Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Kodi i Punës – ndryshimet për pagat, kontratat dhe lejet

Lajme-Treg 09/04/2015

Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme projektligjin “Për disa ndryshime në Kodin e Punës”, i cili sjell një sërë risish, duke synuar të rrisë ndjeshëm garancitë ligjore dhe të shëndetit në punë për punëmarrësit.

Projektligji, që vjen si nismë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, prek disa kapituj të Kodit të Punës, kryesisht ata që rregullojnë marrëdhëniet e punës mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, çështjen e pagesës për punët e vështira dhe në orët e vona, lejen e lindjes dhe shëndetit në punë, si dhe punësimin e përkohshëm.

  • Në Kod sanksionohet se çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar.
  • Ndërkohë që për çdo gjashtë orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit.
  • Lidhur me lejen e lindjes, në Kod është propozuar ndryshimi që u jep të drejtën të dy prindërve të gëzimit të lejes së përkujdesit për fëmijën e sapolindur.
  • Po ashtu është parashikuar që pas rikthimit në punë, 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marrin dy orë leje në ditë të paguar. Pra, mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë.
  • Prindërit mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim kur kanë sëmurë fëmijët deri në moshën 6-vjeçare, si dhe kanë të drejtë të marrin leje të papaguar jo më pak se katër muaj.
  • Me ndryshimet e reja, Kodi sjell detyrimin ligjor që ndryshimi i kontratës së punës mund të bëhet vetëm me shkrim. Një zhvillim, i cili rrit mbrojtjen në punë dhe në proceset gjyqësore për punëmarrësit.
  • Një risi tjetër janë agjencitë e punësimit të përkohshëm, të cilat sigurojnë mbrojtje ligjore për të gjithë personat që deri më sot kanë punuar të pambrojtur, si hidraulikët, elektricistët, pastrueset, babysitter-at, punëtorët e ndërtimit me ditë etj.
  • Për herë të parë, me këto ndryshime parashikohet rregullimi i punës në distancë, ose të kryer nëpërmjet kompjuterit, duke iu krijuar mundësi të reja por edhe mbrojtje veçanërisht të rinjve.
  • Një tjetër risi është edhe ajo që prek nxënësit e arsimit profesional. Kjo kategori nxënësish, që në përputhje me sistemin dual gjerman do të kryejnë praktikën mësimore pranë një subjekti, këtej e tutje do të paguhet.

Me ndryshimet e miratuara sot në Kodin e Punës vijnë dhe disa përcaktime të tjera, që synojnë ndalimin e diskriminimit në punësimin dhe formimin profesional. Kështu, parashikohet lënia e barrës së provës punëdhënësit për marrjen e masave me qëllim respektimin e parimit të mosdiskriminimit. Ndër të tjera parashikohet edhe përcaktimi i saktë dhe i plotë i rasteve të “shqetësimit seksual” në mjedisin e punës.

Projektligji i miratuar dje në mbledhjen e qeverisë pasqyron propozimet e paraqitura nga partnerët socialë, problemet e zbatueshmërisë së dispozitave të Kodit të Punës, disa elemente të rëndësishme të Acquis të BE-së për sigurinë dhe shëndetin në punë, ndalimin e diskriminimit, si dhe mbrojtjen e veçantë të grave dhe rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve të së Drejtës Sociale të Këshillit të Europës.

/ Mapo

741 herë e lexuar, 0 herë sot

Ligji: Debitorëve të energjisë u sekuestrohet pasuria

Lajme-Treg 07/04/2015

Një debi prej më shumë se 150 mijë lekë të reja do t’u kushtojë banesën apo cdo pasuri tjetër për konsumatorët familjarë, ndërsa për biznesin sanksionet ndërmerren nëse debia është mbi 200 mije lekë. Kjo parashikohet në ligjin për sektorin energjetik dhe sot ka marrë OK e komiisonit të ligjeve edhe pse PD e kundërshtoi duke e konsideruar antikushteues.

Mbetet dhe pak kohë sa të marrë miratimin e Parlamentit,  që të sanksionohet përfundimisht me ligj, që në rast mos pagese të energjisë elektrike të vendoset sekuestro për pasurinë, përfshirë  apo  biznesin debitor.

