Mirësevini, vizitor! [ Regjistrohu | Hyr

Si ta mirëmbani makinën

Këshilla të dobishme 08/03/2017

Mirëmbajtja e makinës jo vetëm i paraprin ndonjë defekti të mundshëm, por është më e sigurt për ju dhe të tjerët. Një makinë e mbajtur mirë, me të gjitha shërbimet e kryera në kohën e duhur, do të jetë gjithashtu më e vlefshme edhe kur ta shisni.

 

Nëse blini një makinë të përdorur ose të re, duhet të keni parasysh të bëni kontrollet e mëposhtme për ta mirëmbajtur:

 

Kontrolle periodike

Gjendja e gomave: Kontrolloni shpesh presionin e ajrit në goma. A është aq sa rekomandohet nga prodhuesi, pasi gomat paraqesin rrezik sigurie dhe rritin konsumin e karburantit të makinës. Kontrolloni nëse thellësia e gjurmëve të gomave e plotëson ose tejkalon minimumin prej 1.6mm. Drejtimi me goma të konsumuara është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të ndikojë që nga aksidenti deri në pezullimin e lejës së drejtimit.

Niveli i vajit: Vaji është gjaku i makinës dhe e mban motorin në gjendje të mirë duke e lubrifikuar, pastruar dhe freskuar. Niveli i ulët i vajit do të shkaktojë dëmtimin e motorit, sepse nënproduktet e karbonit do të formojnë skorje në pjesët kritike të motorit dhe çdo sipërfaqe e tyre rrit konsumin. Kontrolloni vaji rregullisht, pas çdo 5000 deri 8000 km, në varësi të markës dhe llojit të vajit të përdorur. Asnjëherë mos e kontrolloni nivelin e vajit kur motori është i nxehtë.

Niveli i lëngjeve të tjera: Ruajtja e nivelit të duhur të vajit është e rëndësishme, por ka lëngje të tjera, për të cilat makina ka nevojë në mënyrë që të funksionojë në mënyrë të sigurtë dhe pa probleme. Sa herë kontrolloni vajin, kontrolloni edhe alkoolin e frenave, ujin e radiatorit dhe të fshirëses së xhamave. Pyetni një mekanik të besuar për të kontrolluar, nëse nuk keni njohuri të mjaftueshme.

Vaji i kutisë së shpejtësisë (kambios): Konsultohuni me një mekanik për kontrollin e vajit të kambios dhe nëse është e nevojshme mbushjen e saj me vaj shtesë.

Rripi i motorit: Përdorimi i rripave të lirshëm mund të shkaktojë probleme serioze në motor, veçanërisht në qoftë se ata janë dëmtuar gati për t’u këputur. Shiko për pjesët e veshura dhe dëgjo me kujdes për ndonjë zhurmë të pazakontë që vjen nga motori, ndërsa drejtoni makinën. Nëse vini re ndonjë problem, duhet të shkoni menjëherë në servis, pa pritur shërbimin e ardhshëm.

Bateria e makinës: Bateria e makinës gradualisht do të vjetërohet dhe duhet të zëvendësohet, por mund ta zgjatni përdorimin e saj duke e pastruar për të shmangur korrozioni. Së pari, hiqni fishat e baterise pastaj pastroni polet. Mund të përdorni edhe ujë të gazuar për këtë punë, por rekomandohen produkte profesionale pastrimi që i gjeni në dyqane me pjesë-auto. Së fundi, shpëlajeni me pak ujë dhe thaheni me një leckë të pastër.

Fshirëset e xhamave: Kontrolloni nëse janë dëmtuar fshirëset e xhamave. Zëvendësimi i fshirëseve është jashtëzakonisht i lehtë. Nëse nuk jeni i sigurt për llojin e duhur kontrolloni manualin e makinës.

 

Rregullime të përgjithshme

Mbani pastër sallonin (pjesën e brendshme të makinës): Kjo mund të duket e parëndësishme, por salloni i makinës shpesh i bën shumë përshtypje një blerësi të ardhshëm. Nivelet i vajit dhe gjendja e shumë pjesëve poshtë kapakut nuk mund të jenë të rëndësishme për një marrëveshje me blerësin, por një sallon i pistë ose një radio / CD e thyer ndikon shumë në caktimin e çmimit.

