Mirësevini, [ Regjistrohu | Hyr

Këshilla për një udhëtim të shkurtër turistik

Këshilla të dobishme 15/07/2017

1. Krijo një itinerar

Kur ndërmerrni në një udhëtim të shkurtër, është e rëndësishme që të planifikoni me kujdes kohën tuaj. Nëse nuk planifikoni orët dhe ditët, mund të përfundoni duke humbur diçka që dëshironi të shihni.

Një itinerar i mirë përfshin paraprakisht udhëzime, harta dhe informacione të rëndësishme për vendet që po vizitoni.

Spontaniteti është zbavitës kur udhëton, por nuk funksionon mirë nëse keni kohë të kufizuar në një vend.

Ruaj aktivitetet spontane për udhëtime më të gjata dhe krijoni një itinerar për festat tuaja të shkurtra për të maksimizuar kohën tuaj.

2. Mos u mundoni të shihni gjithçka

Kur krijoni itinerarin tuaj, jini të kujdesshëm që të mos mbingarkoni oraret.

Shumë njerëz bëjnë gabim duke u përpjekur të shohin gjithçka në vendin që po vizitojnë, por shpesh kjo është e pamundur për një udhëtim të shkurtër. Nëse planifikoni shumë brenda nje ditë, nuk mund të kënaqeni nga ndonjë aktivitet, sepse do të jeni shumë të zënë duke nxitur nga një gjë në tjetrën.

Vendosni se cilat vende janë më të rëndësishmet dhe quajini prioritet kur të krijoni itinerarin.

Jepini vetes kohë të mjaftueshme në secilin vend, në mënyrë që t’i përjetoni ato në mënyrë të plotë.

 

3. Paketoni pak gjëra

Kur niseni për një udhëtim të shkurtër, bagazhet e tepërta do të jenë vetëm një barrë e rëndë. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse udhëtoni me avion.

Mundohuni të kufizoni gjithçka në një valixhe të vogël që mund ta mbartni me vete, kështu që ju nuk do të duhet të shqetësoheni për bagazhet e humbur.

Plus, nuk do të duhet të tërhiqni një valixhe të rëndë nëpër rrugët e qytetit që po vizitoni.

Mund të vishni një veshje më shumë se një here, në këmbim të faktit që do të jeni në gjendje të mbani një bagazh të lehtë.

është lexuar 9 herë (0 herë sot)

Krahasimi i makinave evropiane, japoneze dhe amerikane

Bota e makinave 04/07/2017

Në këtë epokë të globalizuar, nganjëherë nuk është e lehtë të dallosh dy objekte të ngjashme që janë bërë në vende krejtësisht të ndryshme dhe kjo është e vërtetë kryesisht në rastin e makinave. Në ditët e sotme, makinat prodhohen në të gjithë botën, kështu që ndoshta nuk është e saktë t’i etiketojmë ato plotësisht sipas vendeve ku prodhohen. Megjithatë, disa dallime nuk zhduken, veçanërisht në stil, performanceë, siguri dhe të tjera. Ka shumë prodhues nëpër botë, por ata me numrin më të madh të markave të njohura, janë padyshim prodhuesit evropianë, amerikanë dhe japoneze.

Krahasimi: evropiane, japoneze, amerikane

Sa herë që ndonjë makinë e re del nga këta prodhues, menjëherë tërheqin vëmendjen e publikut dhe të apasionuarve pas makinave. Makinat e prodhuara në këto vende ofrojnë cilësi të lartë, por megjithatë dallojnë nga njëri-tjetri me karakteristikat e tyre. Një vend prodhon ndoshta makina më të mira se tjetri në aspektin e stilit ose performancës, ndërsa një tjetër mund të ofrojë më shumë në cilësi apo siguri.

 

Dizajni / Stili

Gjëja e parë që njerëzit vërjenë ndërsa blejnë makinë është forma e jashtme e makinës, pra dizajni. Dhe kur është fjala për stil, makinat evropiane nuk kanë zëvendësues. Në Evropë, stili i një makine është faktor i rëndësishëm dhe kjo shihet tek rezultatet. Me dizajnin tërheqës dhe të mrekullueshëm, makinat evropiane duken si të ardhura nga një botë tjetër. Madje, jo vetëm modelet e markave më të njohura, por edhe marka mesatare evropiane kanë pamje fantastike dhe dizajn tërheqës.

Dizajni i automjeteve evropiane dhe amerikane ndryshon shpesh, ndërsa në anën tjetër prodhuesit japoneze kanë tendencë për të ndryshuar më pak. Dizajnet e makinave japoneze as ndryshojnë shpejt, as dalin nga stili shpejt, por mbeten pak a shumë të njëjta për shumë vite.

Cilësia

Cilësia është gjithashtu një nga prioritetet e makinave evropiane. Nga britaniket ekzotike tek kali i egër italian dhe slitat e hekurta bavareze, makinat evropiane kanë një cilësi që nuk kushton lirë, por punon me efikasitet. Së bashku me makinat evropiane, makinat amerikane dhe japoneze janë shumë të njohur për cilësinë e tyre. Kilometrazhi rekord i përshkruar dhe cilësia e lartë kanë qenë gjithmonë pikat kryesore për shitjen e këtyre makinave.

Harxhimi i karburantit

Japonia ka historinë e prodhimit të automjeteve më efikase për harxhimin e karburantit. Një nga gjërat e rëndësishme që njerëzit i konsiderojnë kur blejnë një makinë është harxhimi i karburantit dhe makinat japoneze janë të dizenjuara qëllimisht për të ofruar atë. Në fakt, gjatë krizave të naftës në vitin 1973, popullariteti i makinave japoneze u rrit në tregun global, pasi automjetet e tyre kanë motor më të vogël dhe janë më efikase. Automjetet japoneze janë gjithmonë opsioni më i mirë kur dikush dëshiron një makinë ekonomike.

 

Performanca

Edhe në aspektin e performancës apo të fuqisë, është mjaft e vështirë për të gjetur një alternativë të krijuesve evropianë. Modelet e prodhuesve më të mëdhenj evropianë si BMW, Mercedes-Benz janë disa nga makinat më të mira që janë ndërtuar ndonjëherë. Fuqia dhe përshpejtimi i këtyre makinave janë shumë më tepër se homologët e tyre.

 

Jetëgjatësia

Makinat japoneze nuk mund të udhëtojnë aq shpejt sa ekuivalentët e tyre evropianë, por ato zakonisht funksionojnë për një periudhë shumë më të gjatë kohore. Ata nuk kërkojnë shumë mirëmbajtje; Rrallëherë nevojiten riparime të plota në makinat japoneze.

