Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Kandidati për Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, paraqet prioritetet

Lajme-Treg 30/01/2015

Rikuperimi i imazhit të dëmtuar të Bankës së Shqipërisë është një ndër prioritetet që ka paraqitur sot në komisionin e ekonomisë, kandidati për Guvernator i kësaj banke, Genti Sejko. Ai zhvilloi një seancë dëgjimore në komisionin kuvendor të Ekonomisë, ku theksoi se ka si objektiv përqëndrimin tek trasparenca, politika monetare, dhe menaxhimin e këtij institucioni. Sejko ka paraqitur një sërë objektivash të tjera  ku do të përqëndrohet në drejtimin e Bankës së Shqipërisë, nëse i besohet kjo detyrë.

“Me transpearencën, kuptohet si objektiv kryesor rikuperimin e besimit ndaj këtij institucioni. Ngjarja e ndodhur ka dëmtuar imazhin e këtij institucioni, ndaj përmirësimi i imazhit është objektiv kryesor. Është i rëndësishëm zbatimi i ligjit dhe standardeve përmes transaparencës. Gjykoj që duhet bërë publike mbledhja e Këshillit Mbikqyrës, si dhe analizat dhe diskutimet. Mbrojtja e interesave të konsumatorëve një tjetër prioritet i imi. Jam i vendosur që të arrij,  që BSh të luajë një rol të rëndësishëm në reduktimin financiar. Me politikën monetare, do të jetë sensibiliteti dhe arritja e objektivave nëpërmjet uljes së normës së interesit. Është po ashtu e rëndësishme rritja e rolit të Bankës Qëndrore në instrumentet financiare. Objektiv tjetër rritja e transparencës së vendimarrjues së politikës monetare. Nxitja e kreditimit do të jetë një tjetër objektiv që do të vijojmë bashkëpunimin me të gjithë aktorët e tjerë. Gjithashtu është e rëndësishsme që të forcohet struktura e kontrollit te brendëshëm”, tha Sejko.

440 herë e lexuar, 0 herë sot

Paga minimale rritet në 22,000 Lekë

Lajme-Treg 29/01/2015

Duke filluar nga 1 janari i 2015, paga minimale do të jetë 22 mijë lekë, kurse paga maksimale do të mbetet e pandryshueshme në vlerën e 97.030 lekë.
“Paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga data 1.1.2015 e në vazhdim, të jetë, jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 22 000 lekë dhe deri në 97 030 lekë, për personat e punësuar, vetëpunësuar apo për punonjësit e papaguar të familjes” thuhet në vendimin e qeverisë.

Për të vetëpunësuarit në bujqësi paga minimale do të jetë 4 620 lekë. Duke u bazuar në pagën e re shuma minimale mujore e kontributeve tashmë do të jetë 6 138 lekë.
”Të vetëpunësuarit në bujqësi të derdhin kontribut vjetor, për sigurimet shoqërore, në masën 33 000 lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 25 300 lekë” thuhet në vendimin e qeverisë. Punëdhënësi do të paguajë kontribut mujor 4 070 lekë, nga të cilat 2 750 lekë për sigurime shoqërore dhe 748 lekë për sigurimin e kujdesit shëndetësor.

Të gjithë ata persona që e drejta e përfitimit të pagesës u ka lindur deri në 31.12.2014,shuma bazë do të jetë 12 264 lekë në muaj, kur përfituesi ka më shumë se 17 vjet e gjashtë muaj si vjetërsi pune, për pension invaliditeti,apo për nënën që ka lindur 6 e më shumë fëmijë. Kurse për personat që nuk kanë mbushur vjetërsinë në punë masa e përfitimit të pensionit të lindur para 31 dhjetorit 2014 do të jetë 8 398 lekë në muaj.

Pensioni social është 6750 lekë në muaj duke filluar nga 1 janari i këtij viti.

429 herë e lexuar, 0 herë sot

INSTAT: Eksportet rritje modeste, thellohet deficiti tregëtar me 2.4 miliardë  USD për 2014

Lajme-Treg 29/01/2015

ktiviteti tregtar i Shqipërisë gjatë vitit 2014 shënoi një rritje me ritme modeste krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave vëllimi i shkëmbimeve tregtare u rrit vetëm me 5.4 %, ndërsa ka një ritëm të ulët të rritjes së eksporteve, të konsideruara si një ndër shtyllat që do të mbështesin rritjen ekonomike të vendit. Gjatë 2014 eksportet arritën në 255.6 miliard lekë, afërsisht 2.1 miliard dollarë, me një rritje prej vetëm 3.6 përqind. Një nga nivelet më të ulta të viteve të fundit.

