Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Më të suksesshmit e 100oferta.com

Këshilla të dobishme 14/07/2016

Cilët janë publikuesit më të suksesshëm në 100oferta.com?

Përgjigja është fare e thjeshtë: ata që vendosin çmime reale, foto dhe përshkrim të saktë.

100oferta.com i publikon të gjitha ofertat njësoj, asnjë nuk favorizohet më tepër ose shpërfillet më tepër.

Të gjithë mund të publikojnë oferta FALAS sipas Rregullores së 100oferta.com, mund të vendosin deri në 10 fotografi, bashkangjitin video, rifreskojnë ofertat çdo ditë në faqen e parë, t’i përhapin ofertat në të gjitha rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Linkedin etj, ku 100oferta ka më tepër se 100.000 ndjekës.

Të gjitha ofertat publikohen para një audience që zgjerohet çdo ditë (mbi 8.000 vizitorë realë/ditë, 25.000 faqe të hapura/ditë)

  • Çmimi real

Sa ndikon vendosja e një çmimi real?

80% e ofertave të sukseshme kanë pikë të fortë çmimin real. Gjatë këtyre viteve kemi patur raste kur dikush e ka shitur makinën vetëm 8 orë pasi e ka publikuar dhe raste kur e ka shitur pas 6 muajve pasi ka vendosur çmimi fillestar 4800 Euro, më pas e ka ndryshuar në 4500, 4200, 3800, 3500 dhe përfundimisht 3000 Euro. Ndoshta po ta kishte vendosur që në fillim 3500 Euro, mund ta kishte shitur makinën për 1 javë, pra do kishte fituar 6 muaj dhe 500 Euro më tepër.

Para se të vendosni për çmimin e shitjes së një makine, shtëpie apo apartamenti me qira është më mirë të kontrolloni si variojnë çmimet në të njëjtën kategori me produktin tuaj. 100oferta.com është një mundësi ku publikohet oferta juaj reale përballë kërkesës së tregut, kështu që të pretendoni të shisni një makinë Golf 4 me 200.000 km, të vitit 2001 për 3800 Euro duket e ekzagjeruar.

  • Foto dhe përshkrim i saktë

Tek 100oferta.com janë disa kategori ku nuk mund të postoni oferta pa vendosur foto, si p.sh. makinat.

Gjithkush që kërkon të blejë një makinë dhe kontrollon fillimisht tek 100oferta.com, nuk mund të marrë mundimin t’ju kontaktojë, nqs. të paktën nuk e sheh makinën në foto. Për këtë arsye 100oferta.com ju lejon të ngarkoni deri në 10 foto (jo më të mëdha se 500 kb), madje të bashkangjisni edhe video nga Youtube.

Përshkrimi i saktë gjithashtu është shumë i rëndësishëm. Është gabim të mendosh se do gjeni blerës duke ju fshehur informacionin e nevojshëm, përkundrazi duhet të shqetësoheni për krijimin e një emri të keq edhe sikur të jeni një postues me vetëm një ofertë (jo më, për kompani që kërkojnë të forcojnë emrin e mirë në biznes). Një përshkrim i saktë dhe i sinqertë e bën më të thjeshtë komunikimin dhe marrëveshjen mes shitësit dhe blerësit.

100oferta.com do të publikojë gjithmonë ofertat tuaja pa asnjë ndryshim, por suksesi varet edhe nga formulimi juaj i ofertës.

 

1001 herë e lexuar, 1 herë sot

Këshilla për përdorim të sigurtë të internetit

Këshilla të dobishme 06/07/2016

Edhe pse do të donim të mendonim se gjithkush është i sinqertë dhe i respektueshëm, për fat të keq kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Mashtrimet janë një realitet i internetit. Pavarësisht nga kjo, 100oferta përpiqet të krijojë një komunitet të sigurt online, ku përdoruesit mund të lidhen me njëri-tjetrin thjesht, me këshilla dhe informacion në lidhje me ofertat e publikuara prej tyre.

100oferta nuk trajton shkëmbimet e parave (transaksionet) mes blerësit dhe shitësit dhe nëse dikush ju thotë ndryshe, ndoshta po përpiqet t’ju mashtrojë.