Fuqia

Amerikanët e duan fuqinë dhe kjo mund të shihet lehtësisht në prodhimet e tyre, siç janë automjetet. Makinat amerikane janë të njohura për fuqinë e tyre. Këto automjete kanë marrë edhe emrin “makina të muskujve” për fuqinë e tyre. Makina amerikane vjen me një motor të fuqishëm që kërkon konsum të lartë të karburantit. Nuk ka asnjë konkurrent të automjeteve amerikane kur bëhet fjalë për forcë.

 

Besueshmëria

Prodhuesit evropianë dhe amerikanë mund të kryesojnë për shpejtësi dhe fuqi, por jo për besueshmëri. Makinat japoneze kanë rekordin më të mirë kur bëhet fjalë për besueshmërinë nga blerësit. Prodhimi i makinave të besueshme nuk kufizohet vetëm tek Toyota, Nissan dhe Honda. Prodhues të tjerë japonezë si Mazda, Mitsubishi, Isuzu, Daihatsu prodhojnë gjithashtu automjete që kanë fansat e tyre të palëkundur. Duke ofruar makina të besueshme dhe të sigurta, prodhuesit japonezë të makinave kanë lënë gjurmë të mëdha në zemrën dhe mendjen e klientëve.

 

Çmimi

Së bashku me të qenit efikas dhe i besueshëm, automjetet japoneze kanë çmime të arsyeshme gjithashtu. Ato janë ndërtuar me idenë e njeriut të zakonshëm, konsumatorit të zakonshëm. Nga ana tjetër, makinat evropiane janë të shtrenjta për të qenë brenda mundësive të secilit.

 

Siguria

Automjetet japoneze marrin lavdërime në mbarë botën për tiparet e tyre dhe një tipar i tillë është siguria. Prodhuesit japonezë kryesojnë kur është fjala për sigurinë. Ata janë të njohur për zhvillimin e teknologjive që rrisin standardet e sigurisë.

 

Përfundim

Prodhuesit e makinave evropiane, amerikane dhe japoneze kanë konkurruar për dekada me njëri-tjetrin për të fituar klientët me prodhimet më të mira. Njerëzit preferojnë të blejnë makina në bazë të preferencave të tyre personale dhe karakteristikave të tyre. Disa preferojnë makina të forta dhe të fuqishme, ndërkohë që disa kërkojnë për makina me karburant të efektshëm. Duke folur në mënyrë krahasuese, në makinat evropiane, dizenjimi dhe performanca janë tiparet kryesore, ndërsa makinat amerikane janë identifikuar si të mëdha, të fuqishme dhe të gjera. Makinat japoneze kanë cilësi besueshmëria, efiçencën e karburantit dhe jetëgjatësinë.

është lexuar 21 herë (1 herë sot)

15 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë

Lajme-Treg 30/06/2017

Publikuar nga Alexander Waltner (Suedi)

Dëshironi të vizitoni Shqipërinë? Zgjedhje e mirë! E kam bërë vitin e kaluar dhe u kënaqa. Deri tani është një nga vendet e mia të preferuara, dhe këtu janë 15 arsye pse të gjithë duhet të vizitojnë Shqipërinë në vitin 2017!

  1. Është ende një vend relativisht i pashkelur

Sa njohuri keni për vendin dhe kulturën shqiptare? Ndoshta jo aq shumë mendoj. Ju mund të keni dëgjuar për Rivierën e bukur shqiptare dhe plazhet e saj, por në përgjithësi, është kryesisht e pa eksploruar. Kjo për shkak se kishte një reputacion të keq, si vend i pasigurt dhe i paqëndrueshëm më parë, dhe infrastruktura nuk është nga më të mirat.

Megjithatë, gjërat po ndryshojnë për mirë dhe e ardhmja është e ndritshme për këtë komb të dashur. Ndërkohë që infrastruktura ende po vuan pak, gjithmonë gjendet dikush që është i gatshëm t’ju çojë kudo për disa Euro.

Shqiptarët janë gjithashtu shumë miqësorë, kështu që është edhe e mundur të udhëtosh dhe të eksplorosh rrugën pa u shqetësuar.

 

  1. Miq vendas

Populli shqiptar është një nga popujt më miqësorë që kam njohur (kam qenë në më shumë se 40 vende) dhe kjo do të thotë shumë. Nuk ka pse të tërhiqni vëmendjen e tyre. Ata janë kuriozë dhe duan të flasin. Është një plus i madh nëse mund të flasësh italisht ose gjermanisht, sepse shumë prej tyre kanë punuar më parë në këto vende.

I vetmi “problem” është se në përgjithësi nuk flasin anglisht, por nuk ka rëndësi, sepse ata e gjejnë një mënyrë për t’ju bërë të kuptoni dhe gjithmonë e bëjnë këtë me një buzëqeshje. ( Shqiptarët më të rinj flasin anglisht, gjithsesi).

 

  1. Disa nga plazhet më të mira në Evropë

Plazhet shqiptare janë shumë të këndshme dhe ka diçka që iu përshtatet të gjithëve, pa marrë parasysh nëse preferoni gjiret me rërë, gurë ose plazhet me guralecë, plazhet e vetmuara ose të gjalla. Shqipëria i ka të gjitha. Preferencat e mia personale shtrihen në qytetin e vogël turistik të Ksamilit, ku mund të gjeni dy plazhe me guralecë dhe gjire me rërën më të mirë të bardhë që mund të gjeni në Evropë!

 

  1. Çmime të lira

Ju doni të udhëtoni, por nuk doni të boshatisni llogarinë bankare? Kur të vizitoni Shqipërinë, nuk do t’ju duhet ta bëni këtë. Çmimet janë të paktën sa gjysma e pjesës tjetër të Evropës, çka i bën më të vlefshme paratë tuaja.

  1. Shumë thesare të fshehur

Ende po mendoheni për të vizituar Shqipërinë? Ka më shumë arsye për të vizituar Shqipërinë. Shqipëria fsheh shumë thesare që mund t’I gjeni nëse devijoni nga rruga e rrahur.

Vetëm 15 minuta me makinë nga Ksamili kemi gjetur një gji të bukur me ujë të kulluar. Dhe imagjinoni , ishte pa asnjë njeri. Shqipëria ka një natyrë të bukur jo vetëm me plazhe, por edhe liqene e rrugë malore.

 

  1. Ushqim i shijshëm

Shumë prej ushqimeve që keni provuar në Greqi janë të disponueshme dhe po aq të shijshme edhe në Shqipëri. Ata kanë gjithashtu kuzhinën e tyre, ndërthurrur me disa specialitete italiane, si Pizza, Ravioli, Lasagna dhe shumë më tepër.

Disa nga ushqimet tradicionale shqiptare që duhet të provoni: Fëgesë, Tavë Kosi, Perime në zgarë, Byrek dhe Speca me Gjizë.

