Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Ka ardhur koha të shesësh në internet? Si?

Këshilla të dobishme 15/12/2013

Me rritjen e popullaritetit të blerjeve online, ka shumë biznese që përpiqen për të plotësuar nevojat e blerësit nëpërmjet shitjeve në internet. Tashmë është më e lehtë se kurrë për të filluar biznesin tuaj në internet dhe për të filluar shitjen e produkteve tuaja. Ja një udhëzues i thjeshtë, që ju tregon hap pas hapi si të filloni të shisni online:

1 – Vendosni çfarë do të shisni

Nëse nuk e dini se çfarë do të shisni, nuk mund të vazhdoni me ndonjë nga hapat e mëposhtme në këtë proces.

Ju mund të shisni prodhimet tuaja. Shumë biznese online fillojnë për shkak se pronarët kanë një produkt, që ata duan të shesin. Këto produkte mund të përfshijnë linjat e veshjeve, bizhuteri, shërbime, apo objekte të tjera që keni krijuar. Nëse zgjedh këtë rrugë, duhet ta dini se sfida e kërkesave tuaja përballë konsumatorëve mund të jetë e vështirë.

Nga ana tjetër, ju gjithashtu mund të shisni produktin e dikujt tjetër nëpërmjet web-faqes tuaj. Në qoftë se ju vendosni të bëheni shitësi i produkteve në këtë mënyrë, do të duhet të gjeni një burim të besueshëm apo shitës, që ka kapacitet të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat tuaja dhe që ofron një cilësi të produktit që do të rrisë biznesin tuaj, jo ta pengojë atë.

Pasi të gjeni një produkt që dëshironi të shisni, do të duhet të kontaktoni shitësin dhe të negocioni për një çmim. Sigurohuni që shitësi di diçka për atë që dëshironi të fitoni nga partneriteti. Pasi ju dhe shitësi të bëni marrëveshje reciprokisht të dobishme, nënshkruani një kontratë.

 

2 – Zhvillimi i një plani

Pasi të keni vendosur produktet për shitje, është koha për të zhvilluar planin tuaj të biznesit. Vendosni se si do ta quani kompaninë tuaj dhe se si do ta bëni këtë të ditur për  konsumatorët. Krijoni një plan të detajuar financiar dhe marketingu. Studjoni çdo aspekt fillestar, që të jeni i përgatitur për të filluar udhëtimin tuaj si një sipërmarrës. Kjo do të jetë gjithashtu një pozitë më e mirë për të bindur një bankë ose huadhënës privat që të investojë në biznesin tuaj, duke ju dhënë fondet e nevojshme për të filluar shitjen online.

Ndërkohë që jeni duke krijuar planin tuaj të biznesit, merrni në konsideratë çështje të veçanta që lidhen me shitjen e produkteve tuaja. Për shembull, shitja e alkoolit dhe duhanit kërkon liçenca dhe leje të veçanta. Ose, në qoftë se vendosni të shisni mobilje, libra, lule etj, mbase do t’ju duhet një magazinë për to. Sa më shumë produkte, aq më shumë hapësirë do t’ju duhet. Kjo mund të shtojë shpenzimet mujore, kështu që konsiderojeni buxhetin tuaj. Para se të vendosni pikërisht çfarë do të shisni në internet, zgjidhni problemet e logjistikës, që vijnë së bashku me këtë produkt të veçantë. Ndoshta mund të flisni me pronarët e biznesit që shesin produkte të ngjashme, për të parë nëse ata mund të ofrojnë ndonjë lehtësi para se të angazhoheni për shitjen e një produkti online.

 

3 – Regjistroni biznesin tuaj

Pa marrë parasysh se çfarë lloji produkti planifikoni për të shitur, është me rëndësi që ju të regjistroni biznesin tuaj. Jo vetëm që kjo do të ofrojë mbrojtje ligjore dhe do ta bëjë më të lehtë për ju një kredi biznesi, por mund të shërbejë për financim dhe grante alternative.

