Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Krahasimi i makinave evropiane, japoneze dhe amerikane

Bota e makinave 04/07/2017

Në këtë epokë të globalizuar, nganjëherë nuk është e lehtë të dallosh dy objekte të ngjashme që janë bërë në vende krejtësisht të ndryshme dhe kjo është e vërtetë kryesisht në rastin e makinave. Në ditët e sotme, makinat prodhohen në të gjithë botën, kështu që ndoshta nuk është e saktë t’i etiketojmë ato plotësisht sipas vendeve ku prodhohen. Megjithatë, disa dallime nuk zhduken, veçanërisht në stil, performanceë, siguri dhe të tjera. Ka shumë prodhues nëpër botë, por ata me numrin më të madh të markave të njohura, janë padyshim prodhuesit evropianë, amerikanë dhe japoneze.

Krahasimi: evropiane, japoneze, amerikane

Sa herë që ndonjë makinë e re del nga këta prodhues, menjëherë tërheqin vëmendjen e publikut dhe të apasionuarve pas makinave. Makinat e prodhuara në këto vende ofrojnë cilësi të lartë, por megjithatë dallojnë nga njëri-tjetri me karakteristikat e tyre. Një vend prodhon ndoshta makina më të mira se tjetri në aspektin e stilit ose performancës, ndërsa një tjetër mund të ofrojë më shumë në cilësi apo siguri.

 

Dizajni / Stili

Gjëja e parë që njerëzit vërjenë ndërsa blejnë makinë është forma e jashtme e makinës, pra dizajni. Dhe kur është fjala për stil, makinat evropiane nuk kanë zëvendësues. Në Evropë, stili i një makine është faktor i rëndësishëm dhe kjo shihet tek rezultatet. Me dizajnin tërheqës dhe të mrekullueshëm, makinat evropiane duken si të ardhura nga një botë tjetër. Madje, jo vetëm modelet e markave më të njohura, por edhe marka mesatare evropiane kanë pamje fantastike dhe dizajn tërheqës.

Dizajni i automjeteve evropiane dhe amerikane ndryshon shpesh, ndërsa në anën tjetër prodhuesit japoneze kanë tendencë për të ndryshuar më pak. Dizajnet e makinave japoneze as ndryshojnë shpejt, as dalin nga stili shpejt, por mbeten pak a shumë të njëjta për shumë vite.

Cilësia

Cilësia është gjithashtu një nga prioritetet e makinave evropiane. Nga britaniket ekzotike tek kali i egër italian dhe slitat e hekurta bavareze, makinat evropiane kanë një cilësi që nuk kushton lirë, por punon me efikasitet. Së bashku me makinat evropiane, makinat amerikane dhe japoneze janë shumë të njohur për cilësinë e tyre. Kilometrazhi rekord i përshkruar dhe cilësia e lartë kanë qenë gjithmonë pikat kryesore për shitjen e këtyre makinave.

Harxhimi i karburantit

Japonia ka historinë e prodhimit të automjeteve më efikase për harxhimin e karburantit. Një nga gjërat e rëndësishme që njerëzit i konsiderojnë kur blejnë një makinë është harxhimi i karburantit dhe makinat japoneze janë të dizenjuara qëllimisht për të ofruar atë. Në fakt, gjatë krizave të naftës në vitin 1973, popullariteti i makinave japoneze u rrit në tregun global, pasi automjetet e tyre kanë motor më të vogël dhe janë më efikase. Automjetet japoneze janë gjithmonë opsioni më i mirë kur dikush dëshiron një makinë ekonomike.

 

Performanca

Edhe në aspektin e performancës apo të fuqisë, është mjaft e vështirë për të gjetur një alternativë të krijuesve evropianë. Modelet e prodhuesve më të mëdhenj evropianë si BMW, Mercedes-Benz janë disa nga makinat më të mira që janë ndërtuar ndonjëherë. Fuqia dhe përshpejtimi i këtyre makinave janë shumë më tepër se homologët e tyre.

 

Jetëgjatësia

Makinat japoneze nuk mund të udhëtojnë aq shpejt sa ekuivalentët e tyre evropianë, por ato zakonisht funksionojnë për një periudhë shumë më të gjatë kohore. Ata nuk kërkojnë shumë mirëmbajtje; Rrallëherë nevojiten riparime të plota në makinat japoneze.

Fuqia

Amerikanët e duan fuqinë dhe kjo mund të shihet lehtësisht në prodhimet e tyre, siç janë automjetet. Makinat amerikane janë të njohura për fuqinë e tyre. Këto automjete kanë marrë edhe emrin “makina të muskujve” për fuqinë e tyre. Makina amerikane vjen me një motor të fuqishëm që kërkon konsum të lartë të karburantit. Nuk ka asnjë konkurrent të automjeteve amerikane kur bëhet fjalë për forcë.

 

Besueshmëria

Prodhuesit evropianë dhe amerikanë mund të kryesojnë për shpejtësi dhe fuqi, por jo për besueshmëri. Makinat japoneze kanë rekordin më të mirë kur bëhet fjalë për besueshmërinë nga blerësit. Prodhimi i makinave të besueshme nuk kufizohet vetëm tek Toyota, Nissan dhe Honda. Prodhues të tjerë japonezë si Mazda, Mitsubishi, Isuzu, Daihatsu prodhojnë gjithashtu automjete që kanë fansat e tyre të palëkundur. Duke ofruar makina të besueshme dhe të sigurta, prodhuesit japonezë të makinave kanë lënë gjurmë të mëdha në zemrën dhe mendjen e klientëve.

 

Çmimi

Së bashku me të qenit efikas dhe i besueshëm, automjetet japoneze kanë çmime të arsyeshme gjithashtu. Ato janë ndërtuar me idenë e njeriut të zakonshëm, konsumatorit të zakonshëm. Nga ana tjetër, makinat evropiane janë të shtrenjta për të qenë brenda mundësive të secilit.

 

Siguria

Automjetet japoneze marrin lavdërime në mbarë botën për tiparet e tyre dhe një tipar i tillë është siguria. Prodhuesit japonezë kryesojnë kur është fjala për sigurinë. Ata janë të njohur për zhvillimin e teknologjive që rrisin standardet e sigurisë.

 

Përfundim

Prodhuesit e makinave evropiane, amerikane dhe japoneze kanë konkurruar për dekada me njëri-tjetrin për të fituar klientët me prodhimet më të mira. Njerëzit preferojnë të blejnë makina në bazë të preferencave të tyre personale dhe karakteristikave të tyre. Disa preferojnë makina të forta dhe të fuqishme, ndërkohë që disa kërkojnë për makina me karburant të efektshëm. Duke folur në mënyrë krahasuese, në makinat evropiane, dizenjimi dhe performanca janë tiparet kryesore, ndërsa makinat amerikane janë identifikuar si të mëdha, të fuqishme dhe të gjera. Makinat japoneze kanë cilësi besueshmëria, efiçencën e karburantit dhe jetëgjatësinë.

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total