Mirësevini, [ Regjistrohu | Hyr

Apple zbulon iPhone 6S, 6+S, iPad Pro dhe Apple TV

Promovim 10/09/2015

Apple prezantoi produktet e reja, duke përfshirë një iPad të ri më të madh, dy smartfonë dhe të shumëpriturin Apple TV.

Eventi tradicional i shtatorit, këtë herë u mbajt në auditorin 7000 vendësh në San Francisko, përbërër nga 2000 inxhinierë, reklamues, drejtues dhe gazetarë. Shefi i marketingut për Apple, Phil Schiller, zbuloi një iPad të ri me ekran 12.9”, duke synuar dy shënjestrat: për kreativitet profesional dhe përdoruesit e tabletëve.

iPad Pro do të jetë në shitje në nëntor, bateria e tij do të zgjasë 10 orë dhe fillimisht do të ketë një çmim prej 799 $ në SHBA.

laptop apple shitje 1

“Kjo është shprehja më e qartë e vizionit tonë për të ardhmen e informatikës personale, një copëz e thjeshtë me prekje, prej qelqi, që menjëherë shndërron gjithçka që dëshironi,” tha Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple. IPad Pro është një produkt i projektuar për dizajner, projektues dhe redaktorë, që kanë nevojë për saktësi maksimale.

TV i ri i Apple pritej prej disa vitesh; produkt origjinal filloi në vitin 2007 por mbeti statike deri në shitjet e para të vitit 2010, duke prodhuar mbi 25 milionë pajisje. Dy vitet e fundit, Apple TV ka parë të nevojshme të përmirësojë funksionet për të konkurruar rivalët Amazon Fire televizive dhe Google Chromecast.

Apple TV, përfshin veçori me komandë zanore Apple Siri, një prekje për të kontrolluar nga larg dhe një navigacion i thjeshtuar që ofron programe fillimisht nga iTunes dhe Netflix, si dhe rrjeteve amerikane Hulu, HBO dhe Showtime. Ai gjithashtu do të ketë sistemin e vet operativ, tvOS, me qëllim për t’u projektuar në ekran duke përfshirë lojra, blerje online dhe ndeshje sportive.

laptop apple shitje 2

Apple prezantoi gjithashtu dy iPhone të reja iPhone 6S dhe 6 Plus S, 3D me prekje që sjellin veçori shtesë në ekran, procesor më të shpejtë dhe rezolucion të lartë video 4K. Çmimet e tyre do të jenë të njëjtë me iPhone 6 dhe 6 Plus.

Gjithsesi tregu ndërkombëtar nuk u surprizua nga risitë e Apple dhe Bloomberg raporton se kompanitë aleate në Azi, që prodhojnë pjesë për prodhimet e Apple pësuan ulje në Bursa mëngjesin pas eventit.

 

është lexuar 768 herë (0 herë sot)

Udhëtimi epik në Bjeshkët e Namuna

Promovim 26/05/2015

James Ottery nga gazeta e mirënjohur “The Telegraph” u ngjit në majat e Bjeshkëve të Namuna dhe tregon për eksperiencën e tij të paharrueshme.

Mos e lini emrin t’ju mbajë larg. Këto maja të qeta e të pashkelura mund të njihen si Bjeshkët e Namuna, por kur të jeni mes shpateve të tyre të fuqishme, “të bekuara” mund të tingëllojë një mbiemër më i mirë.

Për udhëtarët që pëlqejnë shtigjet e largëta, majat e thepisura dhe mikpritjen ballkanase, ky udhëtim do të shënojë një nga aventurat më të mëdha të verës. Shqipëria, në çdo formë, është një destinacion i shkëlqyer udhëtimi. Ajo është krenare, e bukur dhe e pasur në traditë – por ndryshe nga vendet e tjera, është e paharrueshme.

bjeshket e namuna shqiperi 1

Alpet Dinarike, ku përfshihen edhe Bjeshkët e Namuna, janë vetëm disa orë në veri të kryeqytetit. Fasadat gri të qyteteve ia lenë vendin livadheve të mbushura me lule. Lumenjtë e akullt gurgullojnë nëpër luginat e gjelbra. Shtigjet e qeta të barinjve gjarpërojnë mbi male, përmes pyjeve të ahut, nën hijet e të cilëve gjenden stanet.

 

A është ky udhëtimi më i lartë i Europës?

