Mirësevini, [ Regjistrohu | Hyr

Shfaqi ofertat përsëri në faqen e parë!

Produkte nga 100oferta.com 18/09/2016

Tashmë mund të shfaqësh ofertat e publikuara përsëri në faqen e parë, çdo 24 orë, pa pritur aprovim dhe falas.

Ky është një veprim fare i thjeshtë: mjafton të klikoni vetëm një ikonë që gjendet në fund të njoftimit, ose tek paneli “Menaxhoni njoftimet” dhe automatikisht oferta ngjitet në krye të faqes së parë.

bump 555

 

 

1

Publiko edhe në:
Share on FacebookShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

është lexuar 5478 herë (6 herë sot)

Profil i verifikuar nga 100oferta

Produkte nga 100oferta.com 17/09/2016

Kjo shenjë tregon se postuesi i ofertës është verifikuar nga 100oferta.com si një postues korrekt, me kontakte të konfirmuara dhe informacion të vërtetë, megjithatë 100oferta.com nuk garanton asnjë veprim kontraktual apo financiar mes shitësve dhe blerësve që kontaktojnë nëpërmjet ofertave të publikuara tek 100oferta.com.

Profili i verifikuar tregon se postuesi ka një sjellje korrekte me përdoruesit e 100oferta.com dhe mban përgjegjësi për çdo informacion të postuar në ofertat e publikuara tek 100oferta.com.

Nëse je një postues (biznes apo individ) i ofertave, është shumë e rëndësishme (jo e detyrueshme) të verifikosh profilin tek 100oferta.com, sepse je më i besueshëm dhe poston ofertat direkt pa pritur aprovimin. Verifikimin mund ta bëni thjesht duke dërguar një mesazh nga Viber, WhatsApp ose SMS në numrin:

0686060100

me tekst:

Verifiko: Emër  përdoruesi

(emër përdoruesi = emri që përdorni për të hyrë tek 100oferta.com)

Kërkesa për verifikimin e profilit do të shqyrtohet, duke patur parasysh zbatimin e RREGULLORES nga postuesi dhe përgjegjësinë ndaj vizitorëve që e kanë kontaktuar për ofertat e publikuara. Statusi i profilit të verifikuar mund të hiqet përsëri nëse vërehen shkelje të rregullores.

Verifikimi i profilit është gjithashtu FALAS!

Duke verifikuar profilin tuaj tek 100oferta.com fitoni avantazhe që ju dallojnë nga postuesit e tjerë dhe njëkohësisht fitoni kohë:

  1. Bëhu i besueshëm, duke shënuar çdo ofertë që postoni me një shenjë, që tregon se ju keni një profil të verifikuar, dhe;
  2. Poston direkt pa pritur aprovim nga administratori, pa humbur asnjë sekondë të vlefshme.

100oferta.com = 100% sukses!

 

Publiko edhe në:
Share on FacebookShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

është lexuar 899 herë (2 herë sot)

Përhap ofertat me WhatsApp

Produkte nga 100oferta.com 09/05/2016

Përdor WhatsApp? Nëse po e lexon këtë nga një smartfon me shumë gjasa përgjigja është “Po”.

…dhe 100oferta.com të krijon mundësinë që t’ju tregosh kontakteve të tua në WhatsApp (përveç atyre në rrjetet sociale kryesore si Facebook, Twitter dhe Google+) për ofertat interesante. Përhap ofertat me WhatsApp!

Është fare e thjeshtë: sapo klikon një ofertë të shfaqen ikonat dhe me një prekje kalon direkt në WhatsApp, ku mund të zgjedhësh kontaktet që dëshiron, t’u bësh të ditur ofertën që ke publikuar tek 100oferta.com, ose oferta të tjera interesante!

perhap ofertat me whatsapp nga telefoni 5

Publiko edhe në:
Share on FacebookShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

është lexuar 944 herë (0 herë sot)

Si të formuloni një ofertë të suksesshme

Produkte nga 100oferta.com 02/05/2016

 Duke ndjekur këto këshilla ju keni më tepër mundësi që të merrni një kërkesë, për ofertën tuaj të publikuar tek 100oferta.com

 

Tregohuni i qartë:

Shumica e vizitorëve që kërkojnë makina, shtëpi, punë, apo shërbime duke përdorur kutinë e kërkimit, fillojnë me titullin e ofertës. Mbajeni mend këtë kur të shkruani ofertën. Tregohuni shumë i qartë dhe konciz në lidhje me atë që duhet të shkruani në fushën e titullit, maksimumi me 7-8 fjalë.

 

Të jeni përshkrues:

Ndryshe nga mediumet e tjera të njoftimit të ofertave, të tilla si revista apo gazeta, ju mund të përdorni sa më shumë tekst për përshkrimin, nuk ka asnjë limit. Mendojeni kështu: të gjitha pyetjet që dikush mund të ketë në lidhje me ofertën, gjenden në përshkrimin tuaj.