Industria e prodhimeve fason mbajti peshën kryesore duke u rritur me 19.2 përqind krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji” rregjistroi një ulje me 15.7 përqind, e kushtëzuar dhe nga konjukturat ndërkombëtare, për shkak të rënieve të cmimeve, vecanërisht të naftës në gjysmën e dytë të vitit, ndërkohë që situata energjitike ndikoi negativisht në shitjet jashtë vendit.

Importet nga ana e tyre u rritën me 6.2 përqind, ndërsa vlera e tyre e përgjithshme shkoi në 551.9 miliard lekë, osë afërsisht 4.5 miliard dollarë, duke dëshmuar një tendencë të rritjes së konsumit apo dhe të investimeve. Në fakt, grupi “Makineri, pajise dhe pjesë këmbimi” u rrit me 7.4 përqind. Një rritje prej afër 10 përqind shënoi dhe importi I grupit “Materiale ndërtimi, dhe metale”.

Të dhënat e Institutit të Statistikave dëshmojnë se për 2014, deficiti tregtar pësoi një tjetër rritje me afër 8.5 përqind duke shkuar në mbi 296 miliard lekë, ose 2.4 miliard dollarë.

390 herë e lexuar, 0 herë sot

Kredi të buta për strehimin e familjeve në nevojë

Lajme-Treg 28/01/2015

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur procesin e aplikimit për kredi të buta për familjet në nevojë. Aplikimet mund të kryhen pranë dy bankave tregtare “BKT” dhe “Alpha Bank”, me të cilat institucioni ka lidhur marrëveshje në kuadër të programit “Partneritetit në ndihmë të familjeve në nevojë”.

Për ta bërë sa më të kuptueshme këtë skemë të re, simulohet me cideo asti i një kryefamiljari që ka në ngarkim familjen e tij, vëllanë invalid dhe prindërit e moshuar, i cili ka aplikuar për strehim, gjithashtu simulohet rasti i një gruaje të divorcuar që ka në ngarkim dy fëmijë, e cila ka aplikuar për strehim.

Këto video jane realizuar gjatë aktivitetit të organizuar nga EKB me Bashkinë Fier dhe përfaqëuses të dy bankave, “Alfa Bank” dhe “BKT” në kuadër të “Partneritetit në ndihmë të familjeve në nevojë”.

/ Lajme-Treg

633 herë e lexuar, 0 herë sot

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2%

Lajme-Treg 28/01/2015

Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit në 2%, duke shënuar një nivel të ri rekord. Norma e interesit u ul me 0.25 pikë përqindje. Sipas Bankës, vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës, pasi u njoh me zhvillimet e fundit ekonomike e monetare në vend.  Në muajin dhjetor inflacioni ishte 1.7 %, poshtë objektivit minimal të Bankës së Shqipërisë.

Kjo është hera e 13-te, që banka ul normën bazë, duke synuar te nxise kreditimet dhe investimet në ekonomi. Ulja më e fundit u bë në nëntor të vitit të kaluar dhe deri me tani ndikimin me te madh e ka dhene tek depozitat. Interesat e tyre kane zbritur ne nivelin e inflacionit, duke qene 1.6 % në muajin nëntor.
/ Lajme-Treg

378 herë e lexuar, 0 herë sot

Taksa ruse mbi grurin, pritet rritja e çmimit të bukës

Lajme-Treg 27/01/2015

Pas një takimi me importuesit e grurit, Ministri Edmond Panariti u shpreh se “sasirat më të mëdha të miellit importohen nga Rusia, e cila eksporton tek ne rreth 140 mijë ton në vit, ku prodhimi i saj i përgjithshëm për eksport në botë është mbi 20 milionë ton”.

‘Është në sovranitetin e Rusisë të aplikojë tarifat, ne nuk kemi cfarë t’i bëjmë, kryesorja është se çfarë do bëjmë ne për të kundërbalancuar këto tarifa, qoftë në kuptimin e gjetjes së operatorëve nga ku mund të importojmë për të zbutur, qoftë edhe masat që përmenda pak më para; krijimin e rezervave stok dhe aplikimin e lehtësirave fiskale”, tha Panariti.