Kë është një udhëtim në një vend evropian, por jo si zakonisht, thellë në një qoshe të izoluar, por madhështore të kontinentit. Edhe pse shiu i verës është i rrallë, moti mund të ndryshojë aty për aty. Do t’ju duhet një xhaketë e papërshkueshme nga uji, bashku me një kapele dielli dhe disa pantallona të konvertueshme.

Do të ecni në këmbë për pothuajse një javë përmes peizazheve të mahnitshme. Në një pikë, gjurmët tuaja do të lenë shenjë mbi gurë në lartësinë 2,217 m, në malin e Arapit.

Mikpritja malësore këtu nuk është më pak e dobishme. Malet janë të populluar me fshatra të shpërndarë larg, kështu që akomodimi i zakonshëm mund të jetë në shtëpitë e vogla të fshatrave. Ju pret një dhomë me një pamje piktoreske dhe një vakt i bollshëm.

bjeshket e namuna shqiperi 2

Ka arsye pse udhëtarët e apasionuar pas hiking, flasin për Shqipërinë e Veriut me superlativa. Për këdo që vlerëson emocionin e vërtetë të aventurës jashtë rutinës, ka pak vende më tërheqës se sa majat gëlqerore të Ballkanit.

Pjesa më e madhe e maleve është e arritshme vetëm gjatë muajve të verës, ç’ka e bën shkëputjen nga bota e zakonshme edhe më tërheqëse. Shija e maleve plotësohet nga troftat e egra të pjekura dhe rakia e kumbullës.

Artikulli në origjinal: http://www.telegraph.co.uk/sponsored/travel/adventure-travel-clothing/11621436/europe-top-mountain-hike.html

është lexuar 791 herë (0 herë sot)

MacBook i ri, vetëm 13 mm i hollë

Promovim 09/03/2015

MacBook i ri është një laptop me ekran retinë 12-inch, më i hollë dhe i lehtë se i mëparshmi, konfirmoi sot Apple në San Francisko.

Apple prezantoi laptopin e ri me një kornizë më të vogël rreth ekranit dhe tastierës, si dhe sipërfaqen e klikimit Trackpad, e cila nuk klikohet si në variantin e mëparshëm tradicional, por në vend të kësaj, reagon si Apple Watch, duke simuluar ndjesinë e klikimit.

macbook i ri i holle

Portat e zakonshme dhe DVD drive, nuk ekzistojë pasi ky laptop është projektuar për një botë ku pajisja primare është smartphone. Ka vetëm një portë, lidhës USB C, e cila lejon ngarkimin dhe dërgimin e videove si dhe të dhënat në USB 3. Në këtë mënyrë ky laptop është më i hollë. Nëse keni nevojë për të dërguar dokumente ose foto, mund ta realizoni prej Wi-Fi dhe Bluetooth duke përdorur iCloud.

Laptopi i ri peshon vetëm 900 gr dhe është 13,1 mm i hollë, 24% më i hollë se MacBook Air 11-inch. Rezolucioni 2304 x 1440 është me cilësi Retinë. Procesori është një M Core, teknologjia e fundit e Intel, ndërsa premtohet se bateria mban gjithë ditën, duke u përdorur 9 orë në internet ose 10 orë me video HD.

MacBook i ri do të shitet në prill 10 për 1,299 USD, do të ketë 8 GB RAM dhe një kapacitet 256 GB SSD. Ashtu si iPad dhe iPhone, Macbook i ri do të vijë në ngjyrat argjend, gri dhe ar.

është lexuar 461 herë (0 herë sot)

iPhone 6, prezantohet në shtator

Promovim 16/08/2014

Konferenca e 9 shtatorit nga Apple shihet si dita që më në fund iPhone 6 do të zbulohet, por data për shitjen e tij mund të shtyhet javët e ardhshme.

iPhone i ardhshëm do të jetë në dy variante: me ekran 4.7-inch dhe versionin phablet me një ekran 5.5-inç. Vazhdoni leximin …

është lexuar 817 herë (0 herë sot)

Land Rover teston në Bjeshkët e Namuna makinën e re Discovery

Promovim 22/05/2014

Drejtuesit e kompanisë Land Rover (në pronësi të TATA Motors) kanë vendosur që të testojnë modelin e ri të Discovery në bjeshkët shqiptare, pikërisht Bjeshkët e Namuna, të njohura si Alpet Shqiptare. Relievi është zgjedhur në Theth.