 

  1. Vendet më të mira për t’u vizituar

Tirana. Kryeqyteti shqiptar është një nga kryeqytetet më pak të vizituara në Evropë. Është gjithashtu një nga kryeqytetet e pakta, ku Islami është feja mbizotëruese. Kjo është edhe arsyeja pse kultura është emocionuese dhe unike këtu. Në Tiranë, ju mund të gjeni Bakllavanë më të mirë në Shqipëri dhe një natë argëtuese në disa prej lokaleve më moderne. Banorët e Tiranës dinë të festojnë!

 

  1. Ksamil

Një qytezë turistike që ofron disa nga plazhet më të bukura në Evropë. Ju mund të gjeni parajsën tuaj me vetëm një çadër, dy shtretër dhe dy varka me pedale. Çfarë mund të jetë më romantike?

  1. Saranda

Një qytet i bukur bregdetar dhe porti kryesor për turizëm në Shqipëri. Këtu mund të arrini me anije nga Korfuzi. Përveç të qenit një pikë kryesore për të filluar eksplorimin e Rivierës Shqiptare, ky është një destinacion i bukur në vetvete me një port të bukur, dyqane, shumë restorante dhe kafene.

  1. Butrint

Një vend historic, që edhe vetë Julius Ceasar admironte për shkak të pozicionit të tij strategjik. Këtu mund të eksploroni rrënojat romake me një amfiteatër të vjetër dhe shumë më tepër. Arritja në Butrint nga Saranda dhe Ksamili është e lehtë.

  1. Syri i Kalter

Një perlë natyrore që nuk duhet humbur kur jeni duke udhëtuar për në Shqipëri. Eshte nje udhetim i shkurter nga Saranda dhe ketu ju mund te shijoni nje peizazh të mrekullueshëm dhe nje nga burimet me te bukura qe kam pare. Syri i Kalter do të thotë ” Blue Eye” në anglisht dhe pikërisht këtë do të shihni, jo fjalë për fjalë, por në ujë. Do të shihni flluska dhe aty ku uji është më i thellë ju ka një ngjyrë blu të errët që ju kujton një iris.

 

  1. Liqeni i Ohrit

Një tjetër arsye për të vizituar Shqipërinë është liqeni magjik i Ohrit, që përbën kufirin natyror të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ndërsa shumica e njerëzve shkojnë në Maqedoni për të vizituar liqenin e Ohrit, është padyshim e mundur të shkosh këtu nga pala shqiptare dhe është më lirë të shkosh me transportin lokal.

 

  1. Shkodër

Një tjetër liqen i bukur. Shkodra ndodhet në pjesën veriore, afër Malit të Zi. Këtu ka shumë vende të përshtatshme për hiking dhe pamje të bukur.

  1. Gjirokastër

Kërkoni të shihni vende historike? Drejtohuni për Gjirokastër, e cila gjendet në gjysmën e rrugës nga Tiranë për Saranda. Gjirokastra është në listën e trashëgimisë së UNESCO-s, një qytet i vogël, i njohur kryesisht për kështjellën dhe shtëpitë e tij prej guri.

  1. Parku Kombëtar i Luginës së Valbones

Ju pëlqen natyra? Shqipëria nuk do t’ju zhgënjejë. Veçanërisht nëse jeni duke shkuar në parkun kombëtar të Valbones.

 

Mendimi im personal se pse duhet të vizitoni Shqipërinë: Qytetet dhe destinacionet më të mëdha në Evropë ndoshta do të qëndrojnë të njëjta vit pas viti, por Shqipëria është një destinacion i ardhshëm, dhe tani ju mund të përjetoni vërtet kulturën autentike shqiptare. Turizmi në Shqipëri po zhvillohet vetëm vitet e fundit, kur turistët ndërkombëtarë filluan të vizitojnë Shqipërinë.

Kompanitë e udhëtimit nga vendet nordike tani ofrojnë fluturime të drejtpërdrejta dhe paketa për në Ksamil dhe Sarandë, që do të thotë se më shumë turistë janë gati për të eksploruar Shqipërinë dhe të gjitha thesaret e fshehura. Kjo është ndoshta arsyeja kryesore pse duhet të vizitoni Shqipërinë në vitin 2017. Por gjithashtu, sepse është një vend kaq i bukur për të udhëtuar. Nuk ka rëndësi se banorët vendas flasin pak anglisht, nuk ka rëndësi se Mastercard nuk pranohet, dhe nuk ka rëndësi nëse një shofer taksie lokal ju mashtron me 1 ose 2 euro, ndërsa ju çon 1 orë larg për vetëm disa Euro.

Shqipëria është jashtëzakonisht e lirë dhe e mrekullueshme. Unë provova byrekun më të mirë në jetën time për më pak se 1 Euro dhe një Frappucino me të vërtetë të shijshme po për më pak se 1 Euro në portin e Sarandës. Ne udhëtuam me autobus për 6 orë vetëm për 5 Euro dhe morëm me vete një zonjë që ishte e gatshme të na tregonte të gjitha kështjellat e vjetra, pavarësisht faktit se ajo nuk fliste asnjë fjalë të vetme në anglisht.

Burimi: swedishnomad.com

 

 

 

 

 

 

është lexuar 30 herë (0 herë sot)

Tregu i pronave në bregdetin e Adriatikut. A mund të konkurojë Shqipëria?

Info-Treg 26/06/2017

Luhatjet e tregut të pronave në bregdetin dalmat

Pas një recesioni të gjatë prej 6 vitesh (2009-2015), tashmë ekonomia e Kroacisë është në rritje, ç’ka pritet të forcojë në mënyrë të natyrshme edhe  tregun e pronave. Një rikuperim i çmimeve po ndodh edhe në kryeqytet Zagreb dhe vitet e ardhshme pritet një rimëkëmbje edhe për zonat në brendësi të vendit.

Para se të anëtarësohej në BE, investitorët vendas filluan të blinin prona të paluajtshme duke menduar se do të merrnin një vlerë më të madhe pas ditës që Kroacia do të ishte anëtarja e 28 e BE, si dhe duke shfrytëzuar rënien e vazhdueshme të çmimeve të pronave. Por 1 korriku 2013, dita kur Kroacia u bë anëtare me të drejta të plota kaloi dhe nuk solli ndonjë ndryshim për rritje të çmimeve, përkundrazi çmimet vazhduan të bien për të paktën edhe tri vite të tjera. Vetëm në vitin 2016 u vu re se indeksi i çmimeve të banesave në bregdetin kroat u rrit me 0.9%.

Zhvillimi në vitet e fundit dhe çmimet sipas zonave

Tashmë çmimet janë në rritje. Tregu i pronave në Kroaci zhvillohet në dy zona të ndryshme. Në zonat bregdetare të njohura për të huajt, çmimet vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çmimet e banesave në pjesën tjetër të vendit vazhdojnë të vuajnë.

