Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

Këshilla të dobishme 02/08/2016

Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi. 

Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që keni në kontratën e qirasë.

1. Prezantimi me anë të rafteve

1

Përdorni raftet lundrues për të nxjerrë në pah një koleksion të objekteve dekorative. Shfrytëzoni raftet për një look të veçantë, të cilat mund të shërbejnë si bazë për gjithë dekorimin e sallonit, ato do të shkojnë me pothuajse çdo gjë, që do të thotë, se ju mund të ndryshoni gjithçka mbi rafte.

2. Mundësia e lyerjes

2

Nëse nuk mund të lyeni muret, atëherë mund të lyeni mobiljet tuaja. Një lyerje e re me bojë mbi një kornizë krevati, apo komodinë mund të jetë po aq efikase sa ngjyra e re mbi mure.

3.Konsideroni magazinimet e hapura

3

Një raft me sirtarë të hapur inoksi, është një njësi ekstra e magazinimit në qoftë se mundësitë e kuzhinës në apartamentin tuaj janë të kufizuara. Përdorni shporta dhe kuti dekorative për ta mbajtur gjithashtu të kënaqshme për syrin.

4.Mbuloni gjithë dyshemenë e dhomës

4

Shpesh, në një apartament me qira, jeni të mbërthyer me dekorimin që gjeni, por nëse qilimi ose tapeti nuk duken aq elegantë, maskoni problemin me një tjetër më të madh që shkon me dekorin e dhomës tuaj. Në qoftë se dhoma është e vogël, problemi është edhe më pak i kushtueshëm.

5.Kombinoni stilin e vjetër me ngjyrat që dëshironi

5b

Shpesh stili i vjetër është mjaft i bukur, por disa elemente origjinale mund të përbëjë një sfidë për dekorimin. Në vend që të strukni diçka që nuk ju pëlqen, vlerësojeni dhe punoni me të. Nëse pllakat e banjos kanë një gamë ngjyre që nuk shkon, zgjidhni një ngjyrë që ju pëlqen, për të shërbyer si ngjyrë kryesore e dhomës. P.sh. toni i gjelbër që përdoret në këtë banjë, shoqërohet vetëm me një të verdhë, e cila e ndihmon për t’u theksuar, bashkë me pllakat me të verdhë më të ulët. Provoni p.sh. një të gjelbër me pllaka blu, ose portokalli me pllaka ngjyrë okër.

6. Reflektimi është hapësirë

7

Në çdo hapësirë ​​të vogël, duke përdorur pasqyra mund të arrini një rregullim (mashtrim) që funksionon për mrekulli. Ato reflektojnë dritën dhe bëjnë që një hapësirë ​​të duket më e madhe. Vendosni një pasqyrë të madhe në dhomën e ngrënies, dhomen e ndjenjes , dhomën e gjumit dhe një në një pozicion kryesor për të marrë dritë natyrore dhe ta reflektojë atë përsëri në dhomë.

7. Një zgjidhje e këndshme

8

Televizori i vendosur në mur mund të kthehet në një pikë fokale. Një pikturë me sfond dekorues, e vendosur prapa TV si kornizë, mund ta arrijë këtë. Televizori mund të ishte vendosur poshtë, por mund ta bëni këtë zgjidhje për të maksimizuar hapësirën ​​dhe funksionalitetin, përveç kësaj duket sikur gjoja ka një objekt rastësisht të zi lundrues në mur.

8.Përshtasni banesën tuaj

9

Gjetja e mënyrave të përkohshme për të rinovuar banesën tuaj është çelësi për t’iu bërë të ndjeheni si në shtëpi me qira. Ju mund të dëshironi të zhvendosni lavamanin, por marrëveshja tuaj me qiradhënësin e bën atë të pamundur. Në vend të kësaj, e modifikoni atë, duke vendosur një perde për të fshehur pjesët e shëmtuara hidraulike. Aty mund të vendosni edhe shporta, ose një sirtar të ulët.

9. Një vend komod për të darkuar

10

Një qoshe e këndshme për ngrënie, mund të bëhet e denjë edhe për një darkë feste gjithashtu me një strategji të zgjuar. Përdorni karrige të pastra grafikisht, ose një tryezë rrumbullake për të realizuar virtualisht zgjerimin e hapësirës dhe ta bëni atë të ndjehet e madhe, hiqni disa vepra arti për të përshtatur ndriçimin .Instaloni në mur një shandan klasik, që nuk duhet të bjerë shumë në sy, por që do të përhapë dritën, duke e zbutur shkëlqimin e dhomës, pra duke e lënë në plan të dytë.