Pastroni me vakum tapicerinë e brendshme, kroskotin, xhepat anësore dhe sigurohuni që çdo pjesë elektronike është mbajtur në gjendje të mirë pune.

Mbani shënime në libër shërbimi: Për shumë makina 5-15 vjet të përdorura shërbimet e servisit janë të vlefshme në libër servisi, i cili i jepet pronarit të ri. Makinat e prodhuara vitet e fundit i plotësojnë shërbimet përkatëse në internet për të informuar gjendjen gjatë ndryshimit të pronësisë. Megjithatë, mbajtja e një libri shërbimi të saktë është ende i rëndësishëm dhe çdo boshllëk në këtë libër mund të shtyjë blerësit të mendojnë se keni diçka për të fshehur.

Nëse zbatoni këto kontrolle në kohën e duhur do të bëni kursime të konsiderueshme dhe do të drejtoni një makinë të sigurt e të pastër. Përveç kësaj, makina do të duket shumë më tërheqëse kur të mendoni se është koha për ta shitur.

284 herë e lexuar, 0 herë sot

Pse është i nevojshëm marketingu?

Këshilla të dobishme 02/03/2017

Suksesi i çdo biznesi qëndron në fushën e marketingut. Sektorët që mbulon një marketing i mirë janë: reklamat, promovimet, marrëdhëniet me publikun dhe shitjet.

Po çfarë bën marketingu në të vërtetë? Marketingu është një proces që trajton një shërbim apo një produkt dhe më pas e promovon drejt çdo konsumatori të mundshëm. Nëse nuk bëni marketingun e duhur, mund të ofroni produktet më të mira në treg, por askush nuk do të dëgjojë të flitet për to. Pa marketing shumë kompani do të mbylleshin, për shkak se shitjet e tyre do të binin.

 

Marketingu përhap fjalën

Nëse doni që biznesi juaj të jetë i suksesshëm, shërbimi ose produkti që ofroni duhet të jetë i njohur, në mënyrë që të fitoni blerësit potencialë. Në qoftë se biznesi juaj është i panjohur për komunitetin dhe ju nuk keni asnjë lloj komunikimi me klientët tuaj, duhet të përdorin patjetër një strategji marketingu.

Pa marketingun e duhur klientët potencialë nuk janë në dijeni se çfarë ofron biznesi juaj dhe kompania mund të humbasë mundësinë për t’u zgjeruar dhe të bëhet e suksesshme.

 

Marketingu rrit shitjet

Pasi të keni prezantuar shërbimet apo produktet e kompanisë, ju do të rritni mundësitë për të realizuar shitje. Kjo bëhet realitet, pasi konsumatorët e rinj do të përhapin fjalën dhe do t’ju tregojnë miqve të tyre për shërbimet tuaja të mahnitshme apo produktet që kanë zbuluar. Mos harroni: klientët e kënaqur mund të bëhen shitësit tuaj. Ndërsa fjala e tyre përhapet gjithnjë e më shumë, edhe shitjet tuaja do të rriten ngadalë. Por pa përdorur fillimisht strategjitë e marketingut, kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë dhe pa shitjet, biznesi juaj nuk do të ishte i suksesshëm.

 

Marketingu rrit reputacionin e kompanisë tuaj

Reputacioni i kompanisë është një faktor i rëndësishëm, i cili përcakton nëse biznesi juaj do të vazhdojë të jetë i suksesshëm ose jo. Marketingu i mirë ju ndihmon të ndërtoni markën tuaj.

Kur kompania juaj shfaqet me një të ardhme të sigurt në sytë e publikut, atëherë ajo do të qëndrojë në një terren më të fortë. Pra, kur reputacioni rritet, do të rriten edhe shitjet, ç’ka ju krijon mundësinë për të zgjeruar biznesin.

Për të ndërtuar një reputacion të mirë të kompanisë, duhet të tregoheni sa më aktivë në treg, qoftë në komunikimin efektiv me klientët e tregut lokal, qoftë edhe përtej kufijve.

 

Marketingu ju bën konkurent të ndershëm

Marketingu krijon në treg një konkurrencë të shëndetshme. Kur ju prezantoni çmimet përmes marketingut, jo vetëm që arrini tek konsumatorët potencialë, por gjithashtu arrini tek biznese të tjera që operojnë në të njëjtën industri.