Zonat më të parapëlqyera janë rajonet bregdetare si Qarku Šibenik-Knin (1.650 Euro/m²), Qarku i Istrias (1.577 Euro/m²) dhe Liqeni i Senj (1.169 Euro/m².). Qyteti turistik bregdetar i Dalmacisë në Split kishte rritjen më të lartë vjetore të çmimeve të banesave me një çmim mesatar prej € 2,334 për m2, sipas portalit të pronave Njuškalo. Pronat më të shtrenjta mund të gjenden në Dubrovnik (3,349 Euro/m²), e ndjekur nga qyteti turistik bregdetar i Opatija (3,113 Euro/m²) dhe ishulli turistik i Hvarit (2.850 Euro/m². ). Gjithsesi çmimet mesatare për një shtëpi shkojnë deri në 200.000 Euro, ndërsa për apartamente 80.000 Euro.

Në 1 janar 2017, Kroacia uli tatimin e transferimit të pasurive të paluajtshme nga 5% në 4%, ndërsa për transaksionet e pronës me TVSH, norma e TVSH mbetet në 25%. Në gjysmën e dytë të vitit, qeveria pritet të subvencionojë gjysmën e kësteve të kredisë për blerësit e parë për të paktën katër vjet.

 

Blerjet nga të huajt

Rreth 70,000 të huaj kanë blerë prona në Kroaci, kryesisht në bregdetin e Adriatikut, ndërkohë gadishulli Verior i Istrias po përjeton një bum blerjesh nga gjermanët.

Për shkak të kompleksitetit në lidhje me taksat dhe rregullat e pronësisë së huaj, shumica e blerjeve  kryehen nëpërmjet një kompanie, megjithatë, ndryshimet e bëra në Ligjin Kroat të Pronësisë në Shkurt 2009, tani i trajton shtetasit e BE si shtetas kroatë për blerje të pasurive të patundshme në Kroaci. Ndërsa e drejta e shtetasve jashtë BE varet nga marrëveshjet e reciprocitetit ndërmjet Kroacisë dhe vendit të blerësit të huaj.

Rreth 55% e blerjeve i takojnë gjermanëve. Austrikanët vijnë në vendin e dytë me 16%, pasuar nga britanikët (6%), hungarezët (4%) dhe holandezët (3%).

Nga 20 qarqet (ose rajonet) e Kroacisë, pesë janë më të njohurit për blerës të huaj në bregdetin e Adriatikut: Istria (33% e pronarëve të huaj), Primorje-Gorski Kotar (26%), Split-Dalmaci (12%) Zadar (8%) dhe Dubrokniv-Neretva (6%). Vetëm 3% e blerësve të huaj zgjodhën Zagrebin.

Tregu rezidencial në Kroaci vazhdon të tërheqë blerës të huaj. Shumica e kërkesës për prona në Istria vijnë nga gjermanët, austriakët dhe sllovenët, sipas Colliers International. Pronat luksoze në Dalmaci janë të njohura edhe për blerës nga Suedia, Sllovakia dhe Republika Çeke.

 

Mbështetja financiare për tregun e pronave

Tregu i pronave të Kroacisë është zhvilluar ndjeshëm gjatë dekadës së kaluar. Bankat e vjetra të mëdha shtetërore janë privatizuar dhe bankat komerciale janë ristrukturuar. Bankat austriake, italiane dhe gjermane kanë hyrë në treg. Ka pasur një rritje të ndjeshme në pjesën e kredive të shoqërive të ndërtimit, nga 1% në 2003 në 5% vitet e fundit.

Shumica e kroatëve janë pronarë të shtëpive të tyre. Në vitin 2015, rreth 90.5% e familjeve të jetonin në një shtëpi apo apartament në pronësi, sipas Eurostat. Tregu i qirasë përqendrohet në dhënien e pushimeve afatshkurtëra për të huajt dhe turistët, sidomos në bregdetin e Adriatikut.

Një tjetër temë që ndikon zhvillimin e tregut është se ka pasur mbi 800,000 aplikime për legalizimin e pronave të paligjshme, ndërkohë rreth 50% ose më shumë janë trajtuar deri më tani. Kjo ka bërë që çmimet e pasurive të patundshme në Kroaci të jenë ende të ulëta.

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kroaci aktualisht ofron prona të mira me çmime realiste dhe të arsyeshme. Shumë prej atyre ofrojnë një kthim shumë më të lartë për dhënie me qira turistëve se sa interest e ulëta të bankave. Në pak vite, komenti që ndoshta do të dëgjojmë më së shumti do të jetë: “Sikur të kisha investuar në Kroaci pak vite më parë, kur çmimet e pronës ishin ende kaq të ulëta…”

 

A mund të gjallërohet tregu shqiptar nga blerësit e huaj?

… ndoshta blerësit e vonuar do të kthejnë sytë nga një treg i ri në Adriatik, Shqipëria. Vendi ynë është kandidat zyrtar për anëtarësimin në BE që prej 2016 dhe nëse do të përfundojnë me sukses reformat, të cilat janë edhe kërkesat kryesore të BE, mund t’i ofrohet ftesa për t’u bërë anëtar me të drejta të plota. Nëse marrin jetë edhe projektet e propozuara nga plani i ri për Ballkanin “Berlin Plus” për ndërtimin e superstradave dhe përmirësimin e infrastrukturës, ka shumë mundësi që tregu i pronave në bregdetin ballkanas të Adriatikut të zgjerohet  përtej Kroacisë.

Sipas statistikave në Shqipëri çmimet e pronave janë ende shumë të ulëta dhe mund të ngjallin interesin e blerësve të huaj.

Çmimet e pronave në bregdet sipas zonave:

  1. Shëngjini: 350-500 Euro / m²,
  2. Durres (Zonat e plazhit, Golem): 350-500 Euro / m²,
  3. Gjiri i Lalëzit (fshatrat turistike) 900-1200 Euro / m²,
  4. Qerreti (fshatrat turistike) 800-1100 Euro / m²,
  5. Vlora: Mbi 800 Euro / m²,
  6. Saranda: 780 – 1100 Euro m2,
  7. Uji i Ftohte: 450-700 Euro / m²,
  8. Orikum – Radhimë: 650 – 1000 Euro / m²,
  9. Dhërmiu: 800 – 1100 Euro / m²,
  10. Himara: 700-900 Euro / m².

Për më tepër, segmenti i vijës bregdetare të Shqipërisë do të mbyllte korridorin e kaltër nga Europa Qendrore deri në Greqi, që është një prej korridoreve më të pëlqyer të turistëve europianë.

Edhe pse aktualisht tregu i pronave në Shqipëri përballet me vështirësi të ndryshme nga ato të Kroacisë, nëse do të anëtarësohemi në BE, me përshtatjen e legjislacionit dhe tatimet mbi pronësinë kundrejt të huajve, është vetëm çështje kohe që Shqipëria të konkurojë në tregun ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme.