Gjithmonë tregohuni i kujdesshëm me informacionin personal, të dhënat financiare, apo pagesat e çdo lloji për njerëzit që nuk i njihni personalisht.

Tashmë që mijëra individë dhe biznese përdorin çdo ditë 100oferta.com, disa këshilla për sigurinë tuaj janë të domosdoshme.

  1. 100oferta.com është një faqe interneti që publikon ofertat e tregut shqiptar. Edhe në rastet kur ndonjë ofertë vjen nga shtetas shqiptarë jashtë hapësirës shqipfolëse, ju keni mundësi të hulumtoni rreth aktivitetit të postuesit. Pra, gjithmonë keni mundësi të takoheni fizikisht, ballë për ballë dhe jo vetëm online, me këdo që ka publikuar një ofertë dhe kjo është mënyra më e mirë për të shmangur çdo mashtrim të mundshëm.
  1. Kërkesat për të përdorur shërbimet e transferimit të parave si Western Union ose MoneyGram nuk janë të destinuara për transaksione mes personave të panjohur. Dikush që ju kërkon një transfertë të tillë ka shumë gjasa të jetë një mashtrues. Një mashtrim i zakonshëm është kur ju dërgojnë email duke kërkuar para për t’ia dërguar një miku apo të afërmi. Mos kryeni kurrë transaksione me të panjohur, gjithmonë takohuni fizikisht me shitësit.
  1. Nëse ju vjen një email gjoja nga 100oferta.com (apo ndonjë faqe tjetër) duke iu kërkuar të dhënat tuaja personale si: emër përdoruesi, fjalëkalime, të dhënat e kartës së kreditit etj, ky është një email i rremë. 100oferta.com dhe shumica e faqeve të tjera, kurrë nuk do t’ju dërgojnë email për të ekzaminuar të dhënat tuaja.
  1. Nëse dikush merr përsipër të publikojë një ofertë në emrin tuaj me pagesë, ky është mashtrim. Pagesa të kërkuara fizikisht ose online nga faqe të mirënjohura për pagesa online si eBay ose PayPal, nga persona të tjerë në emrin e 100oferta.com janë të gjitha mashtrime. Tek 100oferta.com çdo njoftim i ofertave, pa asnjë kushtëzim, është dhe do të jetë gjithmonë FALAS.
  1. Kujdes nga oferta të tilla si “puno nga shtëpia” apo “kredi me interes zero”. Këto oferta nuk janë publikuar dhe nuk do të publikohen në asnjë mënyrë tek 100oferta.com, por edhe nëse lexoni një të tillë në faqe të tjera, duhet të keni kujdes, sepse bëhet për qëllime mashtrimi, ose veprime të paligjshme financiare.
  1. Tek 100oferta.com çdo postues i ofertave regjistrohet dhe poston oferta nga një adresë IP, e cila nuk bëhet publike, por mbahet nga 100oferta.com për arsye sigurie. Gjithsesi nëse vëreni një ofertë të parregullt, ju lutem raportojeni tek butoni në fund të ofertës.
  2. Përveç kontakteve që ju vendosni kur postoni një ofertë, 100oferta.com lejon mundësinë e komunikimit mes shitësve dhe blerësve nëpërmjet mesazheve mes email-eve të tyre. 100oferta.com nuk ka mundësi të kontrollojë përmbajtjen e mesazheve në email, por nëse mendoni mesazhet janë SPAM, me gjuhë fyese, pa lidhje me interesin për ofertën apo shqetësues, ju keni mundësi të bllokoni adresën IP që gjendet në fund të email-it, ose ju lutem postojeni atë email siç është (forward) tek info@100oferta.com

Nëse jeni një vizitor i 100oferta.com, që po kërkoni të blini diçka, ju keni mundësi që të raportoni çdo ofertë, të cilën e gjykoni si të parregullt, nëpërmjet një butoni të vendosur në fund të ofertës. Në këtë mënyrë ju ndihmoni të gjithë komunitetin shqiptar në internet.