Nëse nuk krijohet kjo konkurrencë e shëndoshë, kompanitë tentojnë të kthehen drejt modelit monopol dhe do të shesin produktet e tyre me çmimet e vendosura arbitrarisht, ndërsa kompanitë e tjera nuk do të kenë mundësi të qëndrojnë në treg. Marketingu mundëson që edhe kompanitë me përvojë, edhe kompanitë e reja të rriten dhe të operojnë në treg.

 

Përfundime

Edhe pse marketingu është shumë i rëndësishëm për çdo biznes, ai mund t’ju kushtojë shtrenjt. Mesatarisht, bizneset e reja shpenzojnë 12-20 % të të ardhurave për marketing që në vitin e parë, ndonëse ka raste kur ju duhet të shpenzojnë deri në 50%. Pas kësaj, buxheti juaj për marketing mund të zvogëlohet gradualisht, por jo më pak se 6% e të ardhurave bruto. Në mënyrë që kompania juaj të ketë mundësitë më të mira, strategjia më e mirë e marketingut do të ishte përzierja e etapave të ndryshme të marketingut online, apo offline, si: krijimi i markës, ndërtimi i website, mediat sociale, pritnime të ndryshme, transmetimi i reklamave video&audio, marrëdhëniet me publikun dhe evenimente të veçanta si panairet tregtare etj. Marketingu mund të kushtojë shumë, por duhet të investoni në mënyrë që të fitoni.

Burimi: lidhje.net

223 herë e lexuar, 0 herë sot

15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune

Këshilla të dobishme 10/02/2017

Nuk ka rëndësi nëse është hera e parë, apo e 100-të që intervistoheni për një vend pune. Gjithmonë është e rëndësishme që të jeni të përgatitur, që nga kontakti juaj fillestar me menaxherin e punësimit dhe në vijim. Sigurohuni që keni njohuri të mjaftueshme për kompaninë kohët e fundit, nëse është cituar në lajme, ka nxjerrë produkte të reja, apo ka fituar ndonjë çmim. Hulumtoni për kompaninë nëpërmjet blogjeve, publikimeve, studimeve etj. Përdoreni këtë informacion për të treguar njohuritë tuaja të pozitës aktuale të kompanisë në treg dhe synimin e saj për të ardhmen.

Rishikoni CV-në. CV-ja juaj është përzgjedhur për një arsye. Edhe po të keni dorëzuar një kopje dixhitale, mos harroni të sillni një kopje të printuar për intervistë. Rilexoni përshkrimin e punës përpara intervistës tuaj, për të ndërtuar një argument bindës që shpjegon se si përvoja juaj e mëparshme ju bën një kandidat potencial për këtë rol, në këtë kompani.

Gjithmonë tregohuni të ndershëm, konçizë dhe mos “tregoni me gisht” punëdhënësit e mëparshëm. Shpjegoni raportet që keni me ndershmëri dhe besim. Pas shqyrtimit të CV-së, ka të ngjarë të vijë radha e pyetjeve nga intervistuesit. Shumë herë edhe intervistuesit nuk e dinë se cila përgjigje mund të jetë e drejtë, ose pranojnë se nuk ka përgjigje të drejtë, kështu që mos u bëni nervoz.

Ja një listë me 15 pyetjet më të zakonshme në një intervistë pune:

  • Cilat janë pikat tuaja më të forta?
  • Cilat janë pikat tuaja më të dobëta?
  • Pse jeni të interesuar për të punuar për kompaninë tonë?
  • Ku e shihni veten pas pesë viteve? Dhjetë viteve?
  • A jeni të gatshëm për t’u zhvendosur?
  • A jeni të gatshëm për të udhëtuar?
  • Më tregoni një arritje tuajën.
  • Më tregoni për një rast kur keni bërë një gabim.
  • Si e ëndërroni punën tuaj?
  • Si keni dëgjuar për këtë pozicion?
  • Na flisni rreth fillimeve tuaja.
  • Diskutoni për formimin tuaj arsimor.
  • Përshkruaj veten.
  • Më tregoni se si e trajtoni një situatë të vështirë.
  • Pse duhet t’ju punësojmë ju?

