Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Këshilla për përdorim të sigurtë të internetit

Këshilla të dobishme 06/07/2016

Edhe pse do të donim të mendonim se gjithkush është i sinqertë dhe i respektueshëm, për fat të keq kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Mashtrimet janë një realitet i internetit. Pavarësisht nga kjo, 100oferta përpiqet të krijojë një komunitet të sigurt online, ku përdoruesit mund të lidhen me njëri-tjetrin thjesht, me këshilla dhe informacion në lidhje me ofertat e publikuara prej tyre.

100oferta nuk trajton shkëmbimet e parave (transaksionet) mes blerësit dhe shitësit dhe nëse dikush ju thotë ndryshe, ndoshta po përpiqet t’ju mashtrojë.

Gjithmonë tregohuni i kujdesshëm me informacionin personal, të dhënat financiare, apo pagesat e çdo lloji për njerëzit që nuk i njihni personalisht.

Tashmë që mijëra individë dhe biznese përdorin çdo ditë 100oferta.com, disa këshilla për sigurinë tuaj janë të domosdoshme.

  1. 100oferta.com është një faqe interneti që publikon ofertat e tregut shqiptar. Edhe në rastet kur ndonjë ofertë vjen nga shtetas shqiptarë jashtë hapësirës shqipfolëse, ju keni mundësi të hulumtoni rreth aktivitetit të postuesit. Pra, gjithmonë keni mundësi të takoheni fizikisht, ballë për ballë dhe jo vetëm online, me këdo që ka publikuar një ofertë dhe kjo është mënyra më e mirë për të shmangur çdo mashtrim të mundshëm.
  1. Kërkesat për të përdorur shërbimet e transferimit të parave si Western Union ose MoneyGram nuk janë të destinuara për transaksione mes personave të panjohur. Dikush që ju kërkon një transfertë të tillë ka shumë gjasa të jetë një mashtrues. Një mashtrim i zakonshëm është kur ju dërgojnë email duke kërkuar para për t’ia dërguar një miku apo të afërmi. Mos kryeni kurrë transaksione me të panjohur, gjithmonë takohuni fizikisht me shitësit.
  1. Nëse ju vjen një email gjoja nga 100oferta.com (apo ndonjë faqe tjetër) duke iu kërkuar të dhënat tuaja personale si: emër përdoruesi, fjalëkalime, të dhënat e kartës së kreditit etj, ky është një email i rremë. 100oferta.com dhe shumica e faqeve të tjera, kurrë nuk do t’ju dërgojnë email për të ekzaminuar të dhënat tuaja.
  1. Nëse dikush merr përsipër të publikojë një ofertë në emrin tuaj me pagesë, ky është mashtrim. Pagesa të kërkuara fizikisht ose online nga faqe të mirënjohura për pagesa online si eBay ose PayPal, nga persona të tjerë në emrin e 100oferta.com janë të gjitha mashtrime. Tek 100oferta.com çdo njoftim i ofertave, pa asnjë kushtëzim, është dhe do të jetë gjithmonë FALAS.
  1. Kujdes nga oferta të tilla si “puno nga shtëpia” apo “kredi me interes zero”. Këto oferta nuk janë publikuar dhe nuk do të publikohen në asnjë mënyrë tek 100oferta.com, por edhe nëse lexoni një të tillë në faqe të tjera, duhet të keni kujdes, sepse bëhet për qëllime mashtrimi, ose veprime të paligjshme financiare.
  1. Tek 100oferta.com çdo postues i ofertave regjistrohet dhe poston oferta nga një adresë IP, e cila nuk bëhet publike, por mbahet nga 100oferta.com për arsye sigurie. Gjithsesi nëse vëreni një ofertë të parregullt, ju lutem raportojeni tek butoni në fund të ofertës.
  2. Përveç kontakteve që ju vendosni kur postoni një ofertë, 100oferta.com lejon mundësinë e komunikimit mes shitësve dhe blerësve nëpërmjet mesazheve mes email-eve të tyre. 100oferta.com nuk ka mundësi të kontrollojë përmbajtjen e mesazheve në email, por nëse mendoni mesazhet janë SPAM, me gjuhë fyese, pa lidhje me interesin për ofertën apo shqetësues, ju keni mundësi të bllokoni adresën IP që gjendet në fund të email-it, ose ju lutem postojeni atë email siç është (forward) tek info@100oferta.com

Nëse jeni një vizitor i 100oferta.com, që po kërkoni të blini diçka, ju keni mundësi që të raportoni çdo ofertë, të cilën e gjykoni si të parregullt, nëpërmjet një butoni të vendosur në fund të ofertës. Në këtë mënyrë ju ndihmoni të gjithë komunitetin shqiptar në internet.

Nëse vini re ndonjë problem tjetër që lidhet me sigurinë në internet mos hezitoni të na shkruani tek info@100oferta.com.

 

517 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total