Për të regjistruar kompaninë tuaj në nivel lokal, kontaktoni QKR.

Mendoni ta trajtoni këtë biznes si markë tregtare. Një markë tregtare është një përcaktim, që mbron të drejtat tuaja ligjore në pronën tuaj unike dhe i jep klientëve tuaj sigurinë se produkti që ata janë duke blerë është i vërtetë.

 

4 – Krijimi i një website

Tani që produkti juaj është gati për tregun, duhet të vendosni vendin përmes të cilit do të shisni produktet tuaja. Një mënyrë është të shisni prodhimet tuaja në një faqe ekzistuese si ebay, por në Shqipëri ato pothuajse nuk operojnë dhe ju duhet të paguani për të postuar prodhimet tuaja.

Mënyra më e mirë për të shitur produktet tuaja është për të krijuar faqen tuaj. Nëse ju vendosni kështu, do t’ju duhet të merrni disa njohuri në internet, ose të punësoni një kompani për të krijuar faqen.

Nëse keni pak dëshirë për teknologjinë dhe internetin, ndërtojeni vetë një faqe interneti, duke përdorur si bazë template të gatshme, që gjenden me lehtësi me një pagesë minimale rreth 50 USD për sistemet e menaxhimit të përmbajtjes (CMSs) si WordPress dhe Joomla.

Nëse kërkoni asistencë paraprake për ndërtimin e një website për shitje online, mos nguroni të na shkruani tek info@100oferta.com, sepse 100oferta.com do të jetë partneri juaj, duke ju reklamuar FALAS që në fillim sipërmarrjen tuaj.

 

5 – Linja juaj e marketingut

Pasi të keni biznesin tuaj, produktet gati për shitje dhe faqen tuaj te internetit, është koha për tregun e biznesit tuaj. Shumica e produkteve nuk shiten vetë. Pronarët e bizneseve duhet të punojnë shumë për të shfaqur produktet e tyere në sytë e publikut.

Një mënyrë e shkëlqyer për të tërhequr konsumatorë të rinj është që të përdorni mediat sociale si një mjet marketingu. Ka shumë media sociale, përmes të cilave mund të fusni në treg kompaninë tuaj, duke përfshirë Facebook, Twitter, Google + dhe LinkedIn. Krijoni mesazhe informative për kompaninë nëpërmjet blogjeve në mënyrë që të shfaqni biznesin tuaj në një audiencë sa më të gjerë dhe për të rritur shitjet tuaja në mënyrë eksponenciale.

 

6 – Ndërtoni procesin e logjistikës

Si një shitës i vogël, ju ndoshta nuk do të keni volumin për të negociuar me kompanitë e shpërndarjes postare.

Për ta bërë procesin edhe më të lehtë, ndërtoni një departament shpërndarje efikas, me mjete motorike të thjeshta dhe të shpejta, me kosto të ulët. Kjo do t‘ju bëjë më efikas nëse punësoni edhe një skuadër efiçente me të rinj që janë të motivuar, i njohin adresat mirë dhe komunikojnë qartë me konsumatorin.

Nëse kjo realizohet mirë, do të inkurajojë klientët tuaj të blejnë nga ju përsëri dhe përsëri në të ardhmen, duke finalizuar suksesin e biznesit tuaj.

 

  

3844 herë e lexuar, 2 herë sot

  

  • 19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

    by në 02/08/2016 - 0 Komente

    Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi.  Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që […]

  • 10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

    by në 06/01/2016 - 3 Komente

    1. Pse po blini një makinë të përdorur? Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re.

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/01/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    by në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • SHBA kërkon urgjentisht shoferë për kamionë

    by në 10/10/2015 - 0 Komente

    Deri në fund të ketij viti do të krijohet një mungesë prej 50.000 shoferë kamioni në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit nga Shoqatave Amerikane e Kamionëve (ATA). Bizneseve amerikane ju duhen shoferët e kamionëve për të transportuar mallrat për dërgesat e përditshme dhe çdo gjë të domosdoshme, nga ushqimi në supermarkete deri tek dërgesat e […]

total