë të shtrenjtë me çmim më të lirë dhe më pas të përfundojë si të pashiturat. Mjaft i kemi bela.

Më poshtë paraqitet një imazh nga pista e testit Nissan në Sunderland Mbretërinë e Bashkuar. Pista nuk përdoret, për arsye se ka shumë makina të pashitura që janë parkuar aty. (Koordinata në Google maps: 54.912246, -1.492695)

shitje nissan

Industria e makinave nuk mund të ndalë prodhimin e makinave të reja, sepse do të duhet të mbyllë fabrikat dhe të lërë të papunë dhjetëra mijëra punëtorë. Kjo do të thellonte më tej recesionin. Gjithashtu efekti domino do të ishte katastrofik në linjat e prodhimit të çelikut.

Më poshtë paraqitet një zonë e vogël e një parku gjigand në Spanjë, me dhjetëra mijëra makina. Gjithashtu janë grumbulluar edhe në portin e Valencias në Spanjë. (Koordinata në Google maps: 39.437083, -0.303827)

shitje spanje

Më poshtë është një imazh i mijëra makinave të parkuara në një pistë pranë Shën Petersburgut, Rusi. (Koordinata në Google maps:59.980098, 30.585738)

cars94

Një tjetër foro me mijëra makina të pa shitura në një pistë në Heyford, Bicester, Oxfordshire. (Koordinata në Google maps:51.935031, -1.243808).

Prodhimi i më shumë makinave se sa mund të shiten është kundër çdo logjike, logjistikës dhe ekonomisë, por kjo vazhdon ditë pas dite.

A mund të themi se këto makina janë lënë të kalben! Ndoshta, pasi këto makina me siguri do të kalben në qoftë se nuk blihen dhe dikush të kujdeset për to. Llamarina, motorri, gomat, bateritë… gjithçka dëmtohet. Sa më gjatë që rrinë aq më shumë dëmtohen. Cila është përgjigja? Ato duhen shitur, ose të mos e dimë që kjo po ndodh.

Por blerësit e një makine të re duan modelin e fundit, kështu që mundësia për t’u shitur sa vjen e zvogëlohet.

shitje makina 3

Përfundimisht makinat që kanë më shumë se 2 vjet pa u shitur nuk do të kenë asnjë alternativë, por të riciklohen, ose të çmontohen dhe pjesët e tyre riciklohen.

Disa prodhues synojnë tregun e Kinës, si General Motors dhe Cadillac. Ata po i dërgojnë në kontejnerë dhe i shkarkojnë në port. Megjithatë, edhe parqet kineze tani janë mbushur me makina të reja amerikane. Shumë pak në Kinë mund të përballojnë çmimet e tyre, kështu që do të qëndrojnë aty deri sa të përmirësohet ekonomia…

  

4767 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total