Referenca: 100oferta.com / monitor.al / Eurostat / Njuskalo.hr / croatia-estate.com / independent.co.uk / Globalpropertyguide.com / Colliers.com

është lexuar 36 herë (0 herë sot)

Shqipëria në listen e 30 vendeve të përzgjedhura nga Forbes

Info-Treg 25/06/2017

Forbes: 30 vendet më të lira për të udhëtuar në vitin 2017

Nga: Stephanie Parker – bigworldsmallpockets.com

Ky cep i harruar i Evropës është një destinacion i shkëlqyer për çmime të lira të turizmit në një kontinent shumë të shtrenjtë. Me plazhe fantastike përgjatë bregut të saj, duke përfshirë portin e peshkimit të Sarandës, Shqipëria u jep vizitorëve mundësinë për të shijuar ujërat e Mesdheut vetëm për një pjesë të çmimit të zakonshëm. Akomodimi fillon nga më pak se 5 USD për person, ndërkohë udhëtime peshkimi ose udhëtime me anije në ishujt e afërt janë po aq të mrekullueshme.

Ka edhe disa vende interesante historike në të gjithë Shqipërinë që janë shumë të lira për t’i vizituar, kushtojnë vetëm 2- 5 USD. Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës në gërmadhat romake në Butrint, kjo është një anë e larmishme dhe shumë e ndryshme e Evropës, e cila me siguri është me vlerë të vizitohet prej turistëve.

Burimi: Forbes

Artikulli original: http://bit.ly/2sELEuA

është lexuar 26 herë (0 herë sot)

Si të blej shtëpi në Shqipëri?

Këshilla të dobishme 20/06/2017

Përcaktoni buxhetin

Ky është hapi kryesor që përcakton se cilën shtëpi mund të blini. Për një përfundim më të saktë, kërkoni vlerësimin nga një profesionist ose bankë, që mund të kontrollojë të ardhurat tuaja, borxhet dhe kreditë.

Zakonisht në vendet e zhvilluara rregulli i thjeshtë është synimi për një shtëpi, e cila kushton sa 30 fishi i pagës mujore, por në Shqipëri ky indeks ndryshon nga 50-100. Nëse keni borxhe, detyrime të tjera financiare apo doni të mos hiqni dorë nga ndonjë hobi i shtrenjtë, mund t’ju duhet të ulni pritshmëritë.

Ka dhe një rregull tjetër nqs. merrni një kredi: Pagesat mujore për shtëpinë nuk duhet të kalojnë 36% të të ardhurave bruto mujore. Mundësia e pagesës së kësteve mujore do të përcaktojë blerjen që mund të përballoni.

Sigurimi i të ardhurave

Ndryshe nga vendet e zhvilluara, ku huadhënësit pëlqejnë të shohin 20% të çmimit të shtëpisë si paradhënie, në Shqipëri do t’ju duhet jo më pak se 70% e vlerës së shtëpisë. Pasi ta keni konsideruar pagesën paraprake, sigurohuni që ju mbeten mjaftueshëm të ardhura për të mbuluar tarifat dhe kostot e tjera. Këto mund të përfshijnë tarifën e vlerësimit, tarifat e huasë, tarifat e avokatisë, tarifat e inspektimit dhe koston e regjistrimit të titullit, të cilat zakonisht shkojnë deri në 5% të shumës së hipotekës.

 

Kërkoni për një shtëpi tek 100oferta.com

Ky kërkim ju njeh hollësisht me çmimet e tregut, duke bërë krahasimet e nevojshme sipas zonave, apo ofertave për shtëpi në shitje nga individë dhe agjenci imobilare.

Hapi juaj i parë është të kuptoni se në cilën qytet apo lagje dëshironi të jetoni. Shikoni shenjat e vitalitetit ekonomik: një përzierje e familjeve të reja dhe çifteve të vjetra, papunësi të ulët dhe të ardhura të mira. Kushtojini vëmendje të veçantë zonave me shkolla të mira, edhe nëse nuk keni fëmijë të moshës shkollore. Kur vjen koha për të shitur, do të zbuloni se një sistem i fortë shkollor është një avantazh i madh për të ndihmuar shtëpinë tuaj të mbajë ose të fitojë vlerë.

Mundohuni gjithashtu të merrni një ide rreth tregut të pasurive të patundshme në zonë. Për shembull, nëse shtëpitë po shiten afër çmimit të kërkuar, kjo tregon se zona është e dëshirueshme. Nëse keni mundësi, mendoni për një blerje jashtë sezonit, e cila në përgjithësi është në muajt e ftohtë të vitit – do të keni më pak konkurrencë dhe shitësit mund të jenë më të gatshëm për të negociuar.

Nëse nuk arrini në një përfundim që ditën e parë, mund të vazhdoni kërkimin për disa ditë, sepse çdo ditë tek 100oferta.com publikohen rreth 50 oferta të reja për pasuri të paluajtshme, duke pasqyruar edhe levizjen e çmimeve – tendencën e tregut. Jini të kujdesshëm në zgjedhjen e kritereve të kërkimit: për shembull, zgjidhni çmimet 10% më lart dhe 10% më poshtë çmimit tuaj të vërtetë, duke përdorur kutinë “Kërko me detaje”.

 

Gjeni një agjenci imobilare

Shumica e shitësve publikojnë ofertat për shtëpi nëpërmjet një agjenti, të cilët paguhen në bazë të një përqindjeje të çmimit të blerjes. Duke ditur se tek 100oferta publikojnë ofertat më shumë se 50 agjenci imobilare dhe 500 agjentë, ju mund ta kryeni krëkimin për një agjent imobilar tek 100oferta.com.

 

Bëni një ofertë

Sapo të gjeni shtëpinë që dëshironi, lëvizni shpejt për të bërë ofertën tuaj. Nëse jeni duke bashkëpunuar me një agjent për blerje, atëherë merrni këshilla nga ai për një ofertë fillestare, por nëse po pyesni agjentin e shitësit, hartoni vetë strategjinë.

Mundohuni të shihni të dhënat për të paktën tre shtëpi që kanë shitur kohët e fundit në lagje. Nëse e doni me të vërtetë shtëpinë, mos e humbni. Shitësi mund të heqë dorë nga zgjatja e tepërt.

Nuk ka sistem të pagabueshëm për negocimin e një çmimi të drejtë. Herë pas here është më mirë të merresh drejtpërdrejt me shitësin vetë. Pasi të keni arritur një çmim reciprokisht të pranueshëm, agjenti i shitësit do të hartojë një ofertë për blerje që përfshin një datë për të mbyllur transaksionin.