Nëse vini re ndonjë problem tjetër që lidhet me sigurinë në internet mos hezitoni të na shkruani tek info@100oferta.com.

409 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të luftosh kompleksitetin me gjëra të thjeshta

Këshilla të dobishme 26/05/2016

Një nga sfidat më të mëdha në biznes është kompleksiteti. Sa më të ndërlikuara janë gjërat, aq më shumë mbretëron konfuzioni e keqkuptimi dhe ul efikasitetin tonë.

Kur gjithçka bëhet shumë e komplikuar, njerëzit nuk mund të shohin më se si mund të arrihet suksesi. Kështu ndikon në besimin tonë, që ndonjëherë mund të kthehet në një profeci.

Njerëzit nuk kanë frikë nga puna, por kanë frikë nga dështimi dhe kur ne nuk arrijmë ta projektojmë veten si të suksesshëm, kjo mund të shkaktojë tek ekipet tona një pesimizëm që shkatërron gjithë përpjekjet e tyre. Sipas një studimi për rrethanat e  dështimit, 70% e njerëzve besonin, se projektet mendohej se do të dështonin para se të fillonin dhe me shumë mundësi, ky besim ka kontribuar në dështimin.

Sa më shumë t’i lehtësojmë dhe t’i thjeshtojmë gjërat, aq më të suksesshëm do të jemi. Ja tri këndvështrime që mund të ndikojnë në thjeshtësimin e problematikave dhe rritjen e produktivitetit:

 

  1. Kërkoni fillimisht për një zgjidhje “lapsi”

Për çdo problem, ka të paktën një zgjidhje komplekse dhe ato janë zakonisht shumë të lehta për t’u gjetur. Por duhet të vazhdojmë të kërkojmë për zgjidhje të thjeshta, të mos ndalemi në zgjidhjen e parë që gjejmë.

NASA mblodhi ekspertët më të mirë për të prodhuar një stilolaps që të funksiononte në hapësirë, duke shpenzuar më shumë se 1 milion USD dhe 12 muaj. Ndërsa rusët, thjesht përdorën një laps.

Duhet të kërkoni nëse ekziston një zgjidhje si “lapsi”, dhe nëse po, atëherë vazhdoni.

 

  1. Sfidoni ekspertët

Ne kemi një tendencë të natyrshme për t’i komplikuar gjërat edhe më shumë, madje ekspertët e zmadhojnë këtë tipar. Ndonjëherë ekspertët kanë nevojë për t’i mbajtur gjërat komplekse për të treguar se sa të zgjuar e të nevojshëm janë.

Shpesh dëgjojmë nga ekspertët: “Kjo është shumë e ndërlikuar për t’u shpjeguar”, apo se “niveli ynë i njohurive është i pamjaftueshëm për ta kuptuar”.

Por një fjalë e urtë e Albert Einstein, thotë: “Nëse nuk mund ta shpjegoni diçka, thjesht nuk e kuptoni mjaft mirë.”

Pra, nëse ata nuk e kuptojnë problemin ose zgjidhjen, si mund të jemi të sigurt se mund të zgjidhin? Dhe më e rëndësishmja, si do të komunikojnë me ekipet tuaja se çfarë duhet bërë?

 

  1. Supozoni se keni vetëm 20% të kohës që nevojitet

Kjo qasje kërkon që të mendoni ndryshe. Ne të gjithë ndoshta mund të kursejmë 5-10% të kohës së nevojshme për të përfunduar një detyrë në mënyrë mekanike, por kur përpiqemi për të përfunduar diçka me vetëm 20% të kohës, kemi nevojë të mendojmë.

Mendimi në këtë mënyrë do të ndihmojë në rritjen e aftësive tuaja krijuese për zgjidhjen e problemeve.

Richard Branson thotë: “Kompleksiteti është armiku juaj. Çdo budalla mund të bëjë diçka të komplikuar. Është e vështirë për të bërë diçka të thjeshtë.”