 

Shtoni fotografi:

Ju mund të vendosni deri në 10 fotografi në ofertën tuaj (madje edhe video nga Youtube). Kjo e bën ofertën tuaj shumë më tërheqëse. Nëse po shisni pronë, makina, pajisje elektronike apo kafshë shtëpiake, blerësit presin patjetër të shohin një njoftim të ofertës me foto. Nga statistikat tona ofertat me foto tërheqin më shumë vëmendje dhe sjellin më shumë reagime, kështu që koha për të shtuar disa foto ja vlen.

 

Fotografia kryesore:

Fotografia kryesore është fotografia që do të shfaqet gjatë kërkimit të rezultateve dhe kur dikush klikon ofertën tuaj. Sigurohuni që fotografia kryesore të tregojë sa më mirë atë që shisni.

 

Nëse ofroni një punë, formuloni kërkesat sa më qartë:

Për ta bërë më të lehtë për aplikantët që të aplikojnë për pozicionin e punës tuaj, jepni kërkesa specifike të tilla si kualifikime, aftësi, gjuhët e folura etj. Gjithashtu në qoftë se ju doni CV, referenca dhe foto të ngarkuara. Shmangni terma të diskriminimit

 

Tregohuni miqësor:

Jepini formulimit të ofertës suaj pak personalitet. Askush nuk dëshiron të lexojë një ofertë që tingëllon sikur është gjeneruar automatikisht nga një robot. Detaje të vogla, si histori që lidhen me atë që ju doni të shisni dhe që prekin pak ndjenjën e humorit, bëjnë që “reklama” juaj të kapë vëmendjen e lexuesve. P.sh. një ofertë ku shkruhej “10 telefonatat e para kanë 10% ulje” ishte ndër më të lexuarat.

 

Çmimi:

Për disa shitës që njoftojnë ofertat e tyre ekziston një bindje, sipas së cilës në internet mund të gjejnë blerës më të gatshëm se ata që ju vijnë në dyqan dhe e reflektojnë duke vendosur një çmim 10-20% më të lartë. Kjo nuk është fare e vërtetë! Përkundrazi, blerësit që kanë akses të përditshëm në internet janë më të informuar. Vendosni çmimin real për të tërhequr vëmendjen e blerësve të vërtetë, më pas mund të hyni ose jo në negociata.

 

Të dhënat e kontaktit:

Përveç telefonit si një nga mjetet kryesore të kontaktit, mund të shtoni edhe email, skype, apo rrjetet sociale. Sigurohuni që informacioni të jetë i saktë.

Publiko edhe në:
Share on FacebookShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

është lexuar 1649 herë (1 herë sot)

Shkruaj në blogun e 100oferta.com

Produkte nga 100oferta.com 11/03/2016

Kërkon të përhapësh idetë e tua?

Dëshiron të promovosh një sipërmarrje?

Ke një reagim për funksionimin e tregut?

Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka më tepër se 80.000 ndjekës realë.

Përdor blogun e 100oferta.com për t’u bërë pjesë e komunitetit më të madh që interesohet çdo ditë për ofertat e tregut shqiptar.

100oferta.com ju rekomandon tek kompanitë aktive që postojnë çdo ditë dhjetëra oferta për shitje shtëpi dhe apartamente, makina, pajisje elektronike, njoftime për punë etj.

Dërgoni shkrimin tuaj, shoqëruar me foto ose video, si dhe një informacion të shkurtër rreth jush me subjektin “blog”, tek info@100oferta.com dhe do t’ju kthejmë një përgjigje sa më shpejt të kemi mundësi.

Sigurisht që lejohet edhe reklama brenda shkrimit pa asnjë detyrim financiar 🙂

Publiko edhe në:
Share on FacebookShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

është lexuar 599 herë (0 herë sot)

100oferta, 100% sukses

Produkte nga 100oferta.com 09/01/2016

Unë quhem Gerti dhe jam student në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Dua të ndaj me ju një eksperiencë personale në lidhje me publikimin e ofertave online.

Para disa ditësh vendosa të shes një telefon Samsung Galaxy S3 dhe mendova ta publikoj në disa nga faqet shqiptare me njoftime dhe oferta. Një ndër to ishte edhe faqja juaj, 100oferta.com*.

Meqenëse ka lidhje edhe me profesionin tim të ardhshëm, vendosa të bëj një ministudim rreth tregut online që duket se po organizohet edhe në Shqipëri.

Të njëjtën ofertë, me titull, foto dhe tekst e publikova njëkohësisht në 4 prej faqeve shqiptare në datën 17 janar. Pas publikimit kam shënuar disa të dhëna, që për mendimin tim janë interesante, si p.sh. koha e aprovimit të ofertës, afati për të marrë telefonatën e parë nga personat e interesuar, numrin e leximeve të ofertës, kontaktet me personat e interesuar dhe përfundimisht shitjen e telefonit, pezullimi i ofertës.