 

është lexuar 54 herë (1 herë sot)

Marketingu Online për Hotelet

Këshilla të dobishme 23/05/2017

Nuk ka rëndësi nëse keni vetëm dy dhoma që i jepni me qira për pushime, një hostel të vogël, çadra kampingu, apo një hotel me 3 yje: ju keni nevojë të bëni marketing online për të komunikuar me ata që janë duke planifikuar pushime, në mënyrë që të bëhen klientët tuaj. Ndryshe nga një biznes i zakonshëm që shet produkte apo shërbime gjatë gjithë vitit dhe klientët i kalojnë pranë dyqanit apo zyrave të shitjes, pushuesit zakonisht janë larg hotelit tuaj dhe kërkojnë produktin që shisni në një periudhë të caktuar. Kështu që, mënyra më efikase për të bërë të njohur produktin tuaj para klientëve potencialë është MARKETINGU ONLINE, kjo është gjithashtu edhe mënyra më e lirë.

Më poshtë kemi renditur disa pika orientuese për të ndërtuar një fushatë marketingu online, e cila do t’ju ndihmojë të prezantoni aty ku duhet produktin tuaj (dhoma plazhi, hotele, resorte etj) për ta kthyer në një marrëdhënie të sigurtë dhe afatgjatë me klientin e mundshëm.

 

Të njohësh klientin

Para se pushuesit të rezervojnë pushimet e ardhshme, ndoshta do të kenë bërë disa kërkime për të zgjedhur hotelin apo resortin e duhur për ta. Nëpërmjet 100oferta.com, Facebook, Instagram, Twitter dhe Tripadvisor ju keni mundësinë të ndikoni në mënyrën se si klienti percepton hotelin tuaj para se të vendosë të rezervojë.

Përcaktoni saktë produktin që ofroni dhe llojet e klientëve që dëshironi të vizitojnë hotelin tuaj. A vjen klienti juaj për biznes, aventurë, një fundjavë, pushime të shkurtra apo pushime të gjata me familjen? A duhet të prezantoni një atmosferë romantike apo të mbushur me aventura, ekonomike apo luksoze? Mënyra e prezantimit që vendosni në fillim do të përdoret në të gjitha platformat e mediave sociale, kështu që është e rëndësishme të zgjidhni me kujdes mesazhet tuaja që nga fillimi.

Pasi të keni ngushtuar këtë demografik, inkurajoni klientët që të përfshihen në postimet tuaja tek 100oferta.com, Facebook, Instagram apo Twitter. Shpërblejini ata duke ofruar zbritje për produktet dhe shërbimet. Nëse ata kanë një blog udhëtimi, ju kërkoni që të shkruajnë për hotelin tuaj, kundrejt një zbritje të mëtejshme. Nëse nuk kanë një blog udhëtimi mund t’ju propozoni për të postuar një vlerësim në TripAdvisor.

 

  1. Marketingu në 100oferta.com

    ⭐⭐⭐⭐⭐

Tek 100oferta.com ju keni dy mundësi të shkëlqyera për të prezantuar produktet tuaja:

  1. duke postuar oferta tek kategoria “Dhoma plazhi“, “Shtëpi pushimi”, ose “Pushime, Akomodim” dhe;
  2. duke promovuar biznesin tuaj tek blogu “Promovim”.

Për më tepër të dyja këto mundësi fantastike ofrohen FALAS nga 100oferta.com, duke u prezantuar para një audience të gjerë të shqiptarëve kudo nëpër Botë: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e disaporë. Çdo ofertë e re, apo shkrim promovues përhapet automatikisht edhe në rrjetet sociale (100.000+ ndjekës). Nëse klienti juaj i ardhshëm është duke kërkuar me fjalët kyçe “pushime në Shqipëri”, apo “Kerkoj dhoma plazhi me qira”, etj. terma si këto, ka më tepër se 80% mundësi, që oferta apo shkrimi juaj të lexohet prej tyre dhe nëpërmjet tij të vizitojnë edhe webin tuaj. 100oferta.com gjithashtu përmban një kuti kërkimi, e cila është efikase dhe e shpejtë. Përpara një audience prej 18.000 vizitorësh në ditë, me mesatarisht 42.000 oferta të lexuara në ditë, suksesi për ju është i sigurt.

 

  1. Marketingu në Facebook

    ⭐⭐⭐⭐⭐

Facebook është një vend ideal për të ndarë me të afërmit mesazhe, foto dhe video nga pushimet e tyre, para dhe pas udhëtimit. Kjo është mundësia juaj për të treguar se si hoteli apo resorti juaj, do t’i bëjë pushimet e tyre më të mirat që kanë pasur ndonjëherë.

Ju mund të pyesni klientë të ngazëllyer për hotelin tuaj, ose të krijoni lidhje përmes fotografive, videove në faqen tuaj. Jan disa mënyra për të krijuar një faqe të suksesshme në Facebook për të shtuar klientë të rinj dhe për të ri-fituar ata të mëparshmit:

  1. Zgjidhni një foto për Cover, me pamje të plotë dhe përshkruese – Një fotografi vlen sa një mijë fjalë, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni me kujdes foton tuaj Cover. Zgjidh një foto bazuar në vendndodhjen, sezonin kryesor dhe atë që e bën hotelin tuaj të veçantë, sepse ky është imazhi më i dukshëm në faqen tuaj dhe gjëja e parë që njerëzit do të shikojnë. Duhet t’ju tregojë vizitorëve potencialin.
  2. Tregoni sa më shumë fotografi të jetë e mundur – Përdorni edhe fotografitë e qytetit tuaj për t’u krijuar një ide pushuesve për pushimet që do të kenë. Tregojuni atyre se ju jeni mikpritës gjatë gjithë kohës dhe kujdeseni për ta edhe kur nuk qëndrojnë në hotel. Krijoni albume me shumëllojshmëri të fotografive nga profesionistë që shfaqin hotelin dhe qytetin në dritën më të mirë.
  3. Krijoni oferta të veçanta ose promocione – Ju mund t’u ofroni klientëve stimuj të veçantë për të bërë “Like” faqen tuaj, si p.sh. zbritje për akomodimin e ardhshëm, që të inkurajoni klientët për produktin që shisni.

Cilat janë disa mënyra që mund ta bëni këtë?

  • Krijoni një konkurs dhe ftoni përdoruesit për të futur emrin dhe adresën e-mail.
  • U kërkoni atyre të ndajnë këtë garë me miqtë e tyre në Facebook për më shumë mundësi shtesë për të fituar.

 

  1. Marketingu në Instagram

    ⭐⭐⭐⭐

Instagrami është një mjet i fuqishëm marketingu dhe mund të ketë rezultate të shkëlqyera nëse përdoret siç duhet. Hashtags janë një komponent kyç në përdorimin e Instagramit.