 

Marrë me shkurtime nga INC Magazine

524 herë e lexuar, 0 herë sot

Gabimet e kushtueshme në shit-blerjen e shtëpive

Këshilla të dobishme 09/05/2016

Kur vjen puna për të blerë ose shitur shtëpinë tuaj, mosdija mund t’ju kushtojë. Nëse nuk keni bërë hulumtimet tuaja ose e keni marrë shumë emocionalisht, duke bërë zgjedhje të gabuara, kjo mund t’ju kushtojë mijëra Euro.

Për të shmangur këtë, lexoni këtë listë me gabimet më të mëdha të bëra nga blerësit e pasurive të patundshme dhe gjithashtu nga shitësit.

 

Blerësi

  • Nuk hulumton me vëmendje zonën: A është ky vërtet vendi ku doni të jetoni? Çfarë ka afër? Ku dhe si është shkolla? Si është trafiku kur rruga ka aktivitet në kohë të ndryshme të ditës? Për të krijuar një ide më të qartë kërkoni tek 100oferta.com, ku çdo ditë postohen oferta të reja për shtëpi në shitje. Ju mund të kërkoni sipas çmimit, adresës, sipërfaqes, etj. (Për më tepër ju lutem lexoni: “Si të kërkoni”)
  • Nuk inspekton pronën: Ky është një nga investimet më të mëdha që do të bëni dhe do të jetoni aty për vite me rradhë. Ndoshta nuk duhet të kurseni për një inspektim nga profesionistë. Sigurohuni që e dini saktësisht çfarë po nënshkruani.
  • Blerja (ose jo) bazuar thjesht në pamjen e jashtme: Ngjyra mund të ndryshohet. Pllakat dhe suvatë mund të ndryshohen. Ajo çfarë duhet të shikoni është struktura e shtëpisë. A i përmbush nevojat tuaja? A ka hapësirë ​​të mjaftueshme?
  • Blerja e shtëpisë më të shtrenjtë: Kokëfërtësia dhe krenaria për të blerë shtëpinë më të shtrenjtë në zonë nuk është ide e mirë. Ajo do të zhvlerësohet me kalimin e kohës. Ndoshta duhen parë shumë opsione me çmime më të arsyeshme në të njëjtën lagje.
  • Joreal me buxhetin: Vetëm për shkak se mund të merrni një kredi 150,000 Euro, nuk do të thotë se mund ta përballoni atë, sidomos kur vendosni kolateral shtëpinë. Konsideroni një buxhet të vërtetë dhe kërkoni vetëm shtëpitë, blerjen e të cilave mund ta përballoni.
  • Tregohuni real për aftësitë tuaja: A do të jeni në gjendje të shembni mure dhe të bëni ndryshime siç e imagjinoni? Lini mënjanë iluzionet e madhështisë dhe vlerësoni realisht atë që shihni. Ndoshta do të pendoheni po të blini një projekt në vazhdim.
  • Blerja kur nuk jeni gati: A jeni gati financiarisht dhe emocionalisht? A jeni i sigurt se doni të banoni në këtë zonë për vitet e ardhshme? A janë të qëndrueshme të ardhurat tuaja? A jeni i aftë për të kryer rregullimet dhe riparimet që i keni shmangur kur banonit me qira?

 