Ekipi që realizoi xhirimet e klipit është mahnitur nga pamjet në këtë mrekulli natyrore të Shqipërisë. Ata e cilësojnë Thethin, si vend mikëpritës, me njerëz me fytyra të qeshura, pavarësisht se jetojnë “të izoluar” nga zhvillimi.

Vazhdoni leximin …

është lexuar 826 herë (0 herë sot)

Pushimet në bregdetin shqiptar

Promovim 10/05/2014

Nëse keni menduar t’i kaloni pushimet në plazhet shqiptare, keni bërë zgjedhjen e duhur. Cilësohen nga shumica e operatorëve turistikë si plazhe të virgjëra, me vlera kurative dhe me peizazhe mbresëlënëse. Të veçanta nga gjithë Mesdheu në një vijë bregdetare prej 450 km, plazhet shqiptare ndryshojnë edhe nga njëri tjetri për veçoritë që ofrojnë. Më poshtë po ju ofrojmë një panoramë të plazheve të bregdetit tonë: Vazhdoni leximin …

është lexuar 1931 herë (0 herë sot)

Windows 8: çfarë është, nga ndryshon dhe sa kushton?

Promovim 07/11/2012

Më në fund Windows 8, sistemi më i ri operativ i Microsoft, është në shitje. Me më shumë se një miliardë përdorues, Windows Microsoft është platforma dominuese e PC në botë.

Vazhdoni leximin …

është lexuar 2096 herë (0 herë sot)

Panairi ndërkombëtar i elektronikës në Berlin

Promovim 02/08/2012

Edhe pse në një kohë krize, Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës, IFA 2012, në Berlin, ruan ende reputacionin si panairi më i rëndësishëm i llojit të tij. (31 Gusht-5 Shtator) Në edicionin e tij të 52-të, IFA 2012, ka tërhequr shumë vizitorë. Si gjithmonë ata kanë mundur të shohin pajisjet që së shpejti do të mund t’i blejnë në dyqane. Vazhdoni leximin …

është lexuar 748 herë (0 herë sot)

Mirësevini në blogun e 100oferta.com

Promovim 08/02/2012

Këtu ju kini mundësi të diskutoni për tema të ndryshme në lidhje me produktet që shisni, apo blini ose tema të ndryshme informative. Jeni të lirë të shkruani rreth çfarëdo teme që ju duket interesante.

Ju urojmë gjithë tëmirat!

është lexuar 929 herë (0 herë sot)

  • Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

    prej në 11/02/2017 - 2 Komente

    Ofertat e publikuara mund t’i shfaqësh përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas. Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një buton që gjendet në fund të njoftimit, ose një ikonë tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë. Shih shembujt […]

  • Profil i verifikuar nga 100oferta

    prej në 05/03/2017 - 0 Komente

    Kjo shenjë tregon se postuesi i ofertës është verifikuar nga 100oferta.com si një postues korrekt, me kontakte të konfirmuara dhe informacion të vërtetë, megjithatë 100oferta.com nuk garanton asnjë veprim kontraktual apo financiar mes shitësve dhe blerësve që kontaktojnë nëpërmjet ofertave të publikuara tek 100oferta.com. Profili i verifikuar tregon se postuesi ka një sjellje korrekte me […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    prej në 10/03/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh një makinë në Gjermani

    prej në 09/02/2017 - 0 Komente

    Blerja e një makinë të re ose të përdorur në Gjermani mund të jetë një sfidë, megjithatë ka shumë informacione që mund t’ju  ndihmojnë. Blerja e makinës në Gjermani mund të jetë e suksesshme sepse ka një numër shumë të madh makinash në shitje. Makinat e perdorura mund të gjenden me një çmim të mirë […]

  • Suksesi i ofertave të publikuara edhe në rrjetet sociale

    prej në 14/01/2017 - 0 Komente

    Pjesa më e madhe e informacionit që marrim çdo ditë, i takon internetit. Hapësira e mediave klasike si: gazetat, revistat dhe televizionet, sa vjen e ngushtohet, ndërsa numri i faqeve të reja të internetit (website) bashkë me përdorimin e rrjeteve sociale, shtohen me ritme të shpejta. Në Shqipëri numri i përdoruesve të interentit që përdorin […]