  1. Hashtaget trendi mund të përdoren për të rritur ndërgjegjësimin e hotelit ose resortit tuaj – Mund të ketë raste të veçanta që ju dëshironi më shumë klientë në hotelin tuaj në një periudhë të caktuar, për një event të caktuar, p.sh. koncerte live, festa etj. Promocione të veçanta si këto inkurajojnë klientët e tjerë nëse dëshirojnë të marrin pjesë në këto evente.
  2. Hashtaget e veçanta mund të përdoren për klientë të veçantë – Nëse hoteli ndodhet në një vend të famshëm të bregdetit si Uji i Ftohte, ju mund të përdorni një hashtag specifik si #UjiFtohte. Gjatë planifikimit të një udhëtimi në një vend të caktuar, vizitorët potencialë do të kërkojnë nëpërmjet hashtagut të vendndodhjes, çka ju jep një mundësi të mrekullueshme për të shfaqur hotelin tuaj dhe t’u drejtoheni atyre.

 

  1. Marketingu në Twitter

    ⭐⭐⭐

Twitter ndoshta nuk është shumë i parapëlqyer për shqiptarët, por mbetet një nga rrjetet sociale kryesore për të huajt. Twitter e bën të lehtë për klientët, që të ndajnë përvojat e tyre me miqtë, duke sjellë referenca. Ai gjithashtu siguron një dritare prezantimi për t’u ekspozuar klientëve atë që hoteli juaj ka për të ofruar.

  1. Përfshini në një link (lidhje) me ofertat aktuale- Kjo varet nga vendet bosh që keni në dispozicion dhe datat që kërkoni të rezervohen.
  2. Pasqyrimi i ngjarjeve që ndodhin në qytet – Ka ndonjë festë apo ngjarje të veçantë në qytet? Shpërndani informacion rreth ngjarjes: një koncert, festival, promovim, inagurim etj.
  3. Ofroni shërbime për facilitetet e ofruara edhe jashtë dhomave të hotelit – Ndoshta keni një sallon, spa, restorant apo pishinë. Ndërtoni oferta vetëm për to, në mënyrë që klientët të vijnë sa më pranë hotelit tuaj. P.sh. 50% ulje për SPA, drekoni çift dhe paguani për një, ejani të shihni finale në barin tonë dhe shijoni një birrë falas, etj.

 

  1. Marketingu në Tripadvisor

    ⭐⭐⭐

Tripadvisor është një mjet popullor i përdorur nga turistët për të përcaktuar se ku të shkojnë, ku të qëndrojnë, ku të hanë dhe cilat vende të vizitojnë, gjithashtu iu jep atyre një mundësi për të ndarë mendimet dhe vlerësimet e tyre në lidhje me produktet e udhëtimit. Klientët ofrojnë rishikime të paanshme të hotelit tuaj, ngarkojnë fotot e tyre, votojnë pro ose kundër renditjen tuaj të hotelit, rekomandojnë miqtë etj.

Përveç turistëve, çdo hotel ose resort mund të krijojë një përshkrim të personalizuar, shërbimet e ofruara, çmimet, facalitetet dhe të ngarkojë fotot. Hoteli juaj do të renditet në një listë që përbëhet nga disa kategori: romantike, miqësore, familje, biznesi ose luksi.

Ju nuk mund të jeni në krye të listës së të gjitha hoteleve, por mund të jeni në kategori të caktuara. Theksoni ato pika që ju veçojnë nga hotelet e tjera. Ekziston edhe një opsion ku klientët mund të shikojnë çmimet dhe disponueshmërinë për rezervime. Për këtë arsye, po aq e rëndësishme është që çmimi juaj të jetë i saktë dhe i azhornuar sipas sezoneve.

 

Ky shkrim u publikua fillimisht tek lidhje.net 

 

është lexuar 139 herë (0 herë sot)

Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

Produkte nga 100oferta.com 20/05/2017

Kërkon të përhapësh idetë e tua?

Dëshiron të promovosh një sipërmarrje?

Ke një reagim për funksionimin e tregut?

Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka më tepër se 100.000 ndjekës realë.

Përdor blogun e 100oferta.com për t’u bërë pjesë e komunitetit më të madh që interesohet çdo ditë për ofertat e tregut shqiptar.

100oferta.com ju rekomandon tek kompanitë aktive që postojnë çdo ditë dhjetëra oferta për shitje shtëpi dhe apartamente, makina, pajisje elektronike, njoftime për punë etj.

Dërgoni shkrimin tuaj, shoqëruar me foto ose video, si dhe një informacion të shkurtër rreth jush me subjektin “blog”, tek info@100oferta.com dhe do t’ju kthejmë një përgjigje sa më shpejt të kemi mundësi.

është lexuar 977 herë (0 herë sot)

Sjellja e blerësit dhe strategjia e marketingut

Info-Treg 09/05/2017

Sjellja e blerësit është qasja sistematike e konsumatorëve kur hyjnë në procesin e blerjes dhe arrijnë të marrin vendime. Procesi i vendimmarrjes hap pas hapi, së bashku me mënyrat e zakonshme të vendimmarrjes, janë të dobishme për zhvillimin e strategjive të marketingut.

 

Njohja është e nevojshme

Hapi i parë në procesin e blerjes së konsumatorit është nevoja e njohjes. Kjo është pika në të cilën një konsumator bëhet i vetëdijshëm për një nevojë funksionale ose emocionale. Brenda strategjisë suaj të marketingut, është e zakonshme që të përfshihet theksimi në stimulimin e ndërgjegjësimit të nevojës për të orientuar  blerësit në drejtimin e markës suaj. Reklamat e restoranteve që theksojnë ndjeshmërinë njerëzore të urisë dhe më pas paraqesin imazhet vizive të ofertave ushqimore, përpiqen të provokojnë shikuesit që të lidhin nevojën për ushqim me përvojën e restorantit. Në mënyrë të ngjashme, strategjitë e marketingut të drejtpërdrejtë dhe të shitjes personale janë të dobishme për t’u shfaqur përpara klientëve nevojën për njohje.

 

Kërkimi i informacionit

Pasi konsumatorët të kuptojnë të nevojshmen, ata zhvillojnë një gjykim dhe fillojnë të krahasojnë opsionet mbi kritere të rëndësishme. Kjo është një fazë kyçe për tregtarët që duan të bindin blerësit, se zgjidhja e tyre ofron vlerën më të mirë për një nevojë të caktuar. Planet e marketingut përfshijnë formulimin e një strategjie pozicionimi. Ky është imazhi i veçantë që krijoni me klientët e synuar, duke theksuar se pse përfitimet tuaja janë më të larta se opsionet konkurruese. Në tregjet shumë konkurruese, pozicionimi efektiv dhe zhvillimi i markës është kritik në prekjen e klientëve gjatë proceseve të kërkimit.

 

Blerja dhe përvoja

Mbajtja e klientit dhe besnikëria janë kritike në strategjitë e marketingut për kompanitë që kërkojnë sukses afatgjatë. Kështu, sigurimi i një eksperience të fortë blerjeje që përfshin garancitë, dërgesat, instalimet dhe premtimet mbështetëse, është pjesë përbërëse e marketingut. Gjithashtu, gjatë hapit të zbatimit të procesit të blerjes, ndjekja e reklamimit përforcues, programet e besnikërisë dhe përpjekjet për shitjen shtesë ndihmojnë në ndërtimin e besnikërisë dhe rritjen e të ardhurave nga konsumatorët.