Ligji për sektorin energjitik,  që mori miratimin e komisionit të ligjeve synon që në rast të një debie prej 150 mij  lekë, OSHEE,  vendos barrë hipotekore deri në shlyerjen e borxhit.

625 herë e lexuar, 0 herë sot

L’Express: Shqipëria, perla e re e Ballkanit

Lajme-Treg 02/04/2015

Revista prestigjioze franceze L’Express i ka kushtuar një vend të veçantë Shqipërisë në një artikull të përgatitur lidhur me vendet turistike që duhen vizituar në prag të sezonit të ri turistik të verës, duke e renditur vendin tonë të tretin në Botë.
Në artikullin vlerësohen bukuritë dhe kultura shqiptare, veçanërisht bregdeti, duke e renditur vendin tonë pas gadiishujve Peloponezë dhe kryeqytetit japonez të Tokios.

Siç thekson revista, në vendin tonë janë mbledhur bashkë brigjet e bukura si të Greqisë, liqenet dhe malet si të Zvicrës, qytete dhe parqe arkeologjike të mbrojtura nga UNESCO dhe historia mbi 2500 vjeçare me gjurmët e kulturës romake dhe asaj bizantine.

L’Express fton turistët të mos rrinë pa vizituar Shqipërinë, pasi krahas bukurive sfidon me çmimet ndër më të ulëtat në Evropë

“Plazhet të bukura si në Greqi, liqenet dhe malet si në Zvicër, fshatra gdhendur në listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori e kombinuar për 2.500 vjet e romakëve dhe kultura bizantine, dhe çmimet më të ulët në Evropë: kjo bën që Shqipëria hyjë në renditje si një prej destinacioneve më të preferuara. Rreth 362 km bregdet përfundojnë duke u përballur me Korfuzin në jug, flirtojnë Puglia në anën tjetër të Adriatikut, një përfitim që kishin vetëm italianët, por jo për kohë të gjatë. Dy lidhje të reja direkte ajrore, dhe një periudhë prej më pak se tre orë nga Parisi, dhe hotele të reja butik me një dizajn të veçantë, e bëjnë këtë vend të vogël Ballkanik në 5 vendet e preferuara për pushime.” shkruan prestigjiozja L’Express.

Media të tjera ndërkombëtare e kanë vlerësuar dhe sugjeruar gjithashtu Shqipërinë si një nga destinacionet më të mira turistike.

667 herë e lexuar, 0 herë sot

Standardet e BE-së për shkarkimin e gazrave të makinave do të aplikohen edhe në Shqipëri

Lajme-Treg 01/04/2015

Kontrolli teknik i automjeteve do të jetë më i rreptë me qëllim nxjerrjen jashtë qarkullimit të makinave të vjetra. Nga data 1 korrik 2015, Ministria e Transporteve do të fillojë zbatimin e planit për aplikimin e normave të BE për gazrat e lejuara të automjeteve.

Sipas udhëzimit të firmosur nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, normat e reja do të hyjnë në zbatim në tri faza.

Faza e parë: Prej 1 korrik deri në 31 dhjetor 2015, do të fillojë zbatimi i normave të lejuara aktuale zyrtare plus shtesat respektive, të përcaktuara në udhëzim. Automjetet që tejkalojnë këto nivele të elementeve ndotëse nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm.

Faza e dytë: prej 1 janari deri më 31 qershor 2016, do të gjejë zbatim aplikimi i normave të lejuara plus gjysmën e shtesave respektive

Faza e tretë: prej 1 korrik 2016, do të aplikohet zbatimi rigoroz i normave të lejuara të elementeve ndotëse nga gazrat e automjeteve në përputhje të plotë me direktivën europiane të vitit 2009, që aplikojnë vendet e BE-së.

Sipas udhëzimit, në manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, ndryshon norma sasiore që përcakton arsyen për dështim, në kontrollin e sistemit të shkarkimit të gazrave të makinave.

