Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Gjermania kërkon personel shëndetësor

Info-Treg 16/09/2013

Gjermanisë i mungojnë me mijëra infermierë dhe persona për përkudesje. Qeveria ka hartuar një varg masash për përmirësimin e gjendjes, por shumë prej këtyre masave nuk janë në përputhje me kodin e mirësjelljes. Gjermania ka një problem serioz me mungesën e këtij personeli mjekësor që kujdeset për të moshuarit dhe të sëmurët. Deri në fund të kësaj dekade, Gjermanisë do t’i mungojnë 220.000 persona të tillë, thonë ekpsertët. Qeveria gjermane tani po përpiqet që të zbutë këtë gjendje emergjente. Nga vendet e tjera janë duhet të vijë personel mjekësor, i cili duhet të kujdeset për popullatën gjithnjë e më të moshuar gjermane.

Në veçanti në fokus janë vendet si Spanja, Greqia, Italia dhe Portugalia. Këto janë vendet prej nga duhet të vijnë më së shumti ndihmës, thuhet në në një përgjigje të qeverisë gjermane lidhur me këtë çështje. Në këto vende ka probleme shumë të mëdha me papunësinë, ndaj ato paraqesin një potencial të konsiderueshëm të kandidatëve për tregun gjerman të punës. Potenciali i këtyre vendeve është me të vërtetë i madh, sepse në këto vende gati janë shterruar mundësitë e punësimit në shëndetësi, për shkak të kursimeve dhe krizës financiare e bankare. Marrëveshje janë arritur edhe me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën sikur edhe me Tunizinë dhe Filipinet. Në mbarë botën po kërkohet personel shëndetësor. Së fundi nga Kina janë sjellë në Gjermani 150 persona.

Por opozita gjermane kundërshton masat e qeverisë duke iu referuar edhe kodit për mirësjellje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku ndalohet rekrutimi i personelit shëndetësor në vendet që vuajnë nga uria. Sipas këtij kodi, në 1000 banorë duhet të ketë 2,29 persona për përkujdesje, që do të thotë se 20 % e popullatës mbetet pa përkujdesjeje. Por autoritetet gjermane thonë se ata nuk kanë organizuar ndonjë rekrutim aktiv.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshje me vendet për të cilat e dimë se nuk kanë ndonjë gjendje emergjente me mungesën e këtij personeli”, thotë ministri për Shëndetësi Daniel Bahr (FDP). “Ne gjendemi në një konkurrencë të fuqishme për këtë personel dhe nëse nuk bëjmë asgjë ata do të shkojnë në Zvicërr, Britani të Madhe apo vendet skandinave”, shton ai. Qeveria gjermane po përpiqet t’i mobilizojë forcat e brendshme, por as kjo nuk mjafton.

Sa i përket rekrutimit të personelit nga vendet e Lindjes së Largët, ekspertët dyshojnë se kjo nuk mund të funksionojë mirë, për shkak të dallimeve kulturore. “Ekzistojnë probleme të mëdha në komunikim mes një 80 vjeçari nga Gjermania dhe një personi nga India, Kina apo Vietnami”, shpjegon ai.

Burimi: dw.de

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Fuoristradat më të mira për vitin 2017

    by në 26/10/2017 - 0 Komente

    Njerëzit i pëlqejnë furoistradat, pozicionin e ngritur të tyre, ndjenjën e qëndrueshmërisë dhe nocionin që fuoristradat të mbajnë të sigurt, pavarësisht nga moti apo lloji i rrugës. Ata janë tërhequr gjithnjë e më shumë, për stilin e tyre të veçantë. Dizajni i tyre sot është shumë larg nga modelet e vjetra. Fuoristradat tani kanë elementë […]

  • Historia e Mercedes-Benz

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Prodhuesi gjerman i makinerive luksoze Mercedes-Benz ka qenë i pranishëm në rrugë me makinat e tij për më shumë se një shekull, duke kaluar në mënyrë elegante dy sfidat e ashpra të historisë së automobilave. Përgjegjës për gjenezën moderne të motorit me djegie të brendshme, ‘etërit’ e markës Mercedes-Benz praktikisht shpikën automobilin. Shumë vite më […]

total