Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Kodi i Punës – ndryshimet për pagat, kontratat dhe lejet

Lajme-Treg 09/04/2015

Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme projektligjin “Për disa ndryshime në Kodin e Punës”, i cili sjell një sërë risish, duke synuar të rrisë ndjeshëm garancitë ligjore dhe të shëndetit në punë për punëmarrësit.

Projektligji, që vjen si nismë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prek disa kapituj të Kodit të Punës, kryesisht ata që rregullojnë marrëdhëniet e punës mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, çështjen e pagesës për punët e vështira dhe në orët e vona, lejen e lindjes dhe shëndetit në punë, si dhe punësimin e përkohshëm.

  • Në Kod sanksionohet se çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar.
  • Ndërkohë që për çdo gjashtë orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit.
  • Lidhur me lejen e lindjes, në Kod është propozuar ndryshimi që u jep të drejtën të dy prindërve të gëzimit të lejes së përkujdesit për fëmijën e sapolindur.
  • Po ashtu është parashikuar që pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marrin dy orë leje në ditë të paguar. Pra, mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë.
  • Prindërit mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim kur kanë sëmurë fëmijët deri në moshën 6-vjeçare, si dhe kanë të drejtë të marrin leje të papaguar jo më pak se katër muaj.
  • Me ndryshimet e reja, Kodi sjell detyrimin ligjor që ndryshimi i kontratës së punës mund të bëhet vetëm me shkrim. Një zhvillim, i cili rrit mbrojtjen në punë dhe në proceset gjyqësore për punëmarrësit.
  • Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur, si hidraulikët, elektricistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë etj.
  • Për herë të parë, me këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë, ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, duke iu krijuar mundësi të reja por edhe mbrojtje veçanërisht të rinjve.
  • Një tjetër risi është edhe ajo që prek nxënësit e arsimit profesional. Kjo kategori nxënësish, që në përputhje me sistemin dual gjerman do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, këtej e tutje do të paguhet.

Me ndryshimet e miratuara sot në Kodin e Punës vijnë dhe disa përcaktime të tjera, që synojnë ndalimin e diskriminimit në punësimin dhe formimin profesional. Kështu, parashikohet lënia e barrës së provës punëdhënësit për marrjen e masave me qëllim respektimin e parimit të mosdiskriminimit. Ndër të tjera parashikohet edhe përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të “shqetësimit seksual” në mjedisin e punës.

Projektligji i miratuar dje në mbledhjen e qeverisë pasqyron propozimet e paraqitura nga partnerët socialë, problemet e zbatueshmërisë së dispozitave të Kodit të Punës, disa elemente të rëndësishme të Acquis të BE-së për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndalimin e diskriminimit, si dhe mbrojtjen e veçantë të grave dhe rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve të së Drejtës Sociale të Këshillit të Europës.

/ Mapo

Nuk ka tag

744 herë e lexuar, 2 herë sot

  

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

total