228 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të bëhesh një agjent imobiliar i suksesshëm

Këshilla të dobishme 01/02/2017

Çfarë duhet të bësh, që të kesh sukses në botën imobiliare? Disa mund t’ju thonë se është shumë e thjeshtë, mjafton të shesësh. Por, për çdo agjent, veçanërisht për ata të rinjtë, mund të jetë e vështirë. Shitja e pronave është një biznes i komplikuar, dhe fitimi i të ardhurave të konsiderueshme nuk ndodh brenda ditës.

Ja 10 këshilla themelore për agjentët e rinj të pasurive të patundshme.

 

  1. Gjej kompaninë e duhur imobiliare

Në hapat e parë, askush nuk ka një reputacion për t’u mbështetur. Kjo është arsyeja pse duhet të jeni pjesë e ekipit më të mirë në treg. Mënyra më e mirë për të kuptuar se cila agjenci imobiliare është e duhura për ju, është të kryeni disa kërkime për të gjetur se cilat kompani kanë më tepër oferta për shitje pronash, cilat kanë infrastrukturën më të fortë të marketingut dhe cila ofron mbështetjen që keni nevojë për të ndërtuar karrierën tuaj. Pasi të keni piketuar disa prej tyre, bisedoni me ndonjë prej agjentëve që punojnë në këto agjenci dhe vëreni me kujdes reagimete tyre.

 

  1. Perceptimi realist

Mund të zhgënjehesh lehtë, nëse realiteti për vitin e parë si agjent i pasurive të patundshme nuk përputhet me synimet e mëdha që kishe vendosur për veten. Shumë agjentë të rinj e humbasin shpejt entuziazmin kur hasin në barrikadën e parë, ose shpenzojnë aq shumë para për marketing sa nuk kanë më mundësi të ndërtojnë siç duhet biznesin e tyre. Dhe pas kësaj ata vrapojnë me vrull drejt për të dalë nga ky labirint. Kjo nuk do të thotë se optimizmi është gjë e keqe, vetëm se duhet përzier me një dozë të realizmit në mënyrë që të mos e humbni vrullin, sidomos në kohë të vështira kur merrni përsipër telashet e  shpenzimeve të shpejta.

 

  1. Bëni një plan biznesi dhe zbatojeni me rreptësi

Pas çdo biznesi të mirë, ekziston një plan i saktë biznesi. Pasuritë e patundshme janë një biznes dhe në qoftë se doni të keni sukses, nuk mund ta bëni pa një plan të duhur biznesi. Një plan i mirë duhet të përmbajë elementë të tillë si: qëllimet e shitjes, reklamat dhe marketingu, analiza e shpenzimeve, analiza e konkurrencës dhe elementët tuaj unikë, pra ajo çfarë ju bën të ndryshëm në këtë biznes. Plani i biznesit do të ndryshojë me kalimin e kohës, por që të hidhen hapat e parë,keni nevojë për një themel të fortë. Një pjesë e këtij plani, ajo e marketingut, është një faktor veçanërisht i rëndësishëm. Duhet të keni ide të qarta se si do t’i gjeni klientët e mundshëm, si do të ngjallni interesin e tyre dhe se si do të kthehet ky interes në shitje.

 

  1. Gjeni një agjent me përvojë dhe të besueshëm

Edhe nëse keni arsimimin e nevojshëm për fushën e pasurive të patundshme, nuk ka ndonjë formulë të gatshme që t’ia dilni menjëherë me sukses në botën e ndërlikuar të shitjeve të pasurive të patundshme. Në mënyrë që hyni në lojë, duhet të trajnoheni nga një agjent me përvojë dhe i besueshëm. Ju mund t’i kuptoni të gjitha detajet financiare për të bërë shitje, por pjesa më e rëndësishme është kur vjen puna për gjurmimin e blerësit aktual. Zgjidhni dikë që ka pasur sukses të konsiderueshëm në zonën tuaj, ka një stil të ngjashëm profesional me tuajin dhe është e hapur për t’ju treguar gjithçka. Një marrëdhënie e mirë mund të jetë me dobi për të dyja palët.