Shitësi

  • Mos kini parasysh shitjen kur bëni restaurime: Restaurimi i shtëpisë është puna juaj më e mirë, por nuk mund të mendoni për blerësit. Jo të gjithë do ta pëlqenin ngjyrën që keni zgjedhur për lyerje, edhe pse ju personalisht e pëlqeni atë. Sigurohuni që çdo ndryshim që bëni do të rrisë, jo të ulë vlerën e shtëpisë suaj.
  • Tërhiquni dhe dëgjoni me qetësi vlerësimet: Askush nuk dëshiron që duke parë një shtëpi për ta blerë, të ketë mbi kokë vetë pronarin, kjo i bën blerësit të ndjehen nën presion dhe mund t’i kufizojë ata të reagojnë sinqerisht. Ju mund të tërhiqeni dhe ndoshta është më mirë që t’ja lini në dorë një agjenti imobilar të trajnuar.
  • Mos u nxitoni deri sa të vijë moti i ngrohtë: Shumica e njerëzve blejnë shtëpi në pranverë dhe verë, por kjo është edhe koha kur shumica e njerëzve nxjerrin në shitje shtëpitë e tyre. Nxirrni një ofertë për shitjen e shtëpisë kur e mendoni të arsyeshme, por mos u nxitoni deri në pranverë ose verë.
  • Vendosja e çmimit të lartë: Vlera që i jepni ju shtëpisë suaj dhe vlera që mund të ketë ajo në tregun aktual mund të jenë shumë të ndryshme. Hidhini një sy të kujdesshëm çmimeve të shtëpive me karakteristika të njejta në zonën tuaj dhe sigurohuni që të jeni realist në lidhje me vlerësimin e shtëpisë tuaj.
  • Bëni pak reklamë: Vetëm vendosja e një letre “për shitje” nuk është e mjaftueshme. Ju mund të postoni pa pagesë një ofertë tek 100oferta.com, i cili është një website me shikueshmëri të lartë dhe që i përhap ofertat automatikisht në gjithë rrjetet sociale, duke shtuar mundësinë për të gjetur blerës seriozë.
  • Shpërfillja e një agjenti imobilar: Me përjashtim të rastit kur keni përvojë të mëparshme, duke shkruar “për shitje nga pronari” nuk është ndoshta një gjetje e zgjuar. Agjentët imobilarë mund t’ju japin njohuri thelbësore, këshilla të marketingut dhe më e rëndësishmja, mund të reklamojnë pronën tuaj ose t’ja u bëjnë të ditur edhe agjentëve të tjerë.
  • Mos lini të kuptohet që është vetëm shtëpia juaj: Ju duhet të ndihmoni blerësit të parashikojnë vetveten në shtëpinë tuaj. Kjo përfshin eleminimin e rrëmujës, heqjen e sendeve tepër personale (si fotografi të familjes) dhe duke vendosur mobiljet në vendin e duhur, me qëllim që të shfaqen hapësirat e bollshme në çdo dhomë.

1341 herë e lexuar, 0 herë sot

7 hapa për të fotografuar pronën që doni të njoftoni për shitje

Këshilla të dobishme 18/03/2016

Kërkoni të shisni shtëpinë tuaj duke njoftuar tek 100oferta.com? Një fotografi e keqe e pronës mund ta bëjë të pavlefshëm njoftimin tuaj. Edhe një pronë e shkëlqyer mund të duket e tmerrshme në qoftë se fotografitë janë të varfra. Prezantimi i pronës ka shumë rëndësi. Kjo është arsyeja pse ne ju lejojmë të ngarkoni deri në 8 foto dhe hartën bashkangjitur të pronës (nëse e shkruani në rregull adresën). Vazhdo leximin …

1567 herë e lexuar, 0 herë sot

Fjalet kyce per te kerkuar ne internet gjithcka ne shitje

Këshilla të dobishme 10/03/2016

Cilat jane fjalet kyce per te kerkuar ne internet gjithcka ne shitje? A varen rezultatet e kerkimit nga menyra si kerkojme?

Pjeserisht po. Në fakt rezultatet e kerkimit jane produkt i fjaleve kyce qe ka vendosur autori i postimit te faqes se internetit dhe i menyres se si kerkoni ju. Edhe menyra se si motoret e kerkimit perzgjedhin rezultatet kane ndryshuar me kalimin e kohes, kjo per arsyen e vetme qe vizitoret te gjejne sa me shpejt dhe sa me sakte ate qe kerkojne. Ne rastin e kerkimit te ofertave te publikuara ne internet duhet te keni parasysh disa nga fjalet kyce qe perdoren nga postuesit dhe publikuesit, ne menyre qe edhe ju te merrni rezultatet sa me shpejt. Me poshte po ju tregojme disa sugjerime dhe fjalet kyce qe perdoren me shpesh tek 100oferta.com

Mund te kerkoni ne Google duke shkruar nje fjale te vetme, por duke kerkuar me nje grup fjalesh rezultatet do te jene me te sakta. P.sh. :

