Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Keni vërtet një telefon Samsung, apo kopje kineze?

Info-Treg 12/07/2015

HTC One, Samsung Galaxy S3 dhe S4, Galaxy Note 3, iPhone, … të gjitha, kanë klonin (kopjen) e tyre në tregun kinez, disa madje arrijnë para origjinalit në duart e konsumatorëve. Por … Deri në çfarë mase janë këto kopje? A ja vlen të kursesh një farë shume dhe të blesh një prodhim kinez pa leje?

Është gjithnjë e më e zakonshme të gjesh kopje pothuajse të sakta, të paktën në projektim, nga modelet e pothuajse të gjithë telefonave. Është e vërtetë se shumica e telefonave vijnë nga Azia, kryesisht nga Kina. Avantazhi kryesor i kopjeve është natyrisht çmimi. Për shembull S4 Galaxy, i cili kushton rreth 700 Euro mund të gjendet në tregun e kopjeve kineze me 250-300 Euro.

Për ata që nuk kujdesen shumë për markën, telefonat kinezë që imitojnë projektimin dhe madje edhe specifikimet teknike do të duken si një alternativë e mirë. Megjithatë, është mirë të jesh i kujdesshëm. Kopjet kineze padyshim sjellin disa probleme që mund t’i paguash dhjetë fish në aspektin e cilësisë.

 

Problemet me kopje kineze

Duket se kopjet kineze nuk përfshijnë një sistem Android OS, por një sistem ‘të maskuar’ plotësisht të Google. Si e tillë, papërshtatshmëria me aplikimet kryesore, të tilla si Gmail dhe Whatsapp, zbulohet menjëherë në përdorimin e tyre.

Kamerat janë shumë më keq se pajisjet origjinale dhe duket se e “shtrembërojnë” sasinë e Megapixels të reklamuara. Për më tepër, procesorët mbingarkohen shpesh dhe arrijnë vetëm 50% të shpejtësisë që reklamohen.

 

Kopjet kineze në tregun shqiptar

Nga një vëzhgim i përdoruesve të internetit, del se sistemi Android përdoret nën emrin e Samsung nga më shumë se 25% telefona të tipit Feiteng, Star Tinji, HDC One, Hero H2000 etj, që janë emrat më të spikatur të kopjeve të Samsung, HTC dhe iPhone, që do të thotë se blerësit nën kasën e shkruar Samsung, kanë një kopje kineze. Kjo vlen edhe për iPhone në një masë më të vogël. Fakti është se dallimet mes tyre janë shumë të vogla dhe vetëm një specialist mund t’i dallojë, duke provuar performancën e tyre. Ndërsa kur vjen puna për pjesët e këmbimit, si karrikues, fisha apo monitorë mos keni dyshimin më të vogël që janë kopje kineze.

1804 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

total