 

  1. Krijimi i një markë që bën një përshtypje

Si në çdo treg, ashtu edhe në atë të pasurive të patundshme, konkurrenca do të jetë e madhe. Mënyra më e mirë për t’u përballur është krijimi i një marke biznesin tuaj, që iu identifikon dhe tregon se jeni ndryshe nga çdo agjenci tjetër. Kjo përfshin një logo të veçantë, skemën e ngjyrave, fotot e profilit dhe ndoshta një sllogan. Në mënyrë që të shisni pronat si një profesionist, do t’ju duhet të ndërtoni një markë prestigjioze.

 

  1. Gjej prerjen e artë

Shumica e agjentëve iu thonë klientëve të tyre se ata mund të shesin çdo pronë, me çdo çmim. Ky është një shembull i gabuar për t’u ndjekur, veçanërisht kur jeni një agjent i ri. Jo vetëm që demonstron mungesë të besueshmërisë, por gjithashtu tregon se ju mungon ekspertiza specifike për vlerësimin e rastit në fjalë. Premtimet e pamatura në një treg të panjohur mund t’ju çojë në katastrofë. Një strategji e mirë do të ishte të forconit markën tuaj, duke u bërë një ekspert i tregut. Fillimisht ndoshta mund të merrni përsipër një shitje të lënë përgjysëm ose në harresë, kështu që do të shmangni betejat e panevojshme me një agjent me përvojë, për të fituar me vështirësi territorin.

 

  1. Mësoni të shisni njohuritë tuaja

Në mënyrë që të shisni pasuri të patundshme, duhet të keni njohuri rreth pasurive të patundshme. Nëse nuk keni njohuri për detaje të rëndësishme si prezantimi, çështjet që kanë lidhje me transaksionet, çështjet ligjore etj, atëherë mos nxitoni të filloni kontaktet me klientët. Nuk është e mjaftueshme thjesht të shisni veten sikur keni njohuri të përgjithshme, por duhet të demonstroni se ju i njihni problematikat dhe informacionin e tregut, në mënyrë që të ndërtoni reputacionin tuaj si ekspert në fushën e zgjedhur.

 

  1. Jeni produktiv në përcaktimin e qëllimeve

 

Nëse jeni i vetë-punësuar, ju nuk keni shef apo mbikëqyrë që ju vendosin oraret, apo që ju kontrollojnë a keni punuar mjaftueshëm çdo ditë. Kjo lloj lirie mund të jetë çliruese, por gjithashtu mund t’ju çojë në mungesë produktiviteti dhe humbjen e të ardhurave. Mënyra më e mirë për të mbajtur një standard të lartë produktiviteti është të caktoni objektivat për veten dhe të krijoni një rutinë që do ju ndihmonte të menaxhoni kohën në mënyrë efektive. Duhet të planifikoni çdo javë detyra të rëndësishme si publikim ofertash, ndërtimin e marrëdhënieve me klientët etj, dhe planin e marketingut. Nëse nuk i bëni këto detyra periodikisht, mund të mbeteni pas dhe biznesi juaj mund të vuajnë seriozisht.

 

  1. Trajtojeni klientin si mbret

Ky mund të përshkruhet si një rregull i artë në tregun imobiliar: “Trajtojini klientët tuaj, ashtu si do të donit t’ju trajtojnë.” Kur tregoni respekt të madh, integritet dhe mirësi ndaj klientëve, ju do të ndërtoni një reputacion si lloji i agjentit me të cilin njerëzit duan të punojnë. Si një agjent i ri, kjo është e paçmueshme, pasi disa prej klientëve tuaj të parë mund ta ndërtojnë ose shkatërrojnë karrierën tuaj. Në qoftë se i trajtoni drejt, ata mund të kthehet në shitës të mirë, gjë që kërkon çdo biznes.

 

  1. Vazhdoni të kërkoni për klientë të rinj

” Vazhdoni të kërkoni për klientë të rinj.” Ky mund të jetë një sllogan që duhet ta përsëritni me vete çdo ditë, ose shkruajeni me shkronja të mëdha në zyrën tuaj. Kjo tingëllon e thjeshtë, por shpesh agjentët harrojnë për rëndësinë e gjetjes së klientëve të rinj, pasi arrijnë një nivel të caktuar suksesi. Ndodh që mund të jeni mbytur me klientë një ditë dhe pastaj, një javë askush nuk i bie telefonit, as troket në zyrë. Duhet të jeni vazhdimisht duke kërkuar nga po shkon e reja, madje edhe kur ndjeheni se keni shumë kontrata në dorë, në mënyrë që të siguroheni se biznesi juaj i pasurive të patundshme është i suksesshëm jo vetëm sot, por nesër, javën e ardhshme, dhe dhjetë vjet më vonë.