Rezultatet tregohen në grafikët e mëposhtëm**:

gerti studim 100oferta sukses njoftime

Përfundimisht mund të them se saktësia dhe efikasiteti i 100oferta.com ishin thelbësore për realizimin me sukses të shitjes dhe çdo hap i nevojshëm ishte parashikuar nga 100oferta.com deri tek pezullimi i publikimit, çka ishte një plus i nevojshëm, pasi nga faqet e tjera ishte e pamundur.

Ju uroj sinqerisht suksese,

Gerti Çela

 

* – redaktori i 100oferta për arsye etike nuk i ka publikuar emrat e faqeve të tjera

** – të dhënat nga tabelat janë përpunuar grafikisht nga 100oferta

***- publikuar për herë të parë në shkurt 2015

Publiko edhe në:
Share on FacebookShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

është lexuar 1203 herë (0 herë sot)

Partner me 100oferta.com!

Produkte nga 100oferta.com 20/04/2015

Nëse menaxhoni një faqe interneti, ju mund të bëheni partner me 100oferta.com, duke shkëmbyer baner.

Ne inkurajojmë faqet shqiptare të internetit, edhe nëse trafiku i tyre është më i vogël se ai i 100oferta.com, sidomos projektet interesante dhe unike nga të rinj dhe të apasionuar në fushën e IT. (përjashtim bëjnë faqet gjeneratore dhe ato që vendosin reklama Adsense)  Vazhdoni leximin …

Publiko edhe në:
Share on FacebookShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

është lexuar 1582 herë (0 herë sot)

Si të rrisni numrin e fansave, vizitave nëpërmjet 100oferta.com

Produkte nga 100oferta.com 07/07/2014

Ju mund të keni diçka për të shitur dhe këtë ofertë doni ta lexojnë sa më shumë njerëz; mund të keni një faqe interneti, ku doni që të vijnë sa më shumë vizitorë për të marrë informacion rreth shërbimeve apo prodhimeve tuaja; mund të keni një faqe në Facebook, nëpërmjet së cilës qëndroni në kontakt të vazhdueshëm me klientët tuaj, duke ju prezantuar atyre gjithçka doni të shisni.
Pra nuk ka rëndësi nëse shisni vetëm një telefon, apo keni një agjenci imobilare me më shumë se 1.000 oferta për të publikuar. Ajo që ju duhet është, që ky informacion të përhapet sa më shumë aty ku duhet, pa qënë nevoja të bezdisni gjithë ditën me email-e spam, që e kanë efektin shumë të shkurtër (madje ka mundësi të futeni në listën e zezë ndonjë ditë). Vazhdoni leximin …

Publiko edhe në:
Share on FacebookShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

është lexuar 924 herë (1 herë sot)

Njoftimi juaj tek 100oferta.com në format të printueshëm

Produkte nga 100oferta.com 23/02/2012

Nëse kini bërë njoftim tek 100oferta.com dhe doni ta printoni për ta vendosur në xhamin e makinës, apo tek prona juaj, do të gjeni më poshtë një formë të gatshme:

forme njoftimi makine

forme njoftimi shtepi

Publiko edhe në:
Share on FacebookShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

është lexuar 826 herë (0 herë sot)

Formati Evropian për Curriculum Vitae

Produkte nga 100oferta.com 22/02/2012

Tashmë për të aplikuar në një vend pune mund t’ju kërkohet një format standard, siç është ai i “Formati Evropian për Curriculum Vitae”. Për t’ju ardhur në ndihmë aplikuesve, ju bëjmë të mundur të shkarkoni formatin të linku më poshtë:

Formati evropian per curriculum vitae

Ju urojmë suksese!

Publiko edhe në:
Share on FacebookShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someone

është lexuar 1169 herë (0 herë sot)

Faqe 1 nga 21 2
  • Më të suksesshmit e 100oferta.com

    prej në 14/01/2017 - 0 Komente

    Cilët janë publikuesit më të suksesshëm në 100oferta.com? Përgjigja është fare e thjeshtë: ata që vendosin çmime reale, foto dhe përshkrim të saktë. 100oferta.com i publikon të gjitha ofertat njësoj, asnjë nuk favorizohet më tepër ose shpërfillet më tepër. Të gjithë mund të publikojnë oferta FALAS sipas Rregullores së 100oferta.com, mund të vendosin deri në […]

  • Suksesi i ofertave të publikuara edhe në rrjetet sociale

    prej në 14/01/2017 - 0 Komente

    Pjesa më e madhe e informacionit që marrim çdo ditë, i takon internetit. Hapësira e mediave klasike si: gazetat, revistat dhe televizionet, sa vjen e ngushtohet, ndërsa numri i faqeve të reja të internetit (website) bashkë me përdorimin e rrjeteve sociale, shtohen me ritme të shpejta. Në Shqipëri numri i përdoruesve të interentit që përdorin […]