Kështu, për mjetet rrugore të regjistruara nga 1 janar 1980 deri më 1 korrik 2008, deri tani nuk e kalon testin kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 m-1 në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 m-1 në rastet e motorëve diezel turbo (të mbiushqyer). Nga data 1 korrik 2015 deri më 31 dhjetor 2015, kjo normë ngrihet me 40%. Ndërsa për mjetet e regjistruara pas 1 korrik 2008, aktualisht nuk kalohet testi kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 1.5 m-1, por me udhëzimin që hyn në fuqi më 1 korrik 2015, norma e lejuar shtohet me 60%. Normat e lejuara të shkarkimit të gazrave plus shtesën janë të vlefshme për periudhën 1 korrik deri 31 dhjetor 2015. Nga 1 janari deri 30 qershor 2016, normës së BE-së i shtohet vetëm 1/2 përqindjes së aplikuar gjatë gjashtëmujorit paraardhës. Kurse, normat e lejuara të shkarkimit të gazrave sipas Direktivës së BE-së të 2009-s (pa shtesa), janë të vlefshme për periudhën pas 1 korrik 2016. Në fazën e parë, normat e BE-së aplikohen me tolerancë 10% deri në 60% më tepër, në fazën e dytë përgjysmohet kjo diferencë dhe në fazën e tretë, nuk ka asnjë tolerim.

 

Gazrat shkarkues – diezel

Arsyet për dështim:

  1. Mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1980 deri më

1 korrik 2008

– Treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 (+40%) m-1 në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 (+40%) m-1 në rastet e motorëve diezel turbo.

  1. Mjetet rrugore të regjistruara pas 1 korrik 2008

– Treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 1.5 +(60%) m-1.

  1. Gazrat e shkarkimit (mjetet rrugore të regjistruara

para 1 janar 1980)

– Mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë apo më të errët dhe treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1.

  1. Sistemi i kontrollit të shkarkimit

– Rrjedh, nuk është i plotë apo është instaluar në mënyrë jo të plotë ose jo të saktë.

  1. Shpejtësia e motorit në gjendje të lirë (minimo)

– Shpejtësia e motorit në gjendje të lirë nuk është korrekte (krahasuar me shpejtësinë që përcakton konstruktori, me një tolerancë +/- 200 rpm).

“Sistemi i shkarkimit – benzinë”

Arsyet për dështim:

  1. Sistemi shkarkues i motorit

– Ka rrjedhje.

  1. Sistemi i kontrollit të emetimit

– Sistemi i kontrollit të emetimit ka rrjedhje, është i paplotë apo nuk është instaluar në mënyrë korrekte.

  1. Shpejtësia në gjendje të lirë (minimo)

– Dukshëm mbi nivelin e rekomanduar nga konstruktori X.

  1. Emetimi i monoksidit të karbonit

– Për mjetet rrugore të regjistruara përpara 1 tetor 1986, përmbajtja e monoksidit të karbonit është më shumë se 4.5 % (+10%) në gjendje të lirë (minimo).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 tetor 1986 dhe deri më 31 dhjetor 1993 – përmbajtja e monoksidit të karbonit është më shumë se 3.5 % (+20%) në gjendje të lirë

(minimo).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,

përmbajtja e monoksidit të karbonit është më shumë se 0.5 % (+40%) në gjendje të lirë (minimo).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,

përmbajtja e monoksidit të karbonit në 2,500 RPM apo në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori është më shumë se 0.3 % (+40%).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 korrik 2002,

përmbajtja e monoksidit të karbonit në gjendje të lirë (minimo) është më shumë se 0.3 % (+60%).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 korrik 2002,

përmbajtja e monoksidit të karbonit në 2,500 RPM apo në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori është më shumë se 0.2 % (+60%).

Hidrokarboni (HC)

  1. 10.Për mjetet rrugore të regjistruara përpara 1 tetor 1986,

përmbajtja e hidrokarbonit në minimo është më shumë se 1,000 (+10%) PPM.

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara nga 1 tetor 1986 deri më

31 dhjetor 1993, përmbajtja e hidrokarbonit në minimo është më shumë se 750 (+20%) PPM.

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,

përmbajtja e hidrokarbonit në 2,500 RPM apo në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori është më shumë se 200 (+40%) PPM.

Lambda

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,vlera

Lambda në shpejtësinë 2,500 RPM ose në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori nuk është 1+0.3 (+40% e 0.3) ose është brenda rekomandimeve të konstruktorit të mjetit rrugor.

