Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Gabimet e kushtueshme në shit-blerjen e shtëpive

Këshilla të dobishme 09/05/2016

Kur vjen puna për të blerë ose shitur shtëpinë tuaj, mosdija mund t’ju kushtojë. Nëse nuk keni bërë hulumtimet tuaja ose e keni marrë shumë emocionalisht, duke bërë zgjedhje të gabuara, kjo mund t’ju kushtojë mijëra Euro.

Për të shmangur këtë, lexoni këtë listë me gabimet më të mëdha të bëra nga blerësit e pasurive të patundshme dhe gjithashtu nga shitësit.

 

Blerësi

  • Nuk hulumton me vëmendje zonën: A është ky vërtet vendi ku doni të jetoni? Çfarë ka afër? Ku dhe si është shkolla? Si është trafiku kur rruga ka aktivitet në kohë të ndryshme të ditës? Për të krijuar një ide më të qartë kërkoni tek 100oferta.com, ku çdo ditë postohen oferta të reja për shtëpi në shitje. Ju mund të kërkoni sipas çmimit, adresës, sipërfaqes, etj. (Për më tepër ju lutem lexoni: “Si të kërkoni”)
  • Nuk inspekton pronën: Ky është një nga investimet më të mëdha që do të bëni dhe do të jetoni aty për vite me rradhë. Ndoshta nuk duhet të kurseni për një inspektim nga profesionistë. Sigurohuni që e dini saktësisht çfarë po nënshkruani.
  • Blerja (ose jo) bazuar thjesht në pamjen e jashtme: Ngjyra mund të ndryshohet. Pllakat dhe suvatë mund të ndryshohen. Ajo çfarë duhet të shikoni është struktura e shtëpisë. A i përmbush nevojat tuaja? A ka hapësirë ​​të mjaftueshme?
  • Blerja e shtëpisë më të shtrenjtë: Kokëfërtësia dhe krenaria për të blerë shtëpinë më të shtrenjtë në zonë nuk është ide e mirë. Ajo do të zhvlerësohet me kalimin e kohës. Ndoshta duhen parë shumë opsione me çmime më të arsyeshme në të njëjtën lagje.
  • Joreal me buxhetin: Vetëm për shkak se mund të merrni një kredi 150,000 Euro, nuk do të thotë se mund ta përballoni atë, sidomos kur vendosni kolateral shtëpinë. Konsideroni një buxhet të vërtetë dhe kërkoni vetëm shtëpitë, blerjen e të cilave mund ta përballoni.
  • Tregohuni real për aftësitë tuaja: A do të jeni në gjendje të shembni mure dhe të bëni ndryshime siç e imagjinoni? Lini mënjanë iluzionet e madhështisë dhe vlerësoni realisht atë që shihni. Ndoshta do të pendoheni po të blini një projekt në vazhdim.
  • Blerja kur nuk jeni gati: A jeni gati financiarisht dhe emocionalisht? A jeni i sigurt se doni të banoni në këtë zonë për vitet e ardhshme? A janë të qëndrueshme të ardhurat tuaja? A jeni i aftë për të kryer rregullimet dhe riparimet që i keni shmangur kur banonit me qira?

 

Shitësi

  • Mos kini parasysh shitjen kur bëni restaurime: Restaurimi i shtëpisë është puna juaj më e mirë, por nuk mund të mendoni për blerësit. Jo të gjithë do ta pëlqenin ngjyrën që keni zgjedhur për lyerje, edhe pse ju personalisht e pëlqeni atë. Sigurohuni që çdo ndryshim që bëni do të rrisë, jo të ulë vlerën e shtëpisë suaj.
  • Tërhiquni dhe dëgjoni me qetësi vlerësimet: Askush nuk dëshiron që duke parë një shtëpi për ta blerë, të ketë mbi kokë vetë pronarin, kjo i bën blerësit të ndjehen nën presion dhe mund t’i kufizojë ata të reagojnë sinqerisht. Ju mund të tërhiqeni dhe ndoshta është më mirë që t’ja lini në dorë një agjenti imobilar të trajnuar.
  • Mos u nxitoni deri sa të vijë moti i ngrohtë: Shumica e njerëzve blejnë shtëpi në pranverë dhe verë, por kjo është edhe koha kur shumica e njerëzve nxjerrin në shitje shtëpitë e tyre. Nxirrni një ofertë për shitjen e shtëpisë kur e mendoni të arsyeshme, por mos u nxitoni deri në pranverë ose verë.
  • Vendosja e çmimit të lartë: Vlera që i jepni ju shtëpisë suaj dhe vlera që mund të ketë ajo në tregun aktual mund të jenë shumë të ndryshme. Hidhini një sy të kujdesshëm çmimeve të shtëpive me karakteristika të njejta në zonën tuaj dhe sigurohuni që të jeni realist në lidhje me vlerësimin e shtëpisë tuaj.
  • Bëni pak reklamë: Vetëm vendosja e një letre “për shitje” nuk është e mjaftueshme. Ju mund të postoni pa pagesë një ofertë tek 100oferta.com, i cili është një website me shikueshmëri të lartë dhe që i përhap ofertat automatikisht në gjithë rrjetet sociale, duke shtuar mundësinë për të gjetur blerës seriozë.
  • Shpërfillja e një agjenti imobilar: Me përjashtim të rastit kur keni përvojë të mëparshme, duke shkruar “për shitje nga pronari” nuk është ndoshta një gjetje e zgjuar. Agjentët imobilarë mund t’ju japin njohuri thelbësore, këshilla të marketingut dhe më e rëndësishmja, mund të reklamojnë pronën tuaj ose t’ja u bëjnë të ditur edhe agjentëve të tjerë.
  • Mos lini të kuptohet që është vetëm shtëpia juaj: Ju duhet të ndihmoni blerësit të parashikojnë vetveten në shtëpinë tuaj. Kjo përfshin eleminimin e rrëmujës, heqjen e sendeve tepër personale (si fotografi të familjes) dhe duke vendosur mobiljet në vendin e duhur, me qëllim që të shfaqen hapësirat e bollshme në çdo dhomë.

Nuk ka tag

1341 herë e lexuar, 1 herë sot

  

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

total