Kjo është një sfidë e jona, tha kreu i bujqësisë, ndërsa shtoi se, jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë ta hapim eksportin me Rusinë, jo vetëm për fruta-perime, por edhe të prodhimeve me origjinë shtazore. Vendimi i Rusisë që hyn në fuqi në datën 1 shkurt parashikon vendosjen e një takse prej 35 eurosh për ton grurë.

/ Lajme-Treg

429 herë e lexuar, 0 herë sot

Shqipëria zbret 9 vende në renditjen e lirisë ekonomike

Lajme-Treg 27/01/2015

Shqipëria ka pësuar rënie të lirisë ekonomike krahasuar me një vit më parë. Në raportin vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, publikuar nga Fondacioni Heritage, Shqipëria klasifikohet si një vend me liri të moderuar ekonomike duke u renditur në vendin e 63, mes 186 vendeve (nga vendi i 54 ku renditej një vit më parë) dhe e 29 në Europë (nga vendi i 25 një vit më parë). Kjo rënie, sipas raportit, vjen për shkak të dobësisë së lirisë në biznes, që vjen si rezultat i rritjes së taksave dhe dobësimit të investimeve. Vlerësime të ulëta Shqipëria ka edhe në luftën kundër korrupsionit dhe të drejtës së pronës.

/ Lajme – Treg

356 herë e lexuar, 0 herë sot

Euro, niveli më i ulët ndaj USD, prej 11 vitesh

Lajme-Treg 27/01/2015

Euro ka zbritur në nivelit më të ulët në 11-vjet kundrejt dollarit teksa Banka Qendrore Evropiane zgjeroi programin e saj të blerjes së obligacioneve duke përfshirë obligacione qeveritare, një politikë që tenton të zhvlerësojë monedhën.

Në tregjet ndërkombëtare ajo po shkëmbehet me më pak se 1.13 dollarë.
Zhvlerësimi erdhi ndërsa Presidenti i BQE Mario Draghi njoftoi planet për të blerë 60 miliard euro në muaj borxh publik dhe privat deri në shtator të 2016-es.
Për blerjen e letrave me vlerë pritet të shtypen 1 trilionë euro.
Zhvlerësimi, i cili po vjen në kushtet e një luftë të fortë çmimesh mes tregjeve botërore, e luftës për të shpëtuar financat publike, nuk do të lërë pa prekur një treg ajo zhvillon 70% të tregtisë me Europën, dhe ka pjesën më të madhe të investimeve private nga ky treg.
Nga të dhënat e kursit të këmbimit, efekti kryesor i vërejtur në tregun tonë është zhvlerësimi i lekut ndaj dollarit amerikan. Një dollar amerikan ka arritur të tregtohet mbi 120 lekë, ndërsa një euro po tregtohet në nivelin 140.16 lekë.
/ ABC News

472 herë e lexuar, 0 herë sot

Cilësia e karburanteve: 200 pika me probleme

Lajme-Treg 27/01/2015

Kreu i ri i IQT, Ejana Xhixha thotë se janë marrë rreth 5000 mostra prej të cilave mbi 200 kanë rezultuar se tregtojnë karburant jashtë standardeve të cilësisë. Ndaj tyre janë marrë masa që nga ndëshkimi me gjobë që varion nga 100 000 në 2 000 000 lekë, deri në pezullim të aktivitetit apo revokim të licencës.

“Nga 281 penalizime, 220 kishin probleme me cilësinë, kurse 61 probleme dokumentare. Janë propozuar 39 raste për pezullim license, 4 prej të cilave u është revokuar licensa përfundimisht, do t’i publikojmë shumë shpejt”, tha Xhixha.

Kreu i IQT-së u kërkoi qytetarëve të raportojnë pranë Inspektoriatit pikat e dyshuara prej tyre për mashtrim me cilësinë e karburantit.

IQT publikoi pak ditë më parë listën e mbi 60 subjekteve të ndëshkuara gjatë muajve nëntor e dhjetor, që tregtonin karburant jashtë standardeve të cilësisë. Pikat e gjobitura janë të vendosura jo vetëm në periferi por edhe brenda qyteteve, përfshirë vijën e verdhë të kryeqytetit.

/ Top Channel

355 herë e lexuar, 0 herë sot

Faqe 7 nga 7 1 5 6 7
  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]