10.Vendosja e mobiljeve

11

Fotot pa asnjë mobilje tregojnë hapësirë t​ë mjaftueshme në banesën tuaj, por përtej marrëveshjes, tani duhet të llogarisni vendin e mobiljeve. Përcaktoni nëse dhoma është mjaftueshëm e madhe, për të ndarë zonat, që do të kenë më shumë hapësirë ​​funksionale. Pastaj në mënyrë kreative, filloni të rregulloni mobiljet. Mund të ketë kuptim divani në mes të dhomës dhe TV në murin përballë. Pastaj mund të përdorni hapësirën në anën tjetër të divanit, për një zonë pune, apo ngrënie. Vendosni një konsol prapa shtratit për ta përdorur për ruajtjen e dy zonave.

11.Atmosferë parku

12

Përdorni ngjyrat e stolave të parkut dhe tavolina kafeje spontane. Këto janë relativisht mobilje të lehta që mund të lëvizen nga dhoma në dhomë dhe janë shumë më të lehta për t’i ngjitur në shkallët e apartamentit.

12.Asetet e apartamentit

13

Kthejini tiparet e vështira të apartamentit në favorin tuaj. Qoshet e rastësishme, apo vendet e ngushta mund t’I ktheni në vende për magazinime, ose në një zonë komode për ndenje. Në këtë dhomë të gjallë, dy qoshe të ngushta kanë siguruar një ambjent pune dhe një vend për magazinime me perde që mund të happen për të fshehur hapësirat.

13. Mobilje në banjo…

14

Vendosni një mobilje tuajën në banjo dhe do të keni shtuar mjaft anën funksionale. Një raft i ngushtëme një sirtar mund të përdoret për magazinimin dhe një karrige, guximshëm mund të bëhet një mbajtëse për peshqir të pastër.

14.Iluzioni i perdeve

15

Paraqitja e një apartamenti me qira si një suitë luksi me perde të mrekullueshme. Varja e disa grupe perdesh përgjatë një muri, është një mënyrë për t’i dhënë mureve tuaja personalitet, pa  vazhdimësinë e sfondit ose lyerjes. Ajo gjithashtu jep iluzionin, se ka dritaret të fshehura prapa perdeve, në vend që të kishte vetëm një hapësirë të mureve bosh dhe një dritare të vogël.

15.Mobilje me dy funksione

16

Shtrati mund të jetë një divan ditën dhe një krevat për mysafirët natën. Mbuluar me shumë jastëkë për t’u mbështetur mbrapa, ju mund të krijoni një kanape të rehatshme për të parë TV, apo për të lexuar një libër. Por, kur të vijnë mysafirët, ata do të kenë një vend të rehatshëm për të fjetur.

16. Fitoni hapësirë

biblioteka

Kur hapësira është një premisë, investoni në një raft biblioteke të madhe, që njëkohësisht mund të jetë multifunksionale dhe mund të magazinoni edhe gjëra të tjera. Vendoseni në një vend qendror në apartament, mbusheni me libra dhe enët në raftet e sipërme;, shporta, apo veshje në raftet më të ulëta, dhe gjëra shtesë që nuk kanë një vend të caktuar.

17. Plotësoni pjesën e sipërme të dhomave

18

Gjithçka shkon kot, nëse mbeten muret e mërzitshëm. Vendosni një galeri të fotografive të preferuara, ose printime brenda kornizave të mëdha. Marxhinat e mëdha janë shumë të nevojshme për një hapësirë ​​të bardhë aktive. Ato do të jenë në gjendje të marrin çdo foto, e cila e kthen në një shfaqje efektive.

18. Stilizimi me jastëkë

16

Edhe në qoftë se muret janë të bardhë dhe tapiceria është jo e këndshme, dekorimi më i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh. Sillni personalitetin në banesën tuaj me shumë jastëkë të vegjël. Për të bërë ndryshimin blini jastëkë të vegjël dhe vishini me copat që preferoni.

19.Ndriçimi i Apartamentit

23

Ndriçim i mirë mund të transformojë tërësisht një dhomë, dhe burimi i tij nuk duhet të jetë domosdoshmërisht i varur në tavan. Vlerësoni llampat e vendosura mbi tavolina, komo dhe tavolina anësore. Pozicioni i llampave kat që ndriçojnë qoshet e errëta dhe muret e korridoreve është thelbësor për ndriçimin dhe  do t’iu japë zona të reja për të ndenjur rehat dhe gatuar lehtë.

Të sponsorizuara

  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

total