  • Agent Marketing Tips

395 herë e lexuar, 1 herë sot

Suksesi i ofertave të publikuara edhe në rrjetet sociale

Këshilla të dobishme 14/01/2017

Pjesa më e madhe e informacionit që marrim çdo ditë, i takon internetit. Hapësira e mediave klasike si: gazetat, revistat dhe televizionet, sa vjen e ngushtohet, ndërsa numri i faqeve të reja të internetit (website) bashkë me përdorimin e rrjeteve sociale, shtohen me ritme të shpejta.

Në Shqipëri numri i përdoruesve të interentit që përdorin rrjetet sociale është rreth 1.500.000 ose më shumë se 50% e popullsisë, ndërsa grupmosha që i përdor më tepër është 25-34 vjeç, që përbën afërsisht 25% të përdoruesve. Vetëm përdoruesit e Facebook, rrjetit më të madh social, përllogariten rreth 1.400.000 (qershor 2016, burimi: internetworldstats).

Ky numër kaq i madh përdoruesish i ka kthyer rrjetet sociale në burimin kryesor të informacionit për lajme, blogje, statistika, lajmërime, oferta, njoftime, biseda mes njëri tjetrit etj. Larmia e mediave që mund të përcjellin rrjetet sociale, si: video, foto, tekste, imazhe, lidhje (links), sondazhe, etj është e pazëvendësueshme. Shumë prej përdoruesve përveç profilit, kanë madje faqet e tyre mjaft aktive, duke u kthyer edhe vetë në një burim informacioni të nevojshëm.

100oferta.com që ditën e parë të prezantimit online, më 8 shkurt 2012, ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale kryesore që përdoren në Shqipëri dhe ka arritur të ndërtojë një komunitet me më shumë se 100.000 ndjekës të rregullt. Çdo ofertë e re e publikuar tek 100oferta.com publikohet njëkohësisht edhe në faqet e 100oferta në Facebook, Google+, Twitter, Linkedin etj. Kjo është arsyeja që përveç vizitorëve të përditshëm tek 100oferta.com, ofertat e publikuara lexohen nga mijëra persona të tjerë.

Çdo postues i ofertave apo vizitor mund ta publikojë gjithashtu një ofertë në rrjetet sociale, duke klikuar ikonat në fund të ofertës siç tregohet në figurën më poshtë.

rrjetet-sociale-shqiperi

Po ashtu nëse e hapni 100oferta.com nga telefoni mund ta njoftoni publikimin për miqtë tuaj edhe nëpërmjet WhatsApp.

Shembujt më të mirë të ofertave të suksesshme janë ata kur edhe postuesi e ka shpërndarë ofertën e publikuar në profilin apo faqen e tij, duke arritur një numër rekord të leximit të ofertës brenda 2 ditëve, siç tregohet më poshtë.

perhapja-e-ofertes

Kjo është arsyeja pse e njëjta ofertë që mund të publikoni në faqe të ndryshme, tek 100oferta.com ka më tepër lexime dhe interes, e rrjedhimisht mundësi më të mëdha për të qenë e suksesshme.

100oferta.com = 100% sukses!

 

427 herë e lexuar, 0 herë sot

8 këshilla për të shitur shtëpinë tuaj

Këshilla të dobishme 15/09/2016

1. Çlirohuni nga emocionet

Sapo të keni vendosur të shisni shtëpinë, duhet të filloni të mendoni në një mënyrë tjetër: “Këtë shtëpi tani duhet ta shes, në mënyrë që të lëviz tek shtëpia ime e re”. Kjo do t’ju mbajë larg lidhjes emocionale, që mund të keni me shtëpinë dhe do ta bëjë më të lehtë procedurën e shitjes. Vazhdo leximin …

4694 herë e lexuar, 1 herë sot

Ja si shitet makina më shpejt!

Këshilla të dobishme 23/08/2016

Bledi me Albanin jane miq prej kohësh. Të dy menduan të shisnin makinat që kishin dhe të blinin nga një tjetër, për të shijuar pushimet ndryshe këtë verë.