Sistemi shkarkues i motorit

  1. Tymrat në sistemin shkarkues të japin të kuptosh që motori harxhon shumë vaj.

ShënimVlerat e udhëzimit plus shtesat në kllapa, janë për periudhën 1 korrik – 31 dhjetor 2015. Nga data 1 janar 2016 deri në 30 qershor 2016 lejohen normat plus 1/2 e shtesës në kllapa, ndërsa nga data 1 korrik 2016, hyjnë në fuqi normat pa shtesat në kllapa.

 

1061 herë e lexuar, 0 herë sot

Katërfishohen transaksionet bankare nga interneti

Lajme-Treg 26/03/2015

Transaksionet bankare nga shtëpia nëpërmjet internetit pësuan një shpërthim gjatë vitit 2014.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, mbi 1.2 milionë transaksione u kryen nëpërmjet Home Banking nga 323 mijë që u kryen në vitin 2013 me një rritje 285 %.

Po sipas statistikave, “braktisja” e sporteleve bankare për të kryer veprime nga kompjuteri në shtëpi ose nga telefoni, ka vijuar edhe gjatë janarit 2015 ku janë zhvilluar mbi 90 mijë transaksione.

Të gjitha bankat janë të pranishme në internet me një faqe të tyren, që jep informacion të përgjithshëm.

Banka e Shqipërisë e argumenton këtë rritje me fleksibilitetin që internet banking u lejon klientëve të futen nëpërmjet internetit në llogaritë e tyre on-line 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, drejtpërsëdrejti nga shtëpitë ose zyrat e tyre dhe të kryejnë operacionet bankare që duan.

Internet banking, të paktën në fazën aktuale, nuk tenton të zëvendësojë kanalet tradicionale të shpërndarjes së produkteve bankare. Ai qëndron bashkë me një tërësi kanalesh, që shkojnë nga ato tradicionale (si sportelet e filialeve) tek ato automatike (si ATM, Pos), në kuadrin e plotësimit dhe të përforcimit të raportit klient – bankë.

/ Monitor

609 herë e lexuar, 1 herë sot

Kazinotë zhvendosen vetëm në zonat turistike

Lajme-Treg 19/03/2015

Kazinotë do të jenë të përqendruara vetëm në zonat turistike, përveç rasteve kur janë në hotele me pesë yje, sipas projektligjit të ri “Për lojërat e fatit”.

Për të kufizuar numrin e pikave të basteve sportive, ligji përcakton një numër maksimal sallash, si dhe rrit distancën nga 20 në 200 metër nga njëra sallë në tjetrën.

Disa deputetë kërkuan që kjo distancë të jetë më e largët, me qëllim një kufizim më të madh të pikave të basteve që përbëjnë dhe pjesën më të madhe në totalin e lojërave të fatit me 4 subjekte të licencuara dhe 3000 deri në 4000 NIPT-e sekondare ose salla. Gjithashtu familja do të ketë në dorë që përmes një kërkese të bërë të mos lejojë që i afërmi i tyre të mund të lejohet të luajë në lojërat e fatit.

Projektligji përcakton një afat licencimi deri në 10 vite për bastet sportive, ndërsa tarifa është dhjetëfishuar në 200 milionë lekë.

Kurse për kazinotë, tarifa e licencimit nis nga 1 miliard lekë. Detyrimi tatimor nga shuma fikse përcaktohet në 25 % mbi të ardhurat bruto, por jo më pak se 40 000 lekë për sallë për bastet sportive.

 

584 herë e lexuar, 0 herë sot

Cilësia e jetës, Tirana në vendet e fundit

Lajme-Treg 16/03/2015

Vjena është qyteti me cilësinë më të mirë në botë të jetesës, sipas studimit të Mercer për vitin 2014, ndërsa lista dominohet nga qytetet evropiane. Zurich dhe Auckland renditen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë. Mynihu është në vendin e katërt, i ndjekur nga Vancouver, që është qyteti me cilësinë më të lartë në Amerikën e Veriut. Singapori është i pari në Azi, Ndërsa Dubai (73) renditet i pari në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Qyteti i Pointe-à-Pitre (69), Guadeloupe, merr vendin e parë për Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Mercer kryen një sondazh çdo vit për të ndihmuar kompanitë multinacionale dhe punëdhënësit. Dy aspektet kryesore të sondazhit përfshijnë cilësinë e jetesës dhe mobilitetit. Sigurimi i informacionit është bërë për më shumë se 460 qytete në të gjithë botën, ndërsa janë vendosur në renditje 223 prej tyre, përfshi edhe kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën, e cila renditet në vendin 179, para Yerevanit (180), të Armenisë. Renditja mbyllet me Bagdadin, kryeqyteti i Irakut, në vendin 223.