  • ne vend te kerkoni vetem me fjalen “ makina” mund te kerkoni me “ gjej makina ne shitje te perdorura “, e njejta gje edhe per prona , shtepi , pune etj – gjej prona ne shitje , gjej pune , kerkoj apartament tirane , gjej apartament ne shitje , gjej shtepi me qera , gjej prona shtepi ne shitje , gjej telefona te perdorur ne shitje , gjej mobilje ne shitje , njoftime per makina ne shitje , njoftime per shtepi me qera, njoftime per shtepi ne shitje , njoftime per telefona te perdorur , njoftime per laptop , njoftime per kompjuter ne shitje , etj.

si te kerkoj ne internet

Nëse nuk keni perseri rezultatet e duhura nga kerkimi mund te alternoni fjalet brenda grupimit. P.sh.:

  • kerkoj makina ne shitje , shitje makinash , tregu i makinave , kerkoj te blej makine , makina te perdorura per shitje , shtepi te reja ne shitje , shtepi ne shitje Tirane , shtepi ne shitje bregdet , shtepi pushimi , dhoma plazhi me qera , dua pune , kerkoj pune , vend pune , shtepi me qera ne qender ose periferi , shtepi me qera Tirane , kerkoj shtepi me qera , blej shtepi , blerje shtepie , kerkoj prone , kerkoj te blej pasuri te patundshme , kerkoj te blej telefon te perdorur , kerkoj laptop te perdorur , kerkoj laptop profesional , kerkoj pune , blerje mobilje , kerkoj mobilje , puna ime , jap me qera , marr me qera , blej sende te perdorura , shes shtepi , shes makine , makina ime , okazion shitje , oferta shitje , etj.

gjej gjithcka ne shitje

Nje menyre tjeter qe mund t’ju sjelle rezultat eshte kerkimi me togfjaleshat e mesiperm nepermjet fotove (klikoni tab-in “Fotografi” poshte kutise se kerkimit ne Google). Ne kete togfjaleshat mund te jene me te permbledhur, duke synuar te kerkoni titullin e fotografise qe eshte publikuar. P.sh.:

  • makine sportive , makine mercedes ne shitje , fuoristrade ne shitje , televizor i perdorur , lojra per kompjuter , kopertina e librit , shtepi me oborr , shtepi me 3 dhoma , apartament nga brenda , dhome gjumi , dhome ngrenie , salloni i shtepise , projekti i shtepise , njoftimi per makinene, motor me patente , motociklete e re, biciklete ne gjendje shume te mire , veshje te reja , Laptop i ri , makine e sapo ardhur , mobilje te reja , makina nga brenda, motori i makines , timoni i makines , arredimi i shtepise , dyshek dopjo , celular i perdorur, makine e perdorur, makine me kambio automatike, makine per femra , vend i lire pune , etj.

kompjuter laptop ne shitje

2341 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të zgjidhni një agjent imobilar