Bledi kishte një #makinë Opel Astra, me motorr 2.0 naftë të viti 2003, ndërsa Albani kishte (dhe e ka akoma) një Peugeot 206 HDi me #motorr 1.4 nafte të vitit 2002. Vazhdo leximin …

3311 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të përgatiteni për një intervistë pune?

Këshilla të dobishme 08/08/2016

Disa rregulla të thjeshta për të qenë kandidati kryesor për vendin e punës

Të gjithëve na ka rastisur të jemi prezentë në një intervistë për një vend pune. Emocionet padiskutim janë të mëdha, e ndoshta çdo rregull i mësuar më parë, në ato momente harrohet. Megjithatë e rëndësishme është siguria dhe besimi në aftësitë tona, të cilin vlen ta shprehim, jo vetëm përmes fjalëve që themi, por edhe mënyrës se si sillemi, qëndrimit që mbajmë dhe gjestikulacionit. Vazhdo leximin …

2623 herë e lexuar, 0 herë sot

19 ide për dekorimin e shtëpisë me qira

Këshilla të dobishme 02/08/2016

Të jetosh në një hapësirë ​​të vogël është e vështirë, sidomos kur mundësitë tuaja për dekorime janë të kufizuara nga rregullat që ka vendosur edhe qiradhënësi. 

Ja 19 ide origjinale dhe të thjeshta për t’u realizuar, që ju frymëzojnë për dekorimin e shtëpisë (dhe hapësirën) në mënyrën që dëshironi, pa shkelur asnjë nga detyrimet që keni në kontratën e qirasë.

Vazhdo leximin …

8327 herë e lexuar, 0 herë sot

Si të bëni fotot e makinës që shisni?

Këshilla të dobishme 31/07/2016

Tek 100oferta.com ju keni mundësi të postoni njoftimin të shoqëruar deri në 10 foto nga 500 kb secila. 5 – 6 foto që tregojnë makinën nga jashtë dhe tapicerinë, ose motorin do të ishin shumë mirë, për ta prezantuar siç duhet makinën tuaj: Vazhdo leximin …

1831 herë e lexuar, 0 herë sot

Faqe 2 nga 4 1 2 3 4
  • 10 këshilla për të shitur një makinë të përdorur

    by në 15/09/2017 - 1 Komente

    1. Të njohësh tregun Do të jetë e lehtë të shisni makinën tuaj? Apo do t’ju duhet të ulni çmimin dhe të prisni gjatë? Ja disa të dhëna interesante: –          Makinat familjare edhe pse nuk kanë shumë fansa, kanë një kërkesë në rritje –          Shitjet e makinave të modifikuara dhe sportive janë sezonale; më shumë […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    by në 15/09/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Si të blesh makina në ankand

    by në 14/10/2017 - 0 Komente

    Ka shumë mënyra për të blerë një makinë në Evropë, por kur bëhet fjalë për blerje të zgjuara me çmime sa më të lira një nga mënyrat më të mira është ajo e ankandit. Ankandi në internet ndryshon nga ankandi i zakonshëm i makinave, por disa nga rregullat bazë janë të njëjta. Duhet të regjistroheni […]

  • Çmimet e automjeteve të përdorura 2017

    by në 25/10/2017 - 0 Komente

    Përcaktimi i çmimeve mesatare të makinave sipas vendeve kërkon modele komplekse të përcaktimit të çmimeve, por këtë studim e ka realizuar me sukses Car Spring. Për makinat e përdorura, kjo mund të jetë edhe më e komplikuar. Shkalla e zhvlerësimit nga një makinë në tjetrën fillon në momentin kur makina shitet nga pronari i parë […]

  • Cila është më e mira nga makinat e përdorura?

    by në 31/08/2017 - 0 Komente

    Kompania prestigjoze e testimit të makinave Dekra ka vlerësuar 15 milion inspektime të automjeteve. Kur ble një makinë të përdorur, ka edhe shumë rreziqe. Për shembull, vlerësimi i kostove për mirëmbajtjen e vazhdueshme: Sa është rreziku për blerjen e një makine që ka përshkuar 100,000 kilometra? A ka nevojë për shërbime në kutinë e shpejtësisë, […]