Qytetet evropiane gëzojnë një cilësi të lartë të përgjithshme të jetesës në krahasim me ato në rajone të tjera. Shëndetësia, infrastruktura dhe objektet rekreative janë në një standard shumë të lartë. Stabiliteti politik dhe niveli relativisht i ulët i krimit u mundëson emigrantëve që të ndjehen të sigurt në shumicën e vende.

i renditur në vendin 191, Tbilisi, kryeqyteti i Gjeorgjisë, është qyteti me cilësinë më të ulët në Evropë. Qytete të tjera në fund të renditjes për Evropën janë: Minsk (189), Bjellorusi; Yerevan (180), Armeni; Tiranë (179), Shqipëri dhe Shën Petersburg (168), Rusi. Renditja më e mirë për një vend në zhvillim evropian është në vendin 107, Wroclaw, Poloni. Që prej anëtarësimit të Polonisë në Bashkimin Evropian, Wroclaw ka dëshmuar rritjen e prekshme ekonomike, infrastrukturën e përmirësuar dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe të brendshme. Wroclaw është cilësuar nga BE, si Kryeqyteti Evropian i Kulturës për 2016.

631 herë e lexuar, 0 herë sot

Lufta monetare

Lajme-Treg 16/03/2015

Euroja ecën pa u ndalur drejt barazimit të vlerës me dollarin. Kjo i ul rreziqet e deflacionit dhe ua lehtëson biznesin eksportuesve. Por ekspertët paralajmërojnë për një luftë monetare.

Së shpejti do ta përjetojmë: për herë të tretë në historinë e saj ende të re euroja do të barazohet në vlerë me dollarin. Që prej vendimit të Bankës Qendrore Evropiane (EZB), për të hedhur që prej marsit në treg, çdo muaj 60 miliardë euro, euroja e ka shpejtuar tatëpjetën e saj. Kështu që është vetëm një çështje kohe, deri kur për një euro do të marrësh vetëm një dollar, ose edhe më pak.

Po euroja e dobët është shumë e mirëpritur, mund të argumentosh tani, sepse ajo i bën më të lira në tregun botëror produktet e eksportuesve evropianë – dhe i bën ato në përgjithësi më konkuruese. Me zhvlerësimin e euros mund të importosh veç kësaj edhe pak inflacion dhe ta mbash nën kontroll rrezikun e deflacionit. Por sikur njëri nga produktet më të rëndësishme të importit, pikërisht nafta, të bëhet edhe më e lirë, ky efekt do të jetë i kufizuar. Veç kësaj, BQE nuk ka asnjë mandat, që me politikën e këmbimit të kursit të nxisë eksportet evropiane. Kështu mendon edhe Anton Börner, president i Shoqatës së Tregtisë së Jashtme (BGA): “Shefi i BQE, Mario Draghi, thotë se italianët dhe spanjollët nuk kanë më mundësi të eksportojnë, sepse euroja është shumë e fortë, pra unë e bëj më të lirë euron. Po me këtë hap bëhen më të lira edhe produktet gjermane. A besoni se dikush do të blejë ndonjë Fiat, ndonjë Peugeot, ose Citroen, kur mund ta blejë edhe një veturë gjermane 20 përqind më lirë?”

Në fillim mungonte kërkesa

Në fillim të karrierës së saj, kur euro ishte vetëm monedhë virtuale, më 4 janar 1999, ajo e kishte vlerën 1,1747 dollarë. Me këtë çmim u tregtua ajo në Sydney, në bursën e parë të madhe, e cila e filloi tregtinë pas ndërrimit të viteve. Por duke qenë se kjo monedhë, deri në futjen e parave reale në vitin 2002 ishte vetëm monedhë virtuale, mungonte kërkesa e investuesve për të, kështu që në 27 janar 2000, euroja ra për herë të parë nën dollarin.