 

Mënyrat e vendimit

Bazuar në një kombinim të nivelit të rëndësisë dhe nivelit të përvojës në një situatë blerjeje, blerësit në përgjithësi marrin një vendim në një prej katër perspektivave:

  1. zgjerimi i zgjidhjes së problemeve,
  2. zgjidhja e problemeve të kufizuara,
  3. blerja e zakonshme ose
  4. besnikëria e markës.

Strategjitë e marketingut në kategori konkurruese të ofertave zakonisht kanë të bëjnë me zgjidhjen e zgjatur të problemeve. Kjo do të thotë që klientët në mënyrë aktive vazhdojnë të kërkojnë e kërkojnë sa më shumë informacione për opsionet dhe përfitimet. Zgjidhja e kufizuar e problemeve përfshin blerjet më pak të rrezikshme ose artikujt e përditshëm. Mesazhet vizuale janë më të zakonshme. Kompanitë shpesh përdorin “programet e besnikërisë” për të mbajtur marrëdhënie me klientët kryesorë, besnikë. Blerësit e përhershëm blejnë një markë të caktuar në mënyrë rutinore, pa një mendim të ndërgjegjshëm. Ata janë një fushë beteje për të dyja: markat që po blejnë dhe konkurrentët që përpiqen të ndikojnë me një propozim më të fortë të vlerës.

 

Përgatiti: B. Çollaku

është lexuar 84 herë (0 herë sot)

Profil i verifikuar nga 100oferta

Produkte nga 100oferta.com 05/05/2017

Kjo shenjë tregon se postuesi i ofertës është verifikuar nga 100oferta.com si një postues korrekt, me kontakte të konfirmuara dhe informacion të vërtetë, megjithatë 100oferta.com nuk garanton asnjë veprim kontraktual apo financiar mes shitësve dhe blerësve që kontaktojnë nëpërmjet ofertave të publikuara tek 100oferta.com.

Profili i verifikuar tregon se postuesi ka një sjellje korrekte me përdoruesit e 100oferta.com dhe mban përgjegjësi për çdo informacion të postuar në ofertat e publikuara tek 100oferta.com.

Nëse je një postues (biznes apo individ) i ofertave, është shumë e rëndësishme (jo e detyrueshme) të verifikosh profilin tek 100oferta.com, sepse je më i besueshëm dhe poston ofertat direkt pa pritur aprovimin. Verifikimin mund ta bëni thjesht duke dërguar një mesazh nga Viber, WhatsApp ose SMS në numrin:

0686060100

me tekst:

Verifiko: Emër  përdoruesi

(emër përdoruesi = emri që përdorni për të hyrë tek 100oferta.com)

Kërkesa për verifikimin e profilit do të shqyrtohet, duke patur parasysh zbatimin e RREGULLORES nga postuesi dhe përgjegjësinë ndaj vizitorëve që e kanë kontaktuar për ofertat e publikuara. Statusi i profilit të verifikuar mund të hiqet përsëri nëse vërehen shkelje të rregullores.

Verifikimi i profilit është gjithashtu FALAS!

Duke verifikuar profilin tuaj tek 100oferta.com fitoni avantazhe që ju dallojnë nga postuesit e tjerë dhe njëkohësisht fitoni kohë:

  1. Bëhu i besueshëm, duke shënuar çdo ofertë që postoni me një shenjë, që tregon se ju keni një profil të verifikuar, dhe;
  2. Poston direkt pa pritur aprovim nga administratori, pa humbur asnjë sekondë të vlefshme.

Pothuajse të gjitha agjencitë imobilare dhe tregëtarët e makinave në shitje, kanë tashmë një profil të verifikuar, ashtu si dhe një pjesë e madhe e individëve që publikojnë ofertat e tyre.

100oferta.com = 100% sukses!

 

është lexuar 1294 herë (1 herë sot)

Faqe 1 nga 211 2 3 21
  • Profil i verifikuar nga 100oferta

    prej në 05/05/2017 - 0 Komente

    Kjo shenjë tregon se postuesi i ofertës është verifikuar nga 100oferta.com si një postues korrekt, me kontakte të konfirmuara dhe informacion të vërtetë, megjithatë 100oferta.com nuk garanton asnjë veprim kontraktual apo financiar mes shitësve dhe blerësve që kontaktojnë nëpërmjet ofertave të publikuara tek 100oferta.com. Profili i verifikuar tregon se postuesi ka një sjellje korrekte me […]

  • Promovo biznesin në blogun e 100oferta.com

    prej në 20/05/2017 - 0 Komente

    Kërkon të përhapësh idetë e tua? Dëshiron të promovosh një sipërmarrje? Ke një reagim për funksionimin e tregut? Shkruaj në blogun e 100oferta.com dhe do kesh mundësinë që shkrimi të lexohet nga mijëra vizitorë në ditë, të përhapet brenda pak minutash në rrjetet kryesore sociale: Facebook, Linkedln, Twitter, Google+ etj., në të cilat 100oferta.com ka […]

  • Agjencitë imobilare më prestigjoze (përditësim)

    prej në 02/05/2017 - 0 Komente

    Agjencitë imobilare më prestigjoze në Shqipëri publikojnë çdo ditë oferta të reja për apartamente dhe shtëpi në shitje ose me qira, ambjente biznesi, truall, shtëpi pushimi etj. Që prej shkurtit 2012, tek 100oferta.com janë regjistruar më shumë se 500 agjentë dhe agjenci imobilare dhe rreth 2500 individë që kanë publikuar ofertat e tyre për prona […]

  • Future Home RE: 100oferta, e domosdoshme për tregun imobilar, kryem 55 transaksione brenda vitit

    prej në 04/05/2017 - 0 Komente

    Future Home Real Estate, edhe pse një agjenci e re në tregun imobilar, është shndërruar në një nga agjencitë më prestigjoze, e cila prej ditëve të para të aktivitetit publikon ofertat tek 100oferta.com. Për këtë arsye ne patëm një bashkëbisedim me agjentët e saj, të cilët na treguan më tepër për pasionin e tyre, profesionalizmin, […]

  • Marketingu Online për Hotelet

    prej në 23/05/2017 - 0 Komente

    Nuk ka rëndësi nëse keni vetëm dy dhoma që i jepni me qira për pushime, një hostel të vogël, çadra kampingu, apo një hotel me 3 yje: ju keni nevojë të bëni marketing online për të komunikuar me ata që janë duke planifikuar pushime, në mënyrë që të bëhen klientët tuaj. Ndryshe nga një biznes […]