Këshilla të dobishme 05/03/2016

  1. Takojeni agjentin jashtë në ambientin e tyre të punës, jo në zyrat e tyre. Agjentët e mirë shpenzojnë shumë pak kohë në tavolinat e tyre.
  2. Sigurohuni që agjenti ka realizuar disa shitje dhe ka punuar të paktën disa vjet. Agjent duhet të jetë i gatshëm të trokasë edhe në dyer që nuk janë për shitje. Më shumë shitje do të thotë më shumë përvojë.
  3. Shikoni pronat që ka në listë. Mos u shqetësoni nëse aty nuk gjeni pronën që ju intereson. Agjenti i mirë e di se pronat e shpallura në listë rrallë prodhojnë blerës, por i përdorin ato shpallje si një mjet për të gjetur blerësit.
  4. Kontaktoni agjentin me një mik ose të afërm që ka punuar. Nëse ky agjent ka patur rezultate pozitive për një të njohur, ka gjasa që të bëjë të njëjtën gjë edhe për ju.
  5. Sigurohuni që agjenti juaj është online. Sot mbi 85% e të gjithë blerësve shohin fillimisht shtëpitë e tyre në internet. Agjentët e aftë kanë laptopë apo smartfonë, pra përdorin teknologjinë për t’i ndihmuar kudo. Një agjent i pasurive të patundshme në botën e sotme duhet të dërgojë email, SMS dhe të jetë në dispozicion të blerësit dhe shitësit.
  6. Intervistoni disa agjentë, nëse po kërkoni për një agjent blerës ose shitës. Mos harroni, agjentët do t’ju tregojnë atë që doni të dëgjoni. Mos nënshkruani një formular marrëveshje para se të kërkoni për një pronë (ju duhet të ndjeheni të lirë për të ndërtuar besimin me një agjent të pasurive të patundshme).
  7. Shikoni me vëmendje nëse agjenti është i zënë me punë. Një njeri që punon shumë dhe energjik, është agjent i mirë, por kini kujdes, nganjëherë ata janë shumë të zënë. Një agjent i pasurive të patundshme mund të punojnë vetëm në mënyrë efektive vetëm me disa dhjetra blerës, pasi do t’i duhet koha e nevojshme për një blerës. Nëse ju kalojnë tek një “asistent”, më mirë gjeni një agjent tjetër që ka kohë për ju.
  8. Sigurohuni që agjenti juaj ka dijeni mjaftueshëm. Bëni pyetje në lidhje me gjetjen e pasurive të patundshme. Nëse ata nuk dinë më shumë se ju, pse ju duhet. Shkoni tek një agjent i aftë, me njohuri lokale dhe veçanërisht njohës për mjediset e qytetit. Ata duhet të kenë përvojë dhe të jenë në gjendje t’ju udhëzojë për kompleksitetin e procesit, duke përfshirë edhe veprimet bankare që mund t’ju propozohen.
  9. Shihni se si agjenti formulon një postim të ofertave online, a mund të lexohet mjaftueshëm nga personat e interesuar? Një fromulim i mirë i ofertave të postuara duhet të ketë fotot profesionale – kjo tregon se sa profesional dhe i përditësuar është ky agjent me tregun e sotëm.
  10. Bëni disa kërkime. Sa i respektuar është ky agjent? Ju doni një agjent që të ketë rrjetin e tij dhe të bashkëpunojmë me agjentë të tjerë. Agjentët e aftë priren të dinë rreth agjentëve të tjerë në zonë dhe kanë marrëdhënie të mira pune me ta.
  11. Kontrolloni referencat që një agjent duhet të jetë në gjendje të tregojë. Pyetni agjentët e tjerë të pasurive të patundshme në se ata e njohin dhe e respektojnë.
  12. Pyeteni agjentin tuaj ku jeton. Një agjent që jeton dhe punon në atë lokalitet e ndjen pulsin e tregut më mirë dhe do të jetë në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme rreth komunitetit. Ai duhet të dijë ku ndodhen shkollat dhe ambjentet publike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në qytetet e mëdha.
  13. Nëse e pyesni “Mund të më rekomandoni bankat që ofrojnë kredi të volitshme?”, ai duhet të ketë njohuri të mjaftueshme për t’ju orientuar. Mbani mend se një agjent i pasurive të patundshme në përgjithësi duhet të rekomandojë më shumë se një ofrues pa marrë komision (çështje etike).
  14. Pyesni se sa kohë ky agjent ka punuar me orar të plotë. Jo se agjentët e rinj nuk janë të aftë, por ky është një faktor i rëndësishëm. Agjentët me “shumë“ përvojë nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë.
  15. Pyesni nëse është një agjent me kohë të plotë. A është kjo puna e vetme? Ju duhet të kërkojnë një agjent me kohë të plotë.
  16. Pyesni se cili përgjigjet me komisione për transaksionin, blerësi apo shitësi dhe në çfarë shume (zakonisht, në Perëndim një agjent i pasurive të patundshme pothuajse gjithmonë mban komision nga shitësi)
  17. Pyesni “Si do të kryhet pagesa për transaksionin tim? Në çfarë kohe dhe në çfarë mënyre?”

