Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Dailymail: Plazhet dhe bukuria shqiptare, thesari i fshehur i Ballkanit

Info-Treg 25/06/2014

Nga Christopher Middleton | http://www.dailymail.co.uk

Mos harroni Shqipërinë! Një vend ish-komunist ku të prisnin flokët në aeroport në qoftë se i kishe shumë të gjatë. Ku urrehej çdo gjë perëndimore, por preferonin çmendurisht filmat e Norman Wisdom (Pitkinit). Por kjo tani ka ndryshuar.

Njëherë e një kohë, turistët e vetëm që prisnin ishin studentët e stalinizmit, por sot ofrojnë pushime pranë plazheve fantastike, madje shumë më tepër.

Shqipëria është pak a shumë si Spanja e 50 viteve më parë, me çmime konkurruese. Bëni një tur në bregdetin e saj të Adriatikut, duke shijuar kilometra plazhe ranore, me çmimet që do të sjellin buzëqeshjen në buzët e tua. Një kafe kushton rreth 70 Lekë, një birrë rreth 150 Lekë dhe një shishe verë 700 Lekë.

Për më tepër, nuk keni pse të fluturoni mbi disa zona të ndryshme kohore për të arritur atje. Nga Londra, fluturoni me British Airways katër herë në javë për në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, dhe jeni në qiell vetëm tre orë. Më pak se sa ju duhet për të udhëtuar në Greqi.

plazh shqiperi3

Dy prej destinacioneve mëdha të plazheve janë Qytetit i Durrësit (Dyrrhachion) dhe Golemi. Nga të dy, Durrësi është më i strukturuar. Prej shumë vitesh, ky qytet është destinacioni I vetëm për pushime në dispozicion, si për shqiptarët dhe patriotët e tyre të Kosovës dhe Maqedonisë.

Kjo e bën atë një “det të zi” të Ballkanit, me vallëzime arinjsh në vend të promocioneve të plazheve. Ashtu si homologu i tij Lancashire, bregdeti i Durrësit është me hotele mur më mur, bare dhe restorante, të cilat pretendojnë që kanë një pamje nga deti kudo që jeni duke qëndruar, duke ngrënë ose pirë. Fakti që një biftek me verë për darkë kushton vetëm 1.000 Lekë ka tendencë për të shtuar akoma më shumë klientë.

Një gjë që ju nuk mund ta presësh në Durrës megjithatë, është vetmia.

Një udhëtim prej 800 Lekë me taksi do t’ju çojë në bukurinë e Gjirit të Lalzit Bay, ku, përveç kilometrave plazh të virgjër me rërë, ndërtesa e vetme që të zënë sytë janë restorantet e plazhit, duke shërbyer ushqim deti me spageti për 500 Lekë, me një shishe çuditërisht të bukur shqiptare me verë të  bardhë për 850 Lekë.

Kini kujdes megjithatë, sepse kjo parajsë nuk do të zgjasë përgjithmonë. Tashmë, ka filluar ndërtimi në ritme të madha, I apartamenteve dhe vilave në Gjirin e Lalzit, me blerës britanikë madje.

Një prej tyre është 65-vjeçari Chris Esdale-Pearson, drejtues i një anije, në pension nga Harwich, në Essex, i cili bleu një apartament me gruan e tij një vit para se zhvillimi të ndodhte.

“Jemi duke blerë në në katin e parë,” thotë ai. “Plazhi është i bukur, jemi afër maleve, dhe ka shumë vende për të eksploruar. Nuk ka asnjë dyshim për këtë, Shqipëria është një treg në zhvillim.”

plazh shqiperi2

Disa e konsiderojnë si sekreti i fundit i Evropës. Vështirë për t’u habitur, pasi për shumicën e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, vendi u shkëput nga pjesa tjetër e botës, i sunduar nga diktatorë komunistë të cilët ia thartuan trurin gjithë kombit, duke I bërë të besojnë se pushtimi perëndimor ishte një kërcënim i përditshëm.

Ata trima turistë të cilët kanë vizituar vendin e gjetën veten të nënshtruar për të gjitha llojet e persekutimet, nga të qenit të përbaltur nga policia sekrete, për të flokët e tyre pas mbërritjes (Beatles shiheshin si një shenjë e dekadencës).

Gjërat nuk u përmirësuan as pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Grevat dhe demonstratat u pasuan nga një mani katastrofike për t’u pasuruar shpejt, prej së cilës gjysma e vendit investoi shtëpitë dhe kursimet ne skemat piramidalepër normat e larta të interesit, të cilat I humbën në vitin 1997, kur ato u shembën.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, kjo ishte një tokë në të cilën rrugët ishin të sunduara nga bandat e armatosura dhe njrëz të dëshpëruar, të goditur nga varfëria. Sot ajo është një destinacion pushimi, ku kombinohen çmimet e përballueshme dhe të plazhet e pazbuluara; shumë britanikë mund ta vizitojnë duke bërë udhëtime një ditore nga ishulli grek i Korfuzit në Sarandë, porti më jugor i Shqipërisë.

plazh shqiperi1

Por jo vetëm plazhet e bëjnë Shqipërinë tërheqëse. Pavarësisht nga dekada të vështirësive ekonomike, kryeqyteti i Tiranës rezulton të jetë një metropol me rrugët elegante, një park të madh, një koleksion tërheqës I ndërtesave shumëngjyrëshe, dislokuar rreth Sheshit Skënderbej.

Forca e plotë e globalizimit dhe komercializmit nuk e ka pushtuar ende Tiranën. Çfarë ka rëndësi, gjuha ka një identitet të vetin. Kur përpiqeni të thoni “Thank you”, fraza është ‘Faleminderit’. Sa për “Good buy”, ajo nuk është ‘ciao’ ose ‘au revoir’, por ‘mirupafshim’, e cila tingëllon më shumë si një teshtitje, sesa një lamtumirë.

Kjo është Evropa tjetër, por jo siç e dimë ne. Me një milion shqiptarët e mërguar larg atdheut dhe me shifrat turistike në rritje gjatë gjithë kohës (katër milionë vitin e kaluar), në qoftë se doni të gjeni Shqipërinë autentike, më mirë të shkoni atje sa më shpejt.

  • Si të përgatiteni për një intervistë pune?

    by në 08/01/2018 - 0 Komente

    Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, […]

  • 50 ide biznesi për të rinjtë e vendeve në zhvillim

    by në 11/01/2018 - 0 Komente

    Kontabiliteti. Nëse keni një diplomë kontabiliteti mund të filloni një shërbim si kontabilist i pavarur për bizneset e tjera të vogla që nuk mund të përballojnë një person me kohë të plotë.   Marketing affiliate. Nëse jeni një person bindës, mund të merrni një komision nga një kompani për shitjen e prodhimeve të tyre drejt […]

  • 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

    by në 10/01/2018 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka […]

  • Parimet themelore të dizajnit për dekorimin e shtëpisë

    by në 12/01/2018 - 0 Komente

    Disa njerëz kanë talent të lindur për dekorimin ose dizajnin. Të tjerët i mësojnë aftësitë dhe janë në gjendje t’i zbatojnë me sukses. Ka edhe të tjerë, që nuk janë shumë të aftë për dizajn, por disa teknika bazë mund t’i ndihmojnë shumë. Këto rregulla dhe parime për rregullimin janë mjaft të thjeshta dhe shumica […]

  • Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

    by në 09/01/2018 - 0 Komente

    Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.   Njohja është e nevojshme Hapi i parë në procesin e blerjes së […]

total