Puna do të vinte edhe më keq: në tetor 2000, për një euro merrje vetëm 82 cent dhe u shqiptuan frikëra se euroja e dobët do të destabilizonte ekonominë botërore. Me futjen në qarkullim pa probleme të parave në dorë në euro, në janar 2002 u shënua kthesa, për të arritur në 15 korrik sërish barazinë me dollarin dhe në korrik 2008, monedha e përbashkët arriti me kuotën 1,60 38 dollarë rekordin e saj të deritashëm.

Por që atëherë vazhdon tatëpjeta dhe euroja nuk ndalet askund, përkundrazi: me politikën e saj monetare edhe Banka Qendrore Amerikane i bën presion shtesë kursit. Javën e ardhshme në Uashington bankierët e Bankës Qendrore Amerikane rreth shefes së FED-it, Janet Yellen, mund të përgatisin ngritjen e parë të interesave që prej shpërthimit të krizës financiare. Shumica e ekspertëve presin që në verë të kemi kthesë në interesat bankare në SHBA dhe besojnë që dollari do të ngjitet që më parë.

 / dw.de

 

437 herë e lexuar, 0 herë sot

Patenta do të merret për 15 minuta

Lajme-Treg 15/03/2015

Pas mbarimit të kursit dhe kryerjes së testimit, patenta do të merret vetëm në 15 minuta, pa asnjë rritje të kostos. Me sistemin e ri të vendosur, koha e rinovimit të patentave ka ndryshuar nga dy javë në vetëm 15 minuta.

Në ambientet e testimit të teorisë së kandidatëve për leje drejtimi është investuar për sistemin e ri të informatizuar për identifikimin e kandidatëve, si dhe janë instaluar pajisje fotografike dhe identifikimi dixhitale të kandidatit, nëpërmjet paraqitjes së menjëhershme në kohë reale të fotografive të gjithsecilit dhe të firmës e të shenjave të gishtave në formularin e testimit.

Me hyrjen e këtij elementi të ri në procesin e testit teorik për pajisjen me leje drejtimi të drejtuesve të ardhshëm, ulet koha e shërbimit dhe ulet mundësia e falsifikimeve

496 herë e lexuar, 0 herë sot

Kreditë e këqija, 50% konsiderohen të humbura

Lajme-Treg 14/03/2015

Në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, konstatohet se vendi ynë arriti në nivelin 24% të totalit të portofolit të huave, vendi me nivelin më të lartë të NPL-ve jo vetëm në rajon, por edhe në Europën në zhvillim. Shkaku kryesor për këtë mbetet zbatimi i ligjit.

Ish-anëtari i bordit të Bankës Qendrore, Arjan Kadareja thotë se krahasuar me vendet e tjera, Shqipërisë i duhen mbi 12 muaj për të ekzekutuar kolateralin, ose pengun që mbajnë bankat, ndërsa në vende të tjera këto procedura nuk zgjatin më shumë se 3 muaj, raporton Vizion Plus.

Totali i kredive me probleme në Shqipëri ka arritur në shifrën e 1 miliard eurove, dhe 500 milion euro ose gjysma e këtyre parave konsiderohen të humbura ose pa shpresë për t’u kthyer. Pikërisht ky fakt ka bërë që bankat të shtrëngojnë dhënien e kredisë për biznesin.

Nga ana tjetër shumë sipërmarrës kanë marrë para me fajde në rrugë informale, pasi procedurat e bankave për lëshimin e një huaje janë tmerrësisht të gjata.

Sipas FMN, Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor që kanë nivel të lartë të kredive me probleme nuk po e marrin seriozisht zgjidhjen e çështjes. Bankat në Ballkanin Perëndimor që kanë kredi të larta me probleme janë më të ndjeshme ndaj riskut dhe kanë shtrënguar standardet e kredisë me synim që të shmangin përkeqësimin e mëtejshëm të portofolit.

579 herë e lexuar, 0 herë sot

Faqe 2 nga 7 1 2 3 4 7
  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]