Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Korçë, do të punësohen banorët e zonave ku kalon gazsjellësi

Lajme-Treg 25/02/2015

Fillimi i punës për ndërtimin e gazsjellësit TAP, projekti që prek zonën jugore të Shqipërisë dhe që pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, ka mbledhur në një takim kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo dhe Drejtorin e Departamentit të ASM, Anton Mifsud Bonnici, Country Managers, të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi udhën që do ndiqet për realizimin e këtij projekti, ku Korça do të jetë rajoni i parë që do të preket në vendin tonë. TAP do nisë udhëtimin nga konsorciumi i Azerbajxhanit për të kaluar në Turqi, Greqi, Shqipëri dhe më tej përmes detit Adriatik, në Itali.

Realizimi i këtij projekti do të nisë në fillim të vitit 2016, teksa aktualisht po vijojnë konsultat me drejtues vendorë për pikat ku do kalojë tubacioni, si dhe për shpronësimet që do ketë në zona të caktuara.

Ky projekt do të kalojë në territorin e komunave Bulgarec, Mollaj dhe Vithkuq, që do të jenë pjesë e Bashkisë së Korçës. Gjatë takimit u vlerësuan mundësitë e punësimit të banorëve të këtyre zonave gjatë realizimit të projektit dhe për këtë, Bashkia e Korçës mori gatishmërinë për plotësimin e kësaj kërkese.

Ky projekt do të sjellë përfitime afatgjata për rajonin, për banorët e qytetit të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë.

Nuk ka tag

478 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

total