994 herë e lexuar, 0 herë sot

10 këshilla për të blerë një makinë të përdorur

Këshilla të dobishme 06/01/2016

1. Pse po blini një makinë të përdorur?

Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re. Vazhdo leximin …

8517 herë e lexuar, 0 herë sot

10 pyetjet që duhet t’ia bëni një agjencie imobilare

Këshilla të dobishme 10/12/2015

Zgjedhja e një agjencie imobilare për të shitur pronën tuaj shpesh është e vështirë, sidomos në qoftë se për ju kjo është hera e parë. Për të përcaktuar se cila është agjencia e duhur imobilare, ju mund të kërkoni përgjigje nga 10 pyetje kyçe, si këto më poshtë, prej agjencive imobilare. Vazhdo leximin …

1724 herë e lexuar, 0 herë sot

Filozofitë brilante të punësimit

Këshilla të dobishme 05/12/2015

Pa marrë parasysh madhësinë ose llojin e industrisë, një kompani është po aq e suksesshme, sa edhe njerëzit e përfshirë në të. Kjo është arsyeja, se pse për punësimin e punonjësve të duhur ekziston një proces kritik për të gjithë biznesmenët e suksesshëm, duke përfshirë edhe ata të cilët udhëheqin kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme në botë.

Nëse keni menduar ndonjëherë se si drejtuesit si Bill Gates, Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg do ta trajtonin detyrën e ndërtimit të një ekipi, ja tetë këshilla për filozofinë e drejtë nga vetë drejtuesit e famshëm.

  • “Unë do të punësoja vetëm dikë që do të punonte për mua, nëse unë mund të punoja për të.” – Mark Zuckerberg, CEO i Facebook
  • “Kur keni punonjës vërtet të mirë, nuk keni pse i zhvlerësoni. Nëse prisni që ata të bëjnë gjëra të mëdha, ju mund t’i nxisni për të bërë gjëra të mëdha. Punonjësit e aftë duan të punojnë së bashku dhe nuk pëlqejnë që të toleroni punën e keqe. ” – Steve Jobs, ish-CEO i Apple
  • “Shumë njerëz duan të udhëtojnë me ju në limuzinë, por ai që ju duhet, është dikush që do të vijë me ju në autobus, kur limuzina të prishet.” – Oprah Winfrey, kryetare dhe CEO i Harpo Productions dhe Winfrey Network Oprah
  • “Nëse ju gjithmonë dë të punësoni njerëz që janë më të vegjël se ju, kompania juaj do të bëhet një kompani xhuxhash. Nga ana tjetër, nëse ju gjithmonë do të punësoni njerëz që janë më të mëdhenj se ju, do të bëhet një kompani gjigantësh.” – David Ogilvy, themelues i Ogilvy & Mather
  • “Drejtues i mirë është ai që ka sens të mjaftueshëm të gjejë njerëz të mirë për të bërë atë që dëshiron të ishte bërë dhe të ketë vetëpërmbajtjen e mjaftueshme për të qëndruar larg pazarllëqeve, ndërsa ata po e bëjnë atë.” – Theodore Roosevelt, president i 26 i Shteteve të Bashkuara
  • “Për çdo ofertë pune që kam bërë, kam marrë personin e saktë që kam kërkuar. Ishte çuditërisht e lehtë për të bashkuar atë që unë mendoj se është ekipi më i mirë dhe më i shkëlqyer.” – Marissa Mayer, CEO i Yahoo
  • “Në qoftë se nuk do të ishim në gjendje të punësonim njerëz të mëdhenj dhe t’i shtynim përpara me shpejtësi të plotë, do të ishte e lehtë të mbeteshim prapa dhe të bëheshim një kompani mediokër.” – Bill Gates, CEO i Microsoft
  • “Ju mund të ëndërroni, të krijoni, dizenjoni dhe ndërtoni vendin më të mrekullueshëm në botë … por kjo kërkon njerëz për ta bërë ëndrrën realitet.” – Walt Disney, themelues i kompanisë Disney Walt

Përshtatur nga businessnewsdaily.com

583 herë e lexuar, 0 herë sot

Faqe 3 nga 4 1 2 3 4
  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]