Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Indeksi i çmimeve të ndërtimit, konsumit dhe prodhimit në Shqipëri për T1 2013

Info-Treg 12/06/2013

INDEKSI I KUSHTIMIT NË NDËRTIM

Në tremujorin e parë 2013, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 101.4 përqind(Tremujori i I 2011=100), duke shënuar një rritje prej 0.4 përqind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012 Indeksi i Kushtimit në ndërtim ka shënuar një rritje me 1.1 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.3 përqind. ndertim

Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0.1 përqind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi indekset e çmimeve të nëngrupeve “Materiale ndërtimi” dhe “ Materiale hidro-sanitare” kanë shënuar ulje respektivisht me 0.1 përqind dhe 1.1 përqind. Ndërsa indeksi i çmimeve të nëngrupit “Materialeve elektrike dhe komunikimi” ka pësuar nje rritje prej 3.0 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Indekset e grupeve “Shpenzime transporti” dhe Shpenzime për pagat u ulën respektivisht me 0.3 dhe 0.7 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa, indeksi i grupit “ Shpenzime makinerie “ nuk ka pati ndryshime gjatë këtij tremujori.

 

INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMIT

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2013, arriti 115.5 përqind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një ulje prej 1.0 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm.

Ndryshimi vjetor në muajin Maj është 2.1 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9 përqind. Krahasuar me muajin e mëparshëm Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 2.5 përqind. Ulja më e madhe prej 16.0 përqind vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet”. Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të patëllxhaneve me 38.3 përqind,domateve me37.1 përqind,kastravecave me24.7 përqind,specaveme23.4 përqindsallatës jeshile me19.1 përqind,etj. Çmimetnë nëngrupin“fruta” shënuannjë rritjeprej 4.3përqind, kumund tëpërmendim rritjen e çmimittë kivitme 24.3përqind, limonave me12.3 përqind,mollëve me 7.4 përqind,portokallëve me 3.3 përqind, etj. Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim uljet në nëngrupin “qumësht, djath e vezë” me 1.2 përqind, “vajra dhe yndyrna” me 0.7 përqind, “peshk” me 0.2 përqind, etj.

konsumi

Indeksiigrupit “Pijealkolikedheduhan”kashënuarnjërritje0.6përqind. Brendakëtij grupiçmimetepijeve alkolike shënuan një rritje prej 0.5 përqind dhe duhanit me 0.6 përqind. Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.4 përqind. Indeksi i grupit “Qera, ujë lëndë djegëse dhe energji” shënoi një ulje prej 0.1 përqind ku mund të veçojmë uljen e çmimit të gazit të lëngshëm me 1.7 përqind.

Indeksi i grupit “Transporti” ka shënuar një rritje prej 0.1 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.1 përqind ndërsa çmimi i benzinës një ulje prej 0.3 përqind. Indeksi i grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” ka shënuar një ritje prej 2.6 përqind, rritje kjo që ka ardhur si rezultat i rritjes së tarifave të siguracionit të makinave.

 

INDEKSI I ÇMIMEVE TË PRODHIMIT

Në tremujorin e parë të vitit 2013, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 113.3 përqind (Viti 2005 = 100), duke shënuar një rritje prej 0.2 përqind kundrejt tremujorit të katërt 2012. Ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është -1.2 përqind. Industria Nxjerrëse shënoi një rritje prej 1.5 përqind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetin “Nxjerrja e produkteve joenergjitike” me 2.9 përqind.

prodhim

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi rritje me 0.1 përqind. Brënda saj mund të përmendim rritjen e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: “Industria ushqimore” me 1.2 përqind, “Industria e letrës, kartonit dhe botime” me 0.2 përqind, “Rafinimi i naftës; koksifikimi” me 0.1 përqind.

Ulje të çmimeve kanë pësuar aktivetetet: “Industria tekstile dhe e veshjeve” me 0.1 përqind, “Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve” me 1.3 përqind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 111.1 përqind duke shënuar një ulje prej 0.1 përqind krahasuar me tremujorin e katërt 2012. Këtu mund të përmendim uljen e çmimeve në degën “Industri përpunuese” me 0.2 përqind.

Indeksi i Çmimeve të Eksportit (viti 2005 = 100) arriti 121.1 përqind duke shënuar një rritje prej 0.7 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në degën “Industri nxjerrëse” me 2.6 përqind.

 Burimi | INSTAT

    

1175 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • Ndryshimi i çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    ZONA I Zona 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportif, fshati Shkozë, Depo e Ujit, ishte 98,000 lekë/ m2, bëhet 97,700 lekë/m2   Zona 1 /2 Poligrafiku, Shkoza, Uzina e Autotraktorëve, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk, ishte 80,000 lekë/ m2, bëhet 78,000 lekë/m2   ZONA 2 Zona 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”, ishte 187,000 lekem2, […]

  • 7 rregulla që duhet t’i thyesh kur intervistohesh për punë

    by në 29/09/2018 - 0 Komente

    Intervistat mund të jenë argëtuese. Ata që kanë kaluar disa intervista e dinë se nuk ka pse të jetë një përvojë e vështirë dhe stresuese. Stigma që rrethon intervistën është se gjithmonë duhet të mendoni për të projektuar versionin më të mirë të vetes. Por, kur intervistoheni disa herë, mësoni se më shumë se çdo […]